Deputetja e Tiranës, Orjola Pampuri dhe kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku denoncuan kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili u mohon pronarëve të tokës tek Pallati i Kulturës të drejtën e fituar që në 95-ën për të shitur libra në pronën e tyre. Bashkë me 2 pronarët e dëbuar nga prona dhe me kreun e këshilltarëve demokratë, deputetja Pampuri vuri në dukje se në të njëjtën zonë Erion Veliaj ka parashikuar shitje librash jo nga pronarët, por nga klientët e vet.

“Sot përballemi me një padrejtësi, me atë të cilën shteti ndryshe bën shou dhe ndryshe vepron me padrejtësinë kundrejt pronarëve të ligjshëm. Në krah kam dy pronarë, z/ Gëzim Kerni dhe zonja Suzana Bardhoshi, të cilët, të dy bashkë, kanë një pronë e cila daton që në vitin 1940 dhe në vitin 1995 kanë marrë të drejtën nga Bashkia për të ushtruar biznesin e tyre, në një kioskë, për të shitur libra dhe gazeta. Ata punojnë së bashku dhe janë të vetëpunësuar brenda ligjit. Prej dy ditësh, enden rrugëve për të gjetur të drejtën si pronarë të ligjshëm. Kanë një tokë që është e tyre, sikurse edhe një pjesë e Pallatit të Kulturës e cila i është marrë dhe shteti e shfrytëzon duke e dhënë me qera personave të tjerë dhe këta zotërinj nuk marrin asgjë, as qera. Përveç kësaj, sot gjenden të brakstisur, të larguar dhe të palajëmruar për të zhvendosur kioskën e tyre të cilën e përdornin për të jetuar. Zonja është invalide dhe sot përballet në vishtirësi financiare, sepse merr një pension prej 6300 lekësh të reja. Zotëria është i papunë, mamanë e zonjës e cila jeton edhe ajo me një pension shumë të vogël, dhe ka një kredi shumë të madhe të cilën e kanë marrë për të blerë libra të cilat i tregtonin në kioskën në të cilën hiqet pa një lajmërim paraprak dhe këta persona janë pronarë edhe të tokës prej 172m2 në të cilën është parashikuar të bëhet një book Garden siç e quan Kryetari i Bashkisë, por në atë zonë do të vendosen të gjithë klientët, miqtë e Kryetarit të Bashkisë, por një kioskë për të cilën këta dy zotërinj kanë bërë kërkesë për të patur vendin për të shitur përsëri libra që i kanë shitur për 23 vjet me rradhë, nuk kanë mundësi ta kenë aty. Kjo është një padrejtësi që i bëhet shqiptarëve, pronarëve. Partia Demokratike, unë si deputete e Tiranës do të jem në krah të tyre dhe nuk do të lejoj që disa persona të mos kenë vendin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të kenë një vend për të shitur librat e tyre, madje duhet të marrin qera duke qenë se janë pronarë të kësaj toke nga të gjitha kioskat që do të vendosen aty.”-deklaroi deputetja Pampuri.

Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku tha se këtë çështje do e ngrejë në Këshillin Bashkiak ndërs akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës se po dhunon të drejtat e qytetarëve.

“Siç e shihni është një rast flagrant i dhunimit të të drejtës të dy qytetarëve të Tiranës. Kanë bërë kërkesa qoftë bashkisë e qoftë qeverisë dhe nuk kanë përgjigje. Një qytet ndërtohet kur në të ndërtohen rrugë, kur mbillen edhe pemë dhe bëhen edhe godina, por nuk ka një qytet kur dhunohen qytetarët  dhe ne sot jemi në rastin flagrant e dhunimti të dy qytetarëve. Kryetarit i Bashkisë mund të bëjë shou-n e radhës të çdo lloj forme, mund të ndezë drita, mund të mbjellë pisha apo plepa, por smund të qeverisë qytetin kur qytetarët e tij dhunohen dhe keqadministrohen. Jemi këtu për tu solidarizuar me këta njerëz dhe me çdo njeri që e ka këtë problem në Tiranë dhe për të bërë një apel për aq sa na dëgjojnë dhe në rast se u ka mbetur një grim vullneti, të kuptojnë këtë gjë; qyteti duhet administruar dhe në radhë të parë të administrohen nevojat e qytetarëve. Nuk mund të zhvillohet asgjë duke dhunuar të drejtat e qytetarëve të këtij qyteti që në fund të fundit edhe e kanë votuar zotërinë dhe ua ka marrë  votën me premtime të bukura. Qyteti janë qytetarët dhe pastaj vijnë të tjerat. Ky është mesazhi që do ta ngrejmë edhe në ballafaqim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”, tha Çollaku.

Një nga pronarët e tokës dhe kioskës që përdor në krah të Pallatit të Kulturës tha se Bashkia nuk i ka bërë njoftim formal për prishjen e dyqanit të tij. Ai tha se në tokën e tij do ndërtohen kioska të tjera, ndërsa atij vetë nuk do i lejojnë të përdorë kioskën që e mban hapur prej 23 vjetësh e ushqen familje.

“Ne kemi 23 vjet që disponojmë këtë dyqan. Jemi në tokën tonë. Po u tregoj një rast analog. Në vitin 1941 dhe 1942, kur ishim të pushtuar nga Italia fashiste, donin të bënin një kinema këtu dhe erdhën dhe morën lejen e pronarëve duke na ofruar ne 10 mijë franga ari. Këtu janë dokumentat dhe janë edhe në Arkivë. Në vitet 60 më pas u prish pazari dhe u ndërtua Pallati i Kujturës, por rasti jonë është që ne kemi 23 vite që punojmë këtu me të gjitha rregullat e shtetit, duke e punuar me gruan time invalide. Tani këtu para nesh në pronën tonë do bëhet një projekt me kiosta për shtypin dhe librin, por jo për ne. Bashkia duhet të kujdeset edhe për ne ndryshe do ikim për azil si gjithë populli shqiptar. Jemi në hall të madh. i kemi ëbrë kërkesë bashkisë dhe përgjigje nuk kemi marrë. Kam marrë edhe 10 milionë lekë kredi për të blerë libra dhe në magazinë kam 20 milionë lekë libra dhe tani nuk di ku ti çoj. i kam kërkuar edhe bankës lehtësi dhe ndihmë njerëzve të mi se këtu nuk flitet më për asgjë. Kjoskën ma kanë dëmtuar dhe ajo zonja e Bashkisë ka ardhur këtu dhe ka lajmëruar verbalisht por sna ka dhënë njoftim zyrtar që ne të marrim masat e të marrim avokat e çdo gjë tjetër. Ne nuk jemi në kundërshtim që bashkia të bëjë diçka të bukur për qytetin por smund të jenë në kundërshtim me ne qytetarët. i kemi dhënë votën dhe presim që të na ndihmojë dhe jo të na çojë në rrugë të madhe”, u shpreh një prej pronarëve të tokës.