Zonja dhe zotërinj

Të dashur bashkëqytetarë,

Po kthehemi pas një muaji në vendin e krimit. Këtu në ketë sallë, më 18 Dhjetor, maxhoranca e kapur nga krimi dhe e zhytur ne krim, e kthyer ne një ushtri ndihmëse të trafikantëve të drogës, ç’ka mishërohet më mirë dhe më qartë se askush tjetër, se nga Saimir Tahiri, kreu krimin kushtetues, kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 Dhjetor në këtë vend janë shembur kollonta ekzistenciale të demoracisë, ndarja e pushteteve.

Njeriu që ka uzurpuar kreun e ekzekutivit, njeriu që udhëheq dhe drejton me grusht të hekurt teatrin e kukullave të grupit të tij parlamentar, të dalë nga vota e trafikuar dhe e blerë e 25 qershorit, është sot edhe kryeprokurori i vendit.

Ky krim kushtetues u paralajmërua nga opozita, u paralajmërua nga PD, sepse rruga që kryeministri ka nisur është rruga drejt një fundit e të paralajmëruar për homologët e tij kudo në botë e kurdo në histori. Kjo është rruga e aleancës me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin, kjo është rruga e mbrojtjes dhe e garantimit të paprekshmërisë së kriminelëve si prioritet abzolut i një pushteti të korruptuar deri në qelizën e fundit. Dhe e vetmja mënyrë për ta garantuar këtë pushtet, e vetmja mënyrë për të garantuar paprekshmërinë e kriminelëve me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet dhe mbahet në pushtet, është kapja e institucioneve, shkelja e Kushtetutës dhe shkelja e ligjit.

Autokracitë nuk kanë rrugë tjetër. Autokratët e lidhur me krimin aq më pak. Kapja e shtetit është forma më e avancuar dhe e fundit e autokracive kriminale para se të shkatërrohen nën peshën e zullumit të tyre. Qëllimet e kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama janë të qarta për këdo. Edhe më paragjykuesit, edhe më kritikët ndaj qëndrimeve të opozitës, sot i kanë para syve të tyre, dhe për ata që duan të mbyllin sytë para hundës së tyre duhmën e akteve kriminale që kanë pasuar pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe kurorëzimit të Edi Ramës kryeprokuror. Menjëherë pas këtij akti, Saimr Tahirit iu hoq masa shtrënguese e ndalimit të daljes jashtë shtetit, pasi arrestimi i tij ishte ndaluar nga Partia Socialiste apo më mirë të themi nga votat e diktuara nga krimi në grupin parlamentar të PS.

I dyshuari për pastrim të parave të Saimir Tahiri, Orest Sota, i kapur në flagrancë me 863 mijë euro, u lirua dhe nuk është sot në qeli. Nga ana tjetër, po bëhen sforco dhe përpjekje të mëdha për të ndaluar hetimet në adresë kryetarit të Bashkisë së Durrësit, një njeriu që është shndërruar në simbolin e kapobandës së Durrësit, Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit dhe klanit të tij, që para disa javësh goditi makinat e polcisë me vullnetin dhe mbrojtjen  e krimit. Ish deputetit të mazhorancës Mark Frroku dhe anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal “Xibraka”, fabrikës së kokainës ku ka dyshime të forta për përfshirjen e familjarëve të afërt të Kryeministrit, iu ul dënimi në mënyrë lehtësuse dhe prokuroria nuk mori mundimin ta kundërshtojë. Disa çështje të tjera të trafikut të drogës dhe të kriminelëve më në zë si Emiljano Shullazi me shokë, kanë marrë kthesa të forta drejt mbylljes apo dështimit të tyre. Këto janë efektet e para, në më pak se 4 javë të kapjes së Prokurorisë dhe vetëemërimit të Edi Ramës Prokuror i Përgjithshëm.

Sot, Prokuroria ka njoftuar zyrtarisht refuzimin për të hetuar aktet kriminale të 18 Dhjetorit, pengimin banditesk të deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, falsifikimin e votimit, dhunimin e rregullores.

Zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarë, asnjë nga këto akte e shumë shumë të tjera që kanë ndodhur e do të dalin në dritë nuk janë rastësi por janë veprime të komanduara politikisht dhe rezultat dhe produkt i kontrollit politik të Prokurorisë nga kryeministri. Ndërkohë vendi është në udhëkryqin dhe krizën më të rëndë të 27 viteve.

Shumë raporte ndërkombëtare si ai i CIA-se thonë qartë; Shqipëria është kthyer në një narkoshtet me korrupsion të shfrenuar ndërkohë edhe kriminelët e kanë marrë sinjalin. Vrasjet mes qyteteve, tritoli dhe grabitja e bizneseve, e shtëpive, e qytetarëve është përditshmëri. Sot ka ndodhur një grabitje banke në mes të Tiranës. Dje një atentat në mes të qytetit me një të vdekur dhe një të plagosur. Një tjetër vrasje para pak ditësh në një zonë të populluar të Tiranës. Eksplozivi është bërë pothuaj i përditshëm. Në shkodër u plagosën 8 persona, shumica e tyre qytetarë të pafajshëm. Vetëm në fillim të vitit janë shënuar shpërthime me eskploziv në Vlorë, Krujë, Fushë-Krujë. Grabitja e banesave raportohen në mënyrë të përditshme. E gjitha kjo ndodh sepse krimin e ka marrë sinjalin. Nga njëra anë Edi Rama e ka rilindur policinë me njerëz të inkriminuar, të larguar nga radhët e Policisë nga qeveri paraardhëse socialiste, si eskponentë dhe mbështetës të trafiqeve, të kriminalitetit, dhe të organizatave kriminale të cilët sot kanë për qëllim transportimin e qetë të drogës së shefit dhe jo jetën dhe pronën e qytetarëve që kërcënohet çdo ditë.

Ekonomia është në kopals. Edhe burimet zyrtare nuk e fshehin dot depresionin në të cilën ndodhet biznesi, sipërmarrja, prodhimi dhe konsumi. Besimi i bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë shënoi një rënie rekord siaps vrojtmit të Bankës së Shqipërisë, rënie e cila tejkalohet vetëm nga një rënie tjetër, besimi i konsumatorëve tek ekonomia.

Gjatë vitit 2017, 12 960 subjekte falimentuan me një shpjetësi prej 1 mijë e 80 biznesesh në muaj, apo po të heqim të shunat e të dielat, afërisht 50 sipërmarrje e biznese në ditë të mbyllura gjatë vitit që lamë pas. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të këtij muaji, 334 subjekte kanë deklaruar falimentin, mesatarisht 30 në ditë. Ndërsa të dhënat tronditëse nga të dhënat e popullsisë të cilat të ngjethin mishin duket se nuk kanë asnjë impakt e s’mund të kenë asnjë impakt në një qeveri që ka zëvendësuar hartimin  dhe zbatimin e politikave publike me sundimin mafioz dhe mbrotjen e kriminelëve dhe politikanëve të kapur me krimin si prioritet të saj.

Një në 10 fëmijë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë konsumojnë konsumon vetëm një vakt në ditë. Shqiptarët e kapën një record vitin që mbyllëm. 30 mijë shqiptarë janë regjistruar si azilantë. Në Francë, numri i shqptarëve që ka kërkuar azil është më i madhi krahasuar me çdo grup tjetër krahasuar kryesisht me afrikanë dhe aziatikë, duke ia kaluar edhe popullsisë siriane e cila vazhdon të ndodhet në kushtet e një luftë të tmerrshme civile.

Kjo është fatura që po paguajnë qytetarët kur maxhoranca shkel Kushtetutën për të mbrojtur peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Kur kryeministrit i duket një Prokuror i Përgjithshëm për të kontrolluar dhe mbyllur çështjet penale bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe jo vetëm kaq por por për të diktuar përmes një prokurori të paligjshëm e jo kushtetues edhe formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një qëllim; të shmangë me çdo kusht krijimin e një SPAK-u të pavarur nga kontrolli i kryeministror. Me të vetmin qëllim që struktura e posaçme antikorrupsion, vepra më e rëndësishme e reformës në drejtësi, instrumenti më i rëndësishëm për kapjen dhe vënien para drejtësisë të peshqëve të mëdhenj si kushti kryesor për hapjen e negociatave, t’i përkasë kryeministrit dhe bandës së cilës i ka dalë për zot dhe e mbron me çdo akt dhe me çdo frymë të tij. Ne jemi sot këtu për të regjistruar kundërshtimin tonë të plotë dhe të prerë dhe për t’i bërë një thirrje çdo shqiptari dhe çdo socialisti, të mos vëmë Habilajt, Tahirin dhe krimin mbi Shqipërinë, të mos ta lëmë Shqipërinë dhe as Partinë Socialiste në dorë të habilajve port ë bashkohemi për të rikthyer Kushtetutën, për të rikthyer ligjin pasi pa to nuk ka as parlament dhe as demokraci.  ​