Deputeti Bardh Spahia ishte njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti I këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Ndërkohë i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit  ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje veçanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve

“Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së reshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e furnizimit me energjisë dhe ujë të pijshëm vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re,  ajo e dëborës,  po thellohet në Veri dhe posaçërisht  zonat turistike malore që Rama i trumbeton në daljet e tij publike, këto ditë gjenden në mëshirën e natyrës. Nuk është koha  të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore, atë të jetës së njerëzve: – shprehet zoti Spahia.

Ndërkaq, deputeti Spahia ka publikuar videon e një banori nga Thethi ku terreni është izoluar nga dëbora. Ai shprehet se qeveria duhet të kthejë sa më parë sytë nga këto zona ku komunikimi me pjesët e tjera është paralizuar. Banori thotë se emergjencat civile duhet të ndërhynë së paku të zhbllokojnë rrugët në mënyrë që të sigurohet transporti I mallrave dhe njerëzve në rast sëmundjeje​.