Banorët në fshatin Ferras në Njësinë Administrative Levan të Fierit vazhdojnë  të mbeten të izoluar ndërkohë që  niveli i ujit po rritet. Deputeti Luan Baçi tha se pavarësisht prezencës gjatë ditës së emergjencave civile, ushtrisë dhe bashkisë, tashmë në orët e pasdites banorët janë të izoluar dhe rrezikohen nga​ niveli i ujit. Ai kërkoi ndërhyrje emergjente dhe mbajtje të situatës nën kontroll të vazhdueshëm nga strukturat e Emergjencës.

Banorët  e Ferrasit dhe fshatrave të njësisë Frakull, si Cervenë, Kashisht, etj, shprehën  shqetësimin se gjenden të izoluar dhe kanë nevojë për ndihmë.

Deputeti Baçi tha se paraqet rrezik dhe zona e Pojanit ku ka filluar të rritet niveli i ujit dhe bëri apel për sigurinë e jetës së  njerëzve e të garantohet një orë e më parë.