Kjo qeveri është e kapur në krim, në drogë dhe në përfshirje me grupe të strukturuara kriminale.

Sot ishte një fakt tjetër i provuar, i asaj që ne kemi thënë prej vitesh, që Rama fle dhe zgjohet me krimin.

Që Rama banditët i ka futur në Parlament dhe në institucione.

Që Rama kërkon që nëpërmjet banditëve të mbajë pushtetin, por të harrojë që banditë me ose pa pushtet të mbyllë gojën opozitës.

Nuk kam pasur frikë nga punonjësit e tyre, kur kam hyrë në mes të parcelave me kanabis, për t’i denoncuar, e jo më nga njerëz të cilët për shkak të asaj që përfaqësojnë si personalitet njerëzor, janë qesharakë dhe do të ishte një ngjarje qesharake, por për shkak të asaj që përfaqësojnë për shqiptarët, është një ngjarje e rëndë e parlamentarizmit, ku deputetë me preçedentë ne këtë situatë, ndërhyjnë dhe tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës në momentin kur, pyes Ministren e Mbrojtes, nëse duhet buxhet shtesë që Ministria e Mbrojtjes të kontrollojë dhe të vendosë në funksion radarët që të mos qarkullojnë drogë. Nëse i duhet buxhet shtesë Ministrisë së Mbrojtjes, për të kontrolluar depot, ish-repartet ushtarake apo tunelet të cilat përdoren për magazinimin e drogës, dhe nëse i duhet buxhet shtesë për të kontrolluar hapësirën ajrore, ish-aeroportet ushtarake që të mos përdoren për transport droge.