Të gjithë mësuesit e Shqipërisë, 36 mijë mësues të arsimit parauniveristar janë prej 6 muajsh pa kontratë pune.

Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur  ligjin.

Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendet e punës.

Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur.

Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë.  Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të  dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.

Veprimi me dy standarte i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurtë dhe të papaguar.