I çekuilibruar totalisht, del më merr fjalën kërcënon, më kërcënon, pastaj del më thua i dashur, pastaj del kërcënon sërish.

Çekuilibrimi yt do të ishte në çdo rast tjetër, aferë private e familjes tënde. Por kur je ulur në atë karrige, çekuilibrimi yt, qartësisht i demonstruar në këtë seancë dhe jo për herë të pare, është çështje e Republikës.

Në vende normale kemi raste të tilla, kemi edhe procedura politike, ligjore dhe mjekësore.

Sepse, edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në këtë gjendje të çekuilibruar mendore që je ti sot, jo më kryeministri.

Si mendon ti që mund të flasësh këtu katër orë duke sulmuar opozitën? Siç e ke bërë rrugë për katër vjet dhe të shndërrosh debatin për zgjedhjet dhe për krimin në një cirk ku të vetmin qëllim ke të fshehësh kokën si struci në rërë dhe ne të mos të përgjigjemi.

Edi Rama, ty s’të ka caktuar njeri as Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, as nënkryetar të PD, e ke pasur ndoshta ambicie, por s’ia dole. Ky është problemi yt.

Mos u merr me Partinë Demokratike, se merren demokratët me Partinë Demokratike.

Ti merru me përgjegjësinë që ke këtu. Përgjegjësinë që ke këtu për zhytjen e Shqipërisë në një hon të thellë ekonomik, psikologjik dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Kjo është përgjegjësia jote.

Për këto jepi llogari shqiptarëve.

Por t’i s’u jep dot llogari shqiptarëve. Sepse, e para,  ti je pjesa e problemit, nuk je pjesa e zgjidhjes.

Ti je peshku i madh, nuk mund të jesh edhe peshkatari.

Po ta them për herë të dytë, ndoshta e kupton për herë të dytë, ti je peshku i madh, s’mund të jesh edhe peshkatari.

Bluaje pak se sot mund të duket thjeshtë dhe vetëm një fjalë nga unë.

Nesër do t’ia dëgjosh krismën.