Kryetari i Komisionit të Integrimit Europian në Kuvend, Genc Pollo, priti në takim drejtorin e përgjithshëm per Zgjerimin në Komisionin Europian z.Christian Danielsson.

Duke e falenderuar për ndihmën e deritanishme, Pollo i tha zotit Danielsson se përmbushja e kushteve të vendosura  nga BE, si lufta kundër krimit të organizuar me mpleksje politike veçanërisht të narkotrafikut, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe dekriminalizimi, janë shërbimi më i mirë për popullin shqiptar.

“Sidomos kur qeveria paraqitet si pengesë. Thënia e të vërtetave dhe trysnia politike nga Brukseli është mënyra më e mirë për të ndihmuar”, u shpreh Pollo.