Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.

Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.

Para dy ditësh Edi Rama gēnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.

Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!

Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!

Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten  lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!