Ne zhvilluam sërish një takim konsultativ me këshilltarët e djathtë dhe vijojmë të qendrojmë tek fakti që çfarëdo interpretimi, apo çfarëdo kërkese sado dashamirëse të jetë, në raport me çështjen e rendit të ditës për tarifat e ujit të pijshëm, nuk bën asgjë më shumë vetëm se çon oksigjen tek interesat mafioze e oligarkike të Erion Veliajt, i cili është i prirur të ndërhyjë me çdo kusht, thjeshtë e vetëm në dobi të buxheteve që do të shpërdorohen, dhe jo në dobi të interesit publik.

Vlerësojmë padiskutim qendrimin e kolegëve të LSI përsa i takon çështjes së koncensionit për shkollat që pritet të kalojë sërish, por gjykojmë se nëse bashkë nuk do të arrijmë të pengojmë këtë votim, do të jetë një dëm i madh që do i bëjmë interesit publik e qytetar.

Mënyra më e mirë në këto rrethana si zakonisht në mungesë të plotë transparence ku pabesisht paraqiten vendime në Këshill, për arsye kuorumesh, është më e mira që kjo mbledhje të bojkotohet në mënyrë që këto plane dhe interesa mafioze e klienteliste të z Veliaj të mos kalojnë si rezultat i prezencës. E mira do të ishte që ne së bashku të krijojmë mungesë për kuorumin mafioz që do të bente të mundur kalimin e këtij famëkeq që do të mbahet mend gjatë në historinë e Bashkisë së Tiranës por edhe e gjithë shqiptarëve sepse gjysma e popullsisë jeton në Tiranë.

Përfitoj nga ky moment për ti bërë një apel publik jo vetëm kolegëve të LSI-së por edhe kolegëve të PS-së dhe forcave të tjera politike në Këshillin Bashkiak që të mos bëhen pjesë e votimit të këtij akti mafioz. Do të ishte në dobi dhe vetëm në interest ë publikut dhe qytetarëve dhe aspak ndodnjë përfitim politik i momentit. Ndaj edhe njëherë përsërisim apelin për kolegët të të gjithë forcave për të bojkotuar votimin e këtyre akteve sepse është forma dhe mënyra më e mirë për të ndalur këtë të keqe që po u kanosët qytetarëve të Tiranës.

Deklarata e kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli