Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike, njofton se; Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 Korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH. ​