Bashkëbisedim për milionat që Edi Rama shpenzon për pllaka kur papunësia dhe varfëria janë në kulm.

Basha: “Kjo ndryshon me 25 qershor, paratë e shqiptarëve do shkojnë për zhvillim, për mirëqënie e vende të reja pune.”

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Vlorë, Basha e ka konkretizuar mënyrën se si i shpenzon paratë Edi Rama me një shembull konkret, duke kaluar pranë një sheshi që po ndërtohej.

“1 milionë dollarë vetëm për këtë sheshin? Apo ka edhe të tjera? 1 milionë dollarë është shumë për këtë shesh apo jo? Janë katër sheshe, nga kaq apo më të mëdhenj? Shumë është”, u shpreh Basha.

Këtë konstatim, kryetari i opozitës e ka ndarë me banorët.

“Po shikoj atë sheshin aty 1 milionë dollarë. A mund të jetë ai prioritet i Vlorës ku pensionistët nuk blejnë dot paracetamol? Kur ke me mijëra të rinj pa punë?”

Qytetarët ankohen edhe për lungomaren:

“Edhe Lungomare, prishet një makinë aty, nuk kalon dot”, shprehen ata.

“Gjithë kjo rini ka mbaruar shkollat. Dy vajzat e mia kanë mbaruar për biznes, janë pa punë. Kam investuar 6 vjet”, shprehet nje prind.

“Sepse shkojnë milionat për pllaka. Këtë do ta ndryshojmë më datë 25 qershor. Lekët do të shkojnë për të hapur vende pune, për të rritur pensionet për të rritur ekonominë”, përgjigjet Basha.

“Në maj fillojmë punimet ne, jo turizmin. Kemi hedhur ca asfalt elektoral, kjo është gjendja. Papunësia është në kulm, fukarallëku po ashtu”, thonë vlonjatët.