Lulzim Basha prezanton programin e tij për ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë në Has

Lulzim Basha u takua sot me banorët e Hasit, të cilëve u paraqiti programin e tij, dhe ku theksoi se Republika e Re, do të jetë në shërbim të njerëzve, të të rinjve, fermerëve dhe biznesit që krijon vende pune.

Qindra milionë euro do t’i rikthehen shtëpive shqiptare, tha Basha.

“Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, i punësimit. Votoni Republikën e Re numrin 6 dhe vendimi im i parë do të jetë, ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës Rama mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë, falja e kamatëvonesave të energjisë elektrike.

Qindra milionë euro që sot i përpin kuçedra e oligarkisë, nuk do të jenë më në xhepat e një grushti oligarkësh. Qindra milionë euro do të kthehen në xhepat tuaja, në konsumin tuaj, në xhiro, kapitale, investime, punësim për Hasin hasjanët dhe gjithë shqiptarët”.

Basha theksoi se asnjë familje në nevoje ekonomike nuk do të mbetet pa ndihmë ekonomike dhe Republika e Re do të paguajë faturën e tyre të energjisë deri 300 klv, dhe ujin e pijshëm.

Në vitin e parë të qeverisjes së Republikës së Re, tha Basha, do të nisë rritja e pensioneve dhe brenda 4 viteve pensioni minimal do të jetë 250 mijë lek të reja.

“Ju jap fjalën se asnjë fëmijë shqiptar nuk do të mbetet pa u shkolluar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ky është programi për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt”, tha Basha.