Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas publikimit të një lajmi ku pretendohej se ai kishte deklaruar se LSI dhe PDIU do të jenë partitë e vetme opozitare pas zgjedhjeve. Spaho dënon dhe përgënjeshtron këtë lajm si të pavërtetë, duke sqaruar deklaratën e deformuar.

“Fake news. Po qarkullon nje lajm sipas te cilit ne aktivin e PD ne Elbasan une paskam thene se LSI dhe PDIU do jene partite e vetme opozitare pas zgjedhjeve te 25 Qershorit. Teresisht e pa vertete. Ajo qe kam thene eshte qe LSI dhe PDIU do jene parti ne opozite dhe PD do fitoje dhe do te qeverise me aleatet e saj.

Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama.”