Forumi Rinor i Partisë Demokratike, gjatë pjesmarrjes në kongresin e mbajtur në Kroaci më 27-30 Prill, ka marrë mbështetjen e të rinjve të djathtë europian, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të rinjtë europianë dhanë mbështetjen e plotë për kauzën e qëndresës 73 ditore në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Të rinjtë europianë deklaruan se pa zgjedhje të lira e të ndershme asnjë shoqëri nuk ka bërë progres dhe asnjë demokraci nuk e ka të ardhmen të siguritë.

Të rinjtë e FRPD ndanë shqetësimet e tyre me drejtues të organizatave rinore nga shtete anëtare në Bashkimin Europian dhe me kreun e ri të forumit rinor të EPP, Andrianos Giannou. Ata theksuan problemin e papunësisë që arrin shifrën 40% tek të rinjtë si ata dhe treguan për peripecitë e studentëve me reformën arsimore që i la edhe ata me mesatare mbi 9 jashtë universiteteve, duke favorizuar ato private.