Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Gjirokastrës. Basha tha se ekonomia është përtokë ndërsa Rama pretendon se fajin e kanë njerëzit që nuk e ndjejnë rritjen ekonomike.

“Edi Rama thotë se punët janë mirë por populli nuk e kupton. Edi Rama thotë se ekonomia është mirë por populli nuk e ndjen. Çfarë është kjo?! Shaka?! Se po të jetë shaka është shaka pa kripë. Eshtë shaka në kurriz të njerëzve. E vërteta është ndryshe. E vërteta është se ekonomia është katastrofë. Që gjendja e vendit është e mjeruar por Edi Rama nuk e kupton sepse Edi Rama nuk jeton në realitetin e shqiptarit të zakonshëm. Edi Rama jeton i rrethuar në fluckën e tij të fasadave, të ekspozitave, të palmave, të vizatimeve. Për të Shqipëria nuk janë shqiptarët por pllakat, shatërvanet dhe palmat. 600 milionë euro për fasada. Këtë vendosi Edi Rama. Por kjo nuk i shërbeu Shqipërisë sepse Shqipëria janë shqiptarët”, tha Basha.

Lideri demokrat ftoi Ramën në debat televiziv për ti dhënë shqiptarëve përgjigjet që kërkojnë.

“Po të them prap këtu nga sheshi “Çerçiç Topulli” në Gjirokastër po të ftoj në debat të drejtpërdrejtë televiziv. Eja dhe tregoju shqiptarëve se shqiptarët kanë pyetje për ty, kanë pyetje për mua. Por leri shqiptarët të na pyesin ato që duan të dinë, jo barcaletat dhe shfaqet e estradat që bën ti ditë për ditë dhe pyetja e parë është; ku i ke 300 mijë vendet e punës. Pyetja tjetër është ku e ke shëndetësinë falas. Ku i ke 97% e shqiptarëve që paguajnë më pak taksa? Jepu shqiptarëve atë që u takon, llogaridhënie nga ty, llogaridhënie nga unë, gjykimin e kanë ata me votën e 25 Qershorit. Eja në debat. Eshtë kulturë demokratike të debatojmë përpara shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju. Kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht. Caktojmë ditën, caktojmë orën, caktojmë vendin. Ta hapim për shqiptarët debatin, të rikthejmë demokracinë e vërtetë, pa estrada, pa teatër kukullash, pa batuta, pa barcaleta, me fakte si është situata, çfarë përgjegjësish ke, i bëre apo nuk i bërë premtimet me të cilat i more votat në vitin 2013”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se do të jetë kreministër i shqiptarëve të thjeshtë, jo i ekraneve, fasadave dhe plamave. Ai tha se program ii demokratëve është bërë nga eskpertët më të mirë të kancelares gjermane Merkel. Ndaj tha basha, nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Ai tha se prioriteti numër një do të jetë ekonomia, vendet e punës dhe mirëqënia e shqiptarëve.


Njoftim per shtyp, 30 Maj 2017