Në natën e katërmbëshjetë në sheshin e lirisë, qytetarët dëgjuan rininë e Fondacionit për Liri dhe Demokraci në aktivitetin e tyre me temë Vota ska çmim.

Të mbështetur nga fondacione simotra si ajo konrad Adenauer prej një muaji ka hapur konkursin për të rinjtë të cilët dërguan esetë e tyre me titull: Vota s’ka çmim.

Nga 150 aplikime, tre fituesit Sidi Hasanaj, Valbona Bezati dhe Nardi Bushi mbajtën edhe një fjalë përmbledhëse të tezës së tyre mbi këtë temë e cila është edhe kauza e qytetarëve që protestojnë në sheshin e lirisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi përshëndeti pjesmarrësit në konkurs dhe takimin e hapur, theksoi për dëgjuesit mesazhin e marrë më 18 shkurt.

“Mesazhi ynë, vendimi juaj ka qenë, është dhe do të mbetet deri në fund një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky është vendimi juaj, ky është vendimi i qytetarëve shqiptarë. Ky është edhe vendimi i opozitës së bashkuar, i komunikuar qartë sot në përgjigje të një ftesë për dialog, po dialogut me një temë, qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Vendosmërinë e qytetarëve dhe qëndresën e tyre Lulzim Basha e përkthen në vullnet politik.

“Qeveri teknike si kusht i patjetërsueshëm për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut dhe jo sipas qejfit të atyre që po u dridhen leqet që tani nga drejtësia e pavarur dhe e pakapur.”

Edit’h Harxhi tha tubimi paqësor qytetar i thirrur nga opozita nuk ka asgjë më pak se greva e urisë e vitit ‘91 që rrëzoi diktatorin Enver Hoxha.

“Parlamenti i sotëm është turp i njerëzimi,t jo vetëm i Shqipërisë.Ky tubim dhe kjo mbledhje paqësore justifikon plotësisht kauzën e madhe politike për votën e lirë.Ndaj kudo që ndodhen shqiptarët, sot i bëj thirrje të bëhen pjesë e kësaj çadre, të majtë e të djathtë, sepse kjo është çadra e lirisë.”

Çlirim Gjata theksoi përgëzimin që i ka bërë kryetarit të opozitës Basha për ndërhyrjen e fuqishme të saj në datë 21 korrik gjatë bisedimeve për dakordësinë mbi reformën në drejtësi pasi në të kundërt, sipas gjatës, Kushtetuta do ishte kthyer në një statut në dorën e një mazhorance.

“Duhet ta dijnë qytetarët se jeta e tyre bazohetmbi Kushtetutën dhe ligjet të cilat përcaktojnë mënyrën e jetesës sonë për sot e deri 100 vjet më pas. Por kush janë këta njerëz në parlament sot, të cilët sot po vendosin për fatet tona? Politika hyn ne konflikt për reformën në drejtësi dhe ambasadorët  vijnë ta zgjidhin. Kemi kushtetutë të shoqërisë shqiptare, apo të ambasadorëve?”

Alfred Rushi për të treguar lidhjen direkte të ekonomisë së një vendi dhe votës së lirë argumentoi mungesën e ekzistencës së votës së lirë, në një shtet ku qeveria vendos edhe për bukën e gojës së qytetarëve.

“Kam dëgjuar shpesh kryeminsitrin të thotë: Ne bëjmë shtet. Por a e keni dëgjuar ndonjëherë ju Kryeminsitrin të flaës për shtetin e së drejtës? Jam i sigurt se sot qeveria mbështet biznesmenë, por jo biznesin. Sipas FMN rrogat janë ulur me 1.7%, ndërsa qeveria thotë se ekonomia është rritur me 3%. Por më thoni ju si ka mundësi që ekonomia të rritet ndërkohë që rrogat e qytetarëve ulen.”

Edi Lesi sheh arrogancën në qeverisje të kabinetit Rama, si asgjësuesen e instrumentave që duhet të bëhen zëri i shoqërisë si mediat, shoqërinë civile apo vetë opozitën. Ka mbetur një siguresë që mund ta shpëtojë dhe ky është populli – tha Lesi.

Për Arben Imamin, presidentin e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, protesta është veprim dhe fjala e Partisë Demokratike materializohet  në sheshin e lirisë për një republikë të re.


Njoftim per shtyp 3 Mars 2017