Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në SHBA, Jason Emert erdhi sonte në cadrën e lirisë, ku shpalli mbështetjen për kërkesat e opozitës, dhe për Lulzim Basha, duke u shprehur se ai do të jetë kryeministri i vendit.

“Ju faleminderit. Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju. Eshtë vertet një nder qër jam këtu me ju duke parë se si gjerat ecin në këtë protestë. E di që kjo është një Levizje. Kam shumë miq në Shqipëri dhe pasi i kontaktova u thashë që do te vij e te jap mbështetje. Jam i lumtur që solla me vete edhe mot të mirë.

Siç e dini, ne Ëashington ka patur ndryshim: Partia Republikane, Presidenti Trump, dhe jam i gëzuar për ta thënë këtë; Ne premtuam për ta bërë Amerikën madheshtore sërish dhe do të mbështesim miqtë tanë kudo në botë që duan të bëjnë vendin e tyre madheshtor.

Dua t’u them që ju nuk i meritoni këta, të inkriminuarit. Asnjë vend nuk dëshiron dhe meriton të drejtohet nga krimi i organizuar apo nga bandite.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend demokratik ne mbështesim shtetin ligjor, ne mbështesim zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne mbështesim të drejtën tuaj për të zgjedhur.

A do ti siguroni këto standarde nga këta?! (të inkriminuarit). Kush do ua sigurojë këto standarte?! Nuk jam këtu vetëm për të mbështetur Lëvizjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme por jam këtu edhe për të siguruar që z.Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Por nuk do t’u gënjej, kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera por duhet të qendroni me këtë Levizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa ti shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike.

Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike. Sepse çdokush në këtë sallë dhe kudo në Shqipëri e di se sa e rëndësishme është që të mos grabitet vota e tij.

Prandaj vazhdoni këtë punë të mirë. Vazhdoni të bëni presion. Duhet ta dini që komuniteti ndërkombëtar është me ju! Ju keni miq kudo anembanë botës por edhe një mik të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkon të shohë një Shqipëri të begatë, të suksesshme, një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Faleminderit që më pritet këtu”, u shpreh Emert.