Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!

Me një ndjenjë dhimbje të thellë, keqardhje maksimale më duhet të them se të gjitha klasifikimet politike të korifenjve të mendimit politik, kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, nuk është një kleptokraci, por kjo mirëfilltas është një banditokraci. Samuel Huntington në vlerësimin e formave të ndryshme të regjimeve të degraduara përshkruan si formën më tragjike atë që ai e quan banditokraci.

S’do t’a thoja kurrë, s’do të bëja kurrë një cilësim të tillë për vendin tim, por më e madhe është fatkeqësia po t’a fshehësh se t’a denoncosh një realitet të tillë.

Këta që shihni mbrapa (iu referohet ministrave të kabinetit qeveritar) dhe ca të tjerë këru nëpër sallë, nuk janë gjë tjetër vetëm organizata kriminale e kësaj banditokracie. Këta janë kreu i asaj organizate kriminale që udhëheq banditokracinë. Është fjalë e rëndë kjo, e rëndë sa toka. Kjo do argumenta.

Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath sepse këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të gjitha ato që ka bërë dhe bën.

Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthye për afera dhe trafiqe, absolutisht asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoi. Por e vërteta është që unë informacionin e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të tij në Boston dhe që është në Shqipëri.

Vijmë më tej tek Olsi Rama. Këtu kam me data, me fotografi, me çdo gjë, daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju? Me makinën e kreut të grupit të kokainës. Me të njëjtën targë, me të njëjtin prodhim, se bashku me një ndrikull që punon në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, një Jona Dervishi.

Kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës. Kjo fuoristradë është gjetur për transportin e kokainës.

Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e vëllait të kryeministrit, Osli Ramës dhe ndrikullës Dervishi dhe të makinës së drogës, të Genti Gjonaj.

Ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është dhe kreu i banditokracisë, është kryebanditi, sepse kësaj radhe, jo unë, por një ministër për hir të së vërtetës i përgjegjshëm e akuzon se falsifikon mbledhjet e qeverisë. E akuzon se ka mbledhur qeverinë duke i patur shumicën e ministrave jashtë shteti. Vetëm një bandit mund ti lejojë vetes të thyejë Kushtetutën, që përcakton se si funksionon qeveria, të thyejë ligjin organik të Këshillit të Ministrave. Për banditin nuk ka ligj, për banditin nuk ka Kushtetutë. Edi Rama është kreu i bandave. A ka kryeministër në Europë sot të lidhur kaq fortë me krimin, që e ka të mbushur celularin me sms të Balilit, sms të Dritan Dajtit, dhe Lul Berishës. Madje dhe duke u kryer punë atyre dhe duke iu zotuar se: “S’ta kam bërë unë këtë apo atë pengesë”.

Këto janë  absolutisht të vërteta dhe mos kini merak se do vijë shpejt dita dhe do dalin një nga një në dritën e diellit e vërteta. Por ju as nuk skuqeni dhe as zverdheni. Ju më shëmbëlleni mua si qënie të mjeruara, të decelebruara. Edi Rama ka komunikim direkt me banditët. Janë të regjistruara. Edi Rama është bandit. I vetmi politikan sot në Shqipëri që është akuzuar publikisht nga biznesmenë se u ka kërkuar 600 mijë apo 1 milionë. Mirëpo tani del tjetra; tani është në shirit, është i regjistruar duke kërkuar shumë milionë. Shifrën do ta merrni vesh. Eshtë i regjistruar në shirit.

(ndërhyrje në sallë për termin shirit)…. Kjo nuk ju mbron ju. Nuk është mbrojtje kjo që thoni se ska shirit. Ka mjete të tjera sot shumë herë më të sofistikuara por unë e thashë se jeni gjysma analfabet këtu dhe me diploma fallco, ndaj përdora fjalën shirit që ta kuptoni. Ju keni ministrat pa shkollë pa lëreni më ju.

Edi Rama është banditi, mercenar politik, i cili, tipike si një bandit, ka krijuar sot problemet më mëdha me fqinjët tanë,me vëllezërit tanë. Si i ka krijuar? Me sjelljen e tij si bandit.

Merrni analizoni dy gjëra. Ka një paralelizëm si kurrë ndonjëhërë midis vizitave të Tiranës në Beograd, më të shpeshta se në vitet ‘46 – ’47, si vizita të nivelit më të lartë.

Merrni ju marrëdhëniet me udhëheqjen e Kosovës dhe Kosovën, janë sot të nivelit të Enver Hoxhës, pra më të këqia se asnjësherë. Të tilla janë marrëdhëniet me fqinjët e Jugut, të tilla janë marrëdhëniet me Maqedoninë. Pse janë? Sepse ai ska parime, Rama është bandit dhe banditi ka vetëm interesa bande.

Si mercenar politik ndërmori sulmin më të shpërfytyruar kundër atij që sot është presidenti i SHBA. Unë ja u them këtu se ajo është e rregjistruar shumë mirë në memorien e asaj shumice dhe atij vendi. Dhe Shqipëria, sa kohë të mbajë një kryeministër si Edi Rama, dënon veten e vet në raport, në marrëdhënien më jetike të kombit, të vendit, të Kosovës për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Edi Rama është kreu i bandave. E kam denoncuar këtu kur i thoshte gjykatëses së Kukësësit: “Ti je rrugaç” se i thoshte “unë të pres këmbët!”. A keni dëgjuar ndonjëherë ju t’i thuhet gjykatëses 30 vjet në profesion: “Unë t’i pres këmbët?!” Pse? Se duhet të mbante në burg me çdo kush një fukara që nuk kishte paguar faturën e energjisë!

Të njëjtin kërcënim i bëri gjykatësit të Krujës, fatmirësisht këtë denoncim këtij banditi, këtij shefi të banditistanit ja bëri direkt ministri i drejtësisë,i cili pagoi çmimin pikërisht për mospajtimin.

Edi Rama është bandit sepse rezulton, nga ato që thotë ministri, se ka shkelur çdo rregull në përdorimin e pasurive publike të vendit, ka shpërfillur çdo oponencë të Ministrisë së Drejtësisë.

E keni vënë re se Ministria e Drejtësisë është kthyer në varrmihësen e ministrave. Vasil, ku je?! Atje do të përfundosh dhe ti!

Oponencat ministrit të drejtësisë ja njeh ligji, ministri drejtësisë jeton në një kolektiv që nga mëngjesi në darkë merren me ligje dhe atje e kanë të vështirë të devijojnë. Por,pikërisht për këto oponenca priteshin kokat e ministrave. Njësoj si i pari dhe i dyti, edhe i treti shumë shpejt të njëjtën gjë do pësojë. Ministria e drejtësisë është shndërruar në një varrmihëse të ministrave sepse kreu i bandave s’mund ta pranojë ligjin.

Edi Rama është kreu i bandave, lidhjet e tij me Emiljano Shullazin shkuan deri në atë shkallë sa ja rrëmbeu edhe Saje qorrit mikun e vet, ja përvetësoi për vete. Edi Rama është kreu i bandave. Ai e dini ju që këto kërcënimet, firmosjet në hipoteka me revole tek koka i kam denoncuar unë këtu në Parlament. Po kur i kisha marrë vesh unë, Rama i kishte marrë vesh dhjetë herë para meje.

A e shihni gjyqin e atij shqiptarit të ndershëm që po tund Shqipërinë me dëshminë e tij, Ylvi Beqes? Tani mësojeni nga unë; në atë aferë është i përfshirë direkt Edi Rama, po këtë herë nuk është i përfshirë me Shullazin por është përfshirë me Dabullët, me ata të Hakmarrjes për Drejtësi si përfaqësues legal i tyre!

Ku je ti Arta që ndërsen gazetën tënde (Java) kundër kryetarit të Partisë? E paraqet kryetarin e partisë si prostitutë vetëm se të kundërvihet për presidente. Turp!

Nuk mund të bëhesh presidente se djemtë i ke anëtarë kryesorë të ‘Hakmarrjes për drejtësi’, po, po e di edhe ti Gramoz. Dhe sot hapet gazeta duke e quajtur prostitutë. Arta ke bërë gabim shumë të madh që ke përdorur atë term, ke bërë gabim fatal… kjo është fakt se si përdoret media si hanxhar.

Vendi është banditistan.

Sapo doli puna e Eskobarit, puna e parë që bënë për ti dhënë imunitet është se i organizuan konferencën e shtypit, në vend që ta arrestonin i organizuan konferencën që të akuzonte Sali Berishën dhe të vishte imunitetin politik. Pastaj u thanë diplomatëve këtu dhe në botë se ai fshihet edhe në pronat e kryetarit të parlamentit.

Pastaj, kur ministri i Drejtësisë kërkoi arrestimin e tij, i hëngri kokën atij për të shpëtuar Balilin.

Kjo është një organizatë kriminale dhe Shqipëria është një banditistan përderisa të ketë këtë organizatë në krye. Po marrim pak trafikantin tjetër. Ministri i ngarkuar për politikat e rendit, sigurisë dhe luftës kundër krimit është shtyllë kryesore e krimit në vend. E akuzojnë dy ministra të tjerë të koalicionit, e kemi akuzuar dhe ne me qindra herë këtu, e kanë akuzuar edhe mediat. Dhe në vend se të skuqet, del dhe bën rrugaçin këtu për të treguar se i biri i kujt është, i dy kontrabandistëve me moral kontrabandisti, nuk kishte se si të rritej ky përveçse ky që është.

Pra, ky ministër është i vetmi kriminel me pushtet të lartë që ka skaf. Ekzistojnë dokumenta, ku me noter ja u dha Habilajve skafin. Ekzistojnë dokumenta që me veturën e tij e përdorin Habilajt për të kaluar kufirin 28 herë, për të transportuar drogën natyrisht. Ekzistojnë denoncime se Habilajt janë bashkëpunëtorët më të ngushtë në trafik me Eskobarin. A ju kujtohen ju bombat që u vunë para e mbrapa këtij dhe familjarëve të këtij (Tahirit). Kush u arrestua, kush është brënda? Cili është autori që vuri për të asgjesuar një mender njëri? Katër dinamite në Tiranë u vunë. I vuri banda e Sajmir Tahirit dhe kjo është e faktuar. Sot s’ka njëri të arrestuar, sot s’ka njëri të akuzuar, vetëm për njërin u arrestuan tetë Gjutaj dhe Brukaj, edhe njerëz që s’kishin qënë kurrë në Shqipëri. Ky është një njëri i pafytyrë që del këtu si një rrugaç ordiner sillet e bërtet pasi ka marrë një dozë dhe kris e ikën pastaj.

Pra, a është kjo banditokraci? A është banidt një ministër që shkojnë e filmojnë në hotele dhe zhduk gjurmët?! A është bandit një ministër që mban skaf trafiku?! A është bandit një ministër, që pasi vrasin tjetrin në Shëngjergj, pasi Prokuroria thotë që është vrasje, Besnik Pudja është vrarë, merr në kundërshtim me çdo gjë dhe prish provat?! A është bandit një njëri që djeg laboratorin e kriminalistikës për hatër të Serezit?! A është bandit një njëri që dërgon drejtor të portit të Vlorës ushtarin e Shullazit, se ja kërkojnë Habilajt?! A është bandit ky, a është banditokraci kjo?

Një minsitër tjetër, që si një bandit fallsifikon shifra e fakte në funksion të bandës?! A është bandit ai që shet dhe mbush xhepat me paratë e të sëmurëve me kancer?! Ky soj është më i lig se çdo bandit.

Ai që nuk zbaton ligjin, ai që nuk zbaton vendimet e Gjykatës çfarë është? A mundet një deputet të mos zbatojë ligjet dhe vendimet e gjykatës? E bën vetëm një bandit këtë. Po ata që i nënshtrohen atij çfarë janë? Janë mjeranë!

Të na thotë Edi Rama pak se ku i mori i biri, që ska firmosur kurrë në bordero, as në taksa, paratë e BMV-së ultralux.

Beteja me banditokracinë është betejë e hapur dhe do të bëhet pëllëmbë për pëllëmbë, do të bëhet hap pas hapi, do të bëhet në çdo etapë. Vendi sot është më i kërcënuar se kurrë në tërë historinë e tij. Të gjitha këto të vijë ti thotë këtu ai. Nga na del i biri me BMV 260 mijë euro?

Cfarë mund të bëj tjetër një banditokraci?! Sa janë të vdekurit në burgje? Ku mund të ndodhë përveçse në një banditokraci që rrugaçë me uniformë, vënë në ndjekje prokurorë dhe mbajnë fjalë për reformë? Një hordhi horrash që si ka toka. Flasin për reformë në një kohë kur u venë prokurorëve kriminelë me uniformë mbrapa. Në cilin shtet ndodh kjo? Në cilin regjim ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në banditokraci.

E them unë këtë? Jo e that ministri i drejtësisë, i cili pikërisht pse i tha këto u largua, iku. Cili vend në botë ka arritur që, në një kohë të shkurtër, në një hark kohor dyvjeçar të shndërrohet në Kolumbi, të shndërrohet në Kanabistan, të shndërrhet në prodhuesin kryesor të Kanabisit në Europë dhe mafia e tij të cilësohet e treta më e rrezikshmja në botë.

Kjo ndodh vetëm në një rrethanë; kur këta që janë pas meje janë thjesht një organizatë kriminale. Kur ekzekutivi është organizatë kriminale, fuqia e krimit është e pakufishme, pushteti i krimit është i pakufishëm, ai penetron në çdo skaj të territorit, në çdo institucion, në çdo qelizë të jetës së vendit. Ndaj dhe kjo është Banditistan!

Ku ndodh që nga ndërtesa e kryebanditit të organizohen programe për të vjedhur të dhënat e komunikimit ët qytetarëve. Pse ndodh kjo? Sepse kryebanditi ka gjetur një kushërirë të verbër që i lejon vetes akte kriminale. Në cilin vend ndodh që drejtoresha e tatimeve, kushurira e kryeministrit të sillet ndaj biznesit duke u çuar shkresa dhe letra terroriste. Kjo është politika e gjobvënies për llogari të kushuririt. Pra, sot vendi është shndërruar në Banditistan. Cfarëdo që të bëjmë ne këtu, zgjidhje nuk ka sepse ky Parlament është i damkosur. Eshtë në meritën e madhe të kësaj opozite që ju çorri maskën dhe sot ju jeni mazhoranca më e pavesuar në Europë, institucioni më i pabesuar. Por prap nuk është zgjidhja kjo.

Zgjidhja është sheshi! Qytetarë dhe qytetare, lufta me bandat është lufta më e vështirë por ju garantoj për një gjë. Bandat vërtet i kanë të gjitha, kanë para, kanë eksploziv, kanë armë por s’kanë një gjë që keni ju; ata s’kanë guximin që keni ju, ata janë të parët që ja mbathin si minj. Ndaj të zëmë sheshin, të betuar që s’do largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë që votën tuaj e shndërruan në pushtet bandash, në mbështetje të krimit, e shndërruan në krim, e shndërruan në izolim. Ndaj dhe të mblidhemi. Këtë betejë do at fitojnë ata gra dhe burra, djem dhe vajza që do betohen për të mos iu ndarë protestës deri në rrëzimin e këtyre. Kurrë ndonjëherë në histori, një protestë e zgjatur nuk ka dështuar dhe të jeni të sigurtë që do i shihni këta si do ja mbathin si minj, sdo gjëjnë vrimë ku të futen. Do i shihni se si do kërkojnë azil politik në vendet përreth. Ndaj dhe thirrja ime më miqësore për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet partiake, që bie dakort se kemi të bëjmë me një bandë; të bashkohemi me guximin tonë t’u tregojmë vendin që këta meritojnë!

***

(Replikë)

Berisha: Propozoj t’i jepet fjala në parlament ish – ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani. Akuzat e tij janë tronditëse, nuk mund të qëndrojmë indiferentë!

Mund të duket bizarre por unë kam një propozim; ti japim fjalën në këtë parlament ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Ai foli në konferencë shtypi por akuzat e tij janë tronditëse dhe përmbysëse. Nuk mund të jetë parlamenti indiferent dhe i pandjeshëm ndaj zërit të tij. Unë e kuptoj se organizata kriminale që kam këtu pas meje është e tmerruar dhe nuk e bën këtë por ne si deputetë duhet ti vemë në provë a kanë durim ta shohin drejt në sy Ylli Manjanin apo jo. A kanë guxim? Deri tani i keni marrë akuzat nga opozita, tani që i keni marrë nga qeveria çfarë do i thoni vetes?

Lidhur me naftën më kërkoi zotëria të them dy fjalë. A e di çfarë më thotë një mesazh që e kam këtu? Më njofton se inspektorë të tatimeve, grupi akcizës më saktë u paraqit për të kontrolluar ndërmarrjen e banditëve Rama – Sula, sepse janë mbi 60 mijë ton që mungojnë, dhe tani mund të jenë bërë dhe 80 – 100 mijë. Cfarë ndodhi. Pasi filluan dhe po gjenin një katastrofë, se ju e dini që ai paguan me rroga deputetët këtu të PS që folën për naftën por dhe ata që s’folën, i paguan por nuk paguan sigurimet shoqërore, kanë 18 muaj që 1200 punëtorë të Ballshit nuk u është paguar 1 qindarkë. Dhe çfarë bëri kushurira e mamasë, ndikull Belinda? E pezulloi kontrollin, shkoi e u tha ose do e nxirrni siç duhet ose ikni. A do më nga nafta? Se meqë më the fol.

Po çfarë kërkon ti më tepër kur banda e qeverisë gjobit me Kontroll Shteti 432 milionë euro në CEZ? Cfarë kërkon ti kur Rama me CEZ dhe ministrin e tij famëzi ndan 630 e ca milionë euro? Cfarë kërkon ti kur në katër vjet nuk ka investuar një qindarkë përveç investimeve që trashëguat nga qeveria e mëparshme? Cfarë do ti më shumë për energjinë kur përzutë Bankers, e cila rriti nxjerrjen e naftës nga 300 mijë ton në 1 mln e 200 mijë ton? Cfarë do ti më shumë për energjinë kur larguat me dhjetëra kompani që do ndërtonin HEC në katër anët e vendit? Apo kur bosi yt iu kërkon 10 mln euro? Do pra më për Belulin?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Cfarë do ti më shumë për energjinë kur vetëm investime të huaja në Shqipëri me të cilat rreh gjoksin kjo qeveri janë Fani dhe Devolli me TAPin, që të gjitha kontrata të firmosura nga qeveria e mëparëshme. Cfarë do ti më shumë për energjinë kur linja e prokuruar e transmetimit Tiranë – Prishtinë e tenderuar nga qeveria e mëparëshme fal miqësisë së Ramës me Vuçiçin i është vënë kyçi dhe nuk funksionin. Dhe bëni gjoja ligje. Pse letra të vdekura doni të bëni? Ato nuk kanë vlerë.

Para se të largohem, unë do dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e pashëmbullt të trafikantit të drogës, që  ka mbjell fshatin me Olsi Ramën me parcela droge, që ka qënë anëtar i grupit të tij në Boston, dhe largimin e tre prej kompozitorëve aktualisht më të shquar të vendit, që kanë përbërë gjeninë krijuese më cilësore. Por një piktor dështak ka vetëm urrejtje për artistët e vërtet. Duke mos njohur në jetën e tij sukses por vetëm dështim, do ti godasë ata njëri pas tjetrit. Cfarë kishit ju me Shpëtim Saracin, i lindur në TV për formimin e tij dhe muzikën shqiptare, apo me Edmond Zhulalin dhe Alfred Kaçinarin? Po keni fytyrë të dilni para shqiptarëve me këtë akt që bëni? Dhe përdorni pretekste absurde. Ky është një akt i dënueshëm, i një njeriu të cilin e kam denoncuar po këtu në parlament, mesazhet që vinin për plantacionet e drogës me Olsi Ramën, dhe mediat njoftuan se forcat e rendit në Kolonjë shkuan në destinacion tjetër dhe jo në plantacionet Rama – Gëllçi. Dhe ky njëri, ky antivlerë e vërtet merr guximin të largojë tre gjeni të muzikës dhe kompozimit të Shqipërisë. Ja këto kisha.