Partia Demokratike shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit.

Të dhënat tona tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara, dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm.

Raportohet se mungojnë absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë apo të marrin ndihma.

Ndërkohë, kësaj gjendje i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të  Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore.

Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe tu vijë në ndihmë banorëve të rrehit të Hasit.

Ne do të raportojmë sot në mënyrë periodike për situatën në zonat më të goditura nga moti i keq, me besimin se do tu vijmë në ndihmë banorëve.


Grida Duma për gjendjen e rëndë ku ndodhen banorët e Hasit, 6 Janar 2017