Me Edi Ramën, krimi ka mbrojtjen dhe mbështetjen qeveritare.

Prej 9 muajsh ka një urdhër arresti ndërkombëtar për Klement Balilin që nuk është zbatuar ende. Klement Balili është ende i lirë dhe i pa shqetësuar nga Policia. Shteti i Edi Ramës godet të pambrojturit si Estrefin 22 vjeçar që vrau veten nga depresioni në burg pasi ishte arrestuar për 1 cigare hashash të dyshuar. Eskobari i Ballkanit nuk arrestohet sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe leviz i lirë.

Prej muajit Gusht, Edi Rama nuk dorëzon as kryesocialistin e Peqinit, Edurim Teqja i cili po hetohet për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Edhe ai i pashqetësuar, madje merr pjesë në inaugurimet qeveritare sepse ka mbrojtjen politike të Edi Ramës.

Me Edi Ramën, krimi ka garancinë për ti shpëtuar ligjit, për ti ikur policisë.

Me Edi Ramën, shteti është inkriminuar duke u kthyer në shërbyes të trafikantëve të drogës.

Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve.


Enkelejd Alibeaj për mbrojtjen që Edi Rama i jep krimit, 9 Janar 2017