Shtresa më e varfer e shoqërisë është ajo pjese e popullsise qe trajtohet me Ndihme Ekonomike. Në kulmin e vafërise, me nje te rene te lapsit dhe pa asnje kriter, u shkurtuan, nga 120 mije familje qe trajtoheshin, në rreth 80 mije, pra nje e treta u hoqen nga lista, duke i konsideruar si JO TE VARFER.

Ndihma ekonomike vazhdon prej me shumë se katër vitesh të jete po e njejta pra maksimumi ka qene dhe vazhdon të jete 80 mije leke te vjetra në muaj per nje familje me 6 apo me shumë antare, pamvaresisht rritjes së cmimeve si rezultat i inflacionit. Pra, me pak fjale, kemi një ulje të konsumit gjatë këtyre katër viteve për keto familje.

Po e njejta situate është për të paaftet fizikisht dhe shoqeruesit e tyre, të cileve perpos qe u janë shtuar procedurat dhe kriteret per te mos perfituar pagesat e paaftesise. Sot, duhet te kene 15 vite pune, me pare ka qene 10 vite, pra është shtuar me 50% periudha e punesimit, për të mos e marrë këtë pagese; po ashtu, në 5 vitet e fundit duhet të kene 1 vit pune, kriter qe është shtuar gjatë kesaj periudhe qeverisje, kriter perjashtues për shkak se kjo ka qene edhe periudha me e veshtire per tu punesuar një njeri normal, jo me keta persona. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë rritje për pagesat ndaj tyre.

Pagesa e papunësise, ka qene që nese kishe një vit pune, mund të merrje 1 vit pagese papunësie, ndersa tani mund te marresh vetem 3 muaj pagesë papunësie.

Pensionet e pensionisteve nuk kane pasur asnje rritje, dhe vetem vitin e fundit kemi nje rritje indeksim ne nivelin e inflacionit vjetor, pavaresisht se cmimet e produkteve dhe shërbimeve që konsumon kjo shtrese janë shtrenjtuar më shumë se dyfishi i inflacionit.

Për 4 vite nuk pati asnjë shperblim për fund vitin për pensionistet

Për shkak të varferise dhe mungesës së shpresës (sipas studimeve të Bankes Boterore edhe për shkak te korrupsionit) kanë ikur nga Shqiperia nga 50 mijë deri në 80 mijë shqiptarë në vit.

Këto jane shtresat në nevoje dhe te varferit në Shqiperi, kjo është e vërteta e 4 viteve.


Reagim i Partise Demokratike, 23 Dhjetor 2016