Jam Anilda 18 vjeç.

Dua të pyes sot Edi Ramen, pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?

Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?

A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?

A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?

Cfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?


Deklarata e maturantes Anilda Sulejmanaj, 23 Dhjetor 2016