Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vettingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.

Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

Kontrolli qeveritar i vettingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika.