Berisha: O padije, o injorancë që e ke emrin Edi Rama! Nuk di as çfarë është GDP-ja e një vendi!

Zonja kryesuese e seancës!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Kumbarë ministra!

Kryekumbarë Edvin Rama!

Ndrikulla ministre!

Kanabiste e kanabistë!

Sot dëgjuat këtu një seancë unike në historinë e këtij parlamenti, që rikthen në substancë, seancat e fillimviteve të kohërave të zeza të diktaturës, kur kryeministrat dilnin këtu dhe rendisnin sukseset imagjinare, serialin e mashtrimeve të planeve 5-vjeçare. Nuk mund të gjej etiketë dhe epitet për tu vendosur shkallës ekstreme të papërgjegjshmërisë së dy parafolësve ( Ramës e Ahmetajt) në këtë sallë. Por unë të dashur qytetarë do t’ju njoh ju me disa të vërteta, të cilat tregojnë shkallën ekstreme të pafytyrësisë së njerëzve të papërgjegjshëm që ju mashtrojnë ju nga mëngjesi në darkë.

Të dy parafolësit kanë deklaruar para jush, se në mandatin e lavdishëm të tyre, sipas tyre se Banka Botërore konstaton se varfëria është reduktuar në Shqipëri me 46%.

Varfëria në Shqipëri, deklaruan që të dy parafolësit, njëri në seancën e para një javë dhe tjetri sot, se është ulur me 46%, sipas tyre nga deklarata e Bankës Botërore.

A mund të më lejoni mua t’u tregoj se çfarë thotë ky raport i Bankës Botërore për varfërinë në Shqipëri, për të kuptuar shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë, pafytyrësisë dhe cinizmit që përdoret në këtë foltore?! BB në raportin e saj për vitin 2015 thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%!

Z. Bushati, merre lexojua këtyre injorantëve e thuaju të mos mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Varfëria në Shqipëri është rritur 47.5% thotë BB! A ka gjë më cinike, më të pështirë, a ka gjë më të neveritshme, më të papërgjegjshme se të tallet me të varfrit dhe ekzistencën e njërëzve të tu?! Kjo ndodhte vetëm në diktaturë, vetëm atëherë kur njerëzit lumturoheshin nga varfëria! Kur udhëheqësit i thurnin lavdi vetes se varfëronin qytetarët. Po fundi fundit kush janë këta? Ky është nipi i Spiro Kolekës, xhelatit të intelektualëve shqiptarë, është i biri i Kristaq Ramës, xhelatit të Havzi Nelës etj etj! Ndaj dhe këta për varfërinë as që çajnë menderen fare. Po dalin e thonë të kundërtën e asaj që thotë BB. Banka thotë se është 47% varfëria, kurse këta thonë se është ulur 46% varfëria. A ka gjë më të turpshme se kjo. Po ju jeni ajo që kam thënë; jeni organizatë kriminale! Ju silleni si organizatë kriminale!

Nastradini deklaroi këtu se po rrisim rrogat me 100 milionë USD. Pançoja i Nastradinit ka deklaruar me dhjetëra herë se janë 7 miliardë lekë! Pra diferenca është rreth 40 milionë USD! Po e lëmë këtë, po e quajmë se kjo s’është gjë! Nastradini deklaron se në 8 vite, rrogat u rritën 125 milionë dollarë. Cdo infermierë, çdo mjek, çdo mësuese, çdo polic, çdo pastruese, çdo pensionist në fshat, çdo qytetar i damkos këta sot si mashtrues ordinerë. Në një kohë kur, librat që këta s’dinë ti lexojnë, se këtë nuk e lejon anglishtja të lexojë financat, atë tjetrin (Ramën) se lejojnë zhgarravinat të kuptojë se çfarë flet, librat thonë se janë vendosur në fondin e rrogave dhe pensioneve 634 milionë dollarë, pa përfshirë këtu të paktën 200 milionë shpërblime fundviti të marra së bashku. Cdo vit për punonjësit e administratës jepeshin 100 mijë lekë, çdo vit për pensionistët jepeshin 25 deri në 50 mijë lekë.. Pa i llogaritur këto pra, sepse këto jepeshin vetëm për të tamponuar rritjen e inflacionit dhe për të lënë reale rritjen e rrogës. Pra, pjestoi me 6 herë për të dëshmuar injorancën totale të turpshme të tyre.

Sot këtu Nastradini i zhgarravinave që nuk di ç’është GDP-ja, nuk di ç’është përqindja e GDP-së u thotë shqiptarëve se këtë vit do investojmë 3% të GDP-së në shëndetësi dhe pastaj sa ishte 3 përqindëshi? 50 milionë dollarë ishte. Kaq është për injorantin xhahil, elifmatrak 3%-shi i GDP. O padije, o injorancë emrin e ke Edi Rama.

Vijmë tani tek kompleksi. Po ngordh nga kompleksi i rrugëve. Sëmuret në çdo udhëtim që bën, e zë rruga nga problemet psikike. Sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tijat. Njëriu që e hanë rrugët është ky (Rama). Tha se kemi ndërtuar 900 km rrugë. Meqë tha këtë, unë do ti lexoj atij këtu vetëm rrugët e qarkut ku është deputet:

-Rruga e Bregut – 84 milionë dollarë, 80 km

-Autostrada – Vlorë-Fier, 22 km, 42 milionë dollarë

-Superstrada Qaf Botë -Kranë, 40 km, 43 milionë dollarë

-Rrugët e Vunoit, Dhërmiut etj, e me radhë, 40 km, 21 mln dollarë

-Rruga Butrint – Kanali i Çukës, 20 km, 12.5 milionë dollarë

-Rruga Transballkanike, 3.5 km, 8.4 milionë dollarë

-Rruga Vlorë-Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, 15 km

-Rruga e Xarës, 11 km

-Rruga Sevaster- Kotë, 15 km

– në ndërtim e sipër kemi lënë rrugën Novoselë – Pish Poro, 12 km

Pa përfshirë këtu mbi 300 km rrugë të tjera në komuna e bashki vetëm të këtij qarku. Pra unë lexova këtu vetëm rrugët e një qarku, por dëgjoni se çfarë thotë ky tjetër. Doli dhe tha se ka paguar 720 milionë lekë borxhe, nga 120 mln të certifikuara nga kompania private e marr ëpër këtë punë. Pastaj si dilte prap hesapi. 

Dhe tha se në këto rrugë kanë lënë pa paguar 1 miliardë e 400 milionë dollarë. O injorancë, o padije që emrin s’mund ta kesh ndryshe përveçse Edvin. Si nuk skuqesh nga këto fgjëra të trasha që thua. Ti nuk kontrollon veten, kjo është mjerim. Tu thuash shqiptarëve se kanë lënë pa paguar njëherë 300 pastaj 700, pastaj 1 mln e 400 mln do të thotë që je 1 mln e 400 mln herë i papërgjegjshëm.

Zonja dhe zotërinj,

U ndala këtu në disa shembuj por nuk janë këto më dramatiket. Dramatik është dështimi i plotë për hapjen e negociatave me BE. Eshtë ky dështim i tmerrshëm që lëndon në shpirt, lëndon në ënderr e vizion, lëndon në shpresë e besim çdo qytetar shqiptar. Dhe unë ja u them se gjatë këtyre 3 viteve Shqipëria kishte çdo potencial për të përparuar, për të pas shënuar progres të ndjeshëm në kapitujt e parë të negociatave, kishte çdo shans dhe çdo mundësi, çdo predispozitë se kemi ngelur gazi i dheut, të fundit e fundit. Por këto shance i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë Edi Rama.

Pse nuk u hapën negociatat? Shkaku më themelor ta dini ju është varrosja e konsensusit nga Edi Rama.  Zonja që e priti ja tha në fytyrë para kombit gjerman dhe kombit shqiptar se marrëdhëniet politike brenda vendit dhe fryma e konsensusit duhet të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse këta njerëz që merren vesh për këto probleme, po ti ndihmojmë këta performojnë, pra këta kanë një shpirt edhe të na dëgjojnë edhe të ecin. Shkaku themelor është ky. Lexoni pak raportin se çfarë thotë. Degjoni çfarë tha përfaqësuesja e Komisionit Europian në PE. Me fjalë të tjera tha atë që po them unë. Ata, tha, bënë një gjë shumë të madhe me votimin së bashku të neneve të Kushtetutës. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore se përse Shqipërisë nuk iu tha se s’kemi punë me ty, por iu tha se do shohim më vonë kur të hapen negociatat.

Arsyeja tjetër, arsyeja e dytë e madhe jua them unë, është krimi. Dhe dijeni mirë, se janë jo një, por disa ministri të brendshme të vendeve anëtare të BE që kanë nxjerrë kartonin e kuq. Juve ju rroftë Sajmir Tahiri! Mbajeni, ta keni me shëndet! Por këtë që ju them unë ta dini mirë. Janë jo një por disa vende anëtare të BE që nuk janë dakord para së gjithash dhe mbi të gjitha se janë të lemerisura nga krimi në Shqipëri.

Dijeni mirë se krimi përbën një shqetësim më kryesor, se ka të bëjë me sigurinë e tyre. Për njeriun e civilizuar siguria është e para.

Natyrisht këta nuk ja u thonë juve këto o qytetarë. Përkundrazi, këta ju thonë “i hapëm negociatat” thonë. Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo?! Në një kohë kur del se duhet një raport tjetër për të na dhënë dritën jeshile për të hapur negociatat. Pra krimi është arsyeja dytë.

Kanabisi po merr revansh të madh. E di ç’bëri Edi Rama? I thirri të gjithë ambasadorët… Shikoni veprimin e tij qesharak, marrëzor. I mori të gjithë ambasadorët në kryeministri, kishte përgatitur një fletëpalosje dhe i thoshte: “Ja shiko, fotot e Sali Berishës të bera me fotoshop!”. Sigurisht që fotot ku Rama duket me kurorë kanabisi ne koke, se sigurisht që s’ka dalë me kurorë kanabisi, vetkuptohej që ishte fotoshop…

Nëse ky mendon se me atë fletëpalosje do të hedhë poshtë kanabizimin total të vendit, a ka gjë më qesharake?! Po s’ka gjë më qesharake!

Ditën që shkoi në Gjermani, natën përpara televizioni kombëtar gjerman ADR dha emision për Shqipërinë: “Shqipëria si Kolumbia e Europës”. Po shiko se çfarë thotë BBC-ja sot?! Lexojeni se çfarë thotë. 20%shi është i policit thotë. 20% është bërë ligji i të gjitha gjopbave, e solli nga bashkia ky dhe e shtriu në çdo gjë.

Tani thotë se “ngado ku kam shkuar, asnjë s’ma ka përmendur kanabisin!” Po këto televizione, këto emisione të rrjeteve kombëtare, a nuk janë damkosja më e madhe e imazhit të Shqipërisë, që nga koha e diktaturës e deri sot?!

Së fundi, dua ta faleminderoj përzemërsisht kancelaren Merkel, e cila u ndal tek zgjedhet dhe kushtet e përcaktuara nga Komisioni si të domosdoshme. Theksoj këtu se asnjëherë dhe kurrë ndonjëherë si kam thënë, si them e s’do i them njeriu që mos hapë negociatat me Shqipërinë.

Me vendosmërinë më të madhe dhe asnjeri, as ka për të gjetur kurrë njeri që të thotë “më tha Sali Berisha. …”. Por duhet të jesh budalla, të jesh i pamënd të ngrihesh dhe të thuash se zgjedhjet s’janë kush, po zgjedhjet janë kusht more, janë kusht për çdo vend. Fakti që ti reagon në këtë mënyrë, ti diskretiton veten tënde. Ne s’kemi zgjedhje të përsosura, po njeriu zotohet; hajde bëjmë zgjedhje të mira dhe hapim negociatat. Kurse ky vrapon i tmerruar, nuk u përmendën zgjedhjet thotë, kur ia përmendi zonja kryesore e Evropës.

Lidhur me debatin e hapur Bundestag-Kancerlari, kjo është një fantazi e sëmurë e Edi Ramës. Një gjë të dinë shqiptarët. Gjykata Kushtetuese gjermane, me vendim të formës së prerë detyron qeverinë, detyron gruan më të fuqishme të botës sot, dhe ajo është e Gjermanisë po në botë s’ka ndonjë tjetër në atë nivel fuqie, që para se të japë zotimin për probleme integrimi apo negociatash, të marrë mendimin, votimi është më vonë, por të marrë mendimin e Bundestagut.

Zotëria, në vend se të përpiqet që t’i sheshojë këto gjëra, del dhe sulmon si paranojak një nga figurat kyçe të Bundestagut për këtë çështje, i cili i shkoi në zyrë dhe ia tha të gjitha.

Dhe në vend se të ulej per te punuar bashkerisht, e quajti fletë rrufe dokumentin që ai i paraqiti, tha se ishte shkruajtur nga opozita, se ato ishin mendime personale, duke faktuar se nuk ka njohuritë më elementare se si funksionon ai shtet.

Ata që nuk e dinë le ta mësojnë. Bundestagu gjerman ka një peshë shumë të madhe. Dhe për të kuptuar këtë peshë ju them se nga viti 2012 deri sot, ka dërguar për këtë qëllim, hetimin e progresit të integrimit, ka dërguar 10 misione faktmbledhëse.

Pra zotëri lëri kërcënimet. Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit. Ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë por Shqipëria nuk lëkundet kurrë nga rruga europiane e saj. U përpoq Enver Hoxha dhe shkoi atje ku e meritonte, do shkosh dhe ti atje ku e meriton.

Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh siç mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjynjëzon Evropën. Europa vërtet sot është e bazuar në filozofinë e Kantit, filozofinë e paqes por sot ajo është më e fortë se kurrë. Ata që njohin Europën e dinë se më të fortë se ajo në rrafshin ekonomik, ushtarak nuk ka. Ka probleme të brendhsme si union por ajo në konjukturë dhe në aleancë ska qënë kurrë kaq e fuqishme. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë, bën sajesa të një psikologjie të sëmurë.

Së fundi, për ta mbyllur. U ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba. Filloi fjalimi 20 min kundër opozitës,. Duhet të dini një gjë, Gjermania është sot vendi sot më i fuqishëm ekonomik, por edhe politik, por dhe në standartet demokratike.

Mendove ti se Angela Merkel, është e kënaqur që takimin me të ta përdorësh për sulme të shpëlara ndaj opozitës?

Po je i biri i të atit ti, vetëm ti mund ta bëje atë gjë.  Opozita s’mund të presë kurrë përgëzime nga asnjë shtetar përmes teje, fatmirësisht kancelarja përgëzimet dhe urimet ia ka përcjellë opozites jo përmes teje por direkt përmes kryetarit të saj, kur arriti të të gjunjëzojë ty dhe të zhbllokojë me qëndrimin e tij stoik, reformën e drejtësisë. Atë mori në telefon, ai mori përgëzime dhe jo vetëm kancelarja por dhe komisioneri Hahn e mori, edhe kryetari radhës së BE, edhe përfaqsuesit më të lartë të qeverisë amerikane. Ndërsa ty të lanë aty ku ishe, sta vari njëri fare.

Të mbetet të kënaqesh duke mashtruar shqiptarët se Komisioni nuk vuri kushte, se negociatat u hapën, dhe mbrapa pastaj, jo po duhet edhe një raport tjetër.  Këta janë mashtrues ordinerë.

Ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni atë që i dhatë Serbisë, përgjigja ishte kartoni i kuq. Sepse vërtet Serbisë ja dhanë me kërkesën, të cilën Rama punoi dy muaj rresht me të gjithë forcën, dhe nuk ja dhanë. Po Pse? Sepse Vucicit i besonin dhe këtij nuk i besonin. Kërcen nga halli dhe sevdaja por e vërteta kjo është; atij ia dhanë dhe ty s’ta dhanë. Kishte dhe një tjetër mundësi, dhe uroj të na e japin. Mundësia tjetër ishte ajo që bëre ti në 2012 kur bllokove tre ligjet. Kur ky bllokoi tre ligjet, Komisioni Europian deklaroi se nëse ligjet do votoheshin deri më datën 20 nëntor, ata do dorëzonin raportin me rekomandimin për dhënien e statusit. Nuk u bë. Komisioni tha se jemi të gatshëm që në mars, nëse i votoni të bëjmë një raport të dytë. Vodhi CEZin me Fylen e nuk u bë. Këtë po kërkon tani. Këtë ja u tha ministrja e integrimit, znj Gjosha. Ne po kërkojmë tha, që të bindim Komisionin që të bëjë një raport të dytë.

Me Edi Ramën, doni mashtrim keni mashtrime, integrim nuk ka në mënyrë absolute. Mund të gjesh një eskimez në shkretëtirë por s’mund ta bindësh atë të heqë dorë nga vjedhjet e pasurisë publike, s’mund të bindësh Ramën të mos groposë konsensusin, s’mund të bindësh Ramën të heqë dorë nga krimi. Nuk ka integrim me Edi Ramën. Ka vetëm vënd numëro dhe mashtrim. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të ndalen në këtë moment kyç. Vertet BE është në vështirësi serioze por ato s’mund të na bëjnë ne të lëkundemi në rrugën dhe besimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e jona dhe e fëmijëve tanë!

Replika pas z.Braçe:

Ja ku e keni fjalimin e Ramës, ku thotë se Këshilli do marrë rekomandimin pozitiv, do adoptojë dhe do fillojmë pregatitjen. Kurse sot iu thotë shqiptarëve se ne nuk kemi kërkuar hapjen e negociatave.

Madje çuditi parlamentin dhe audiencën se gjermanët do të votojnë raportin e komisionit europian. Dmth paska qënë në diskutim të votohet edhe raporti i Komisionit, i cili nuk autorizon hapjen e negociatave por përcakton kushtet. Pra u deshën orë të tëra këtu për t’ja nxjerrë nga goja atë që ai mashtroi për tre javë rresht.

Zonja kryesuese e seancës, sot është buxheti. Natyisht një përpjekje e shpërfytyruar për ta mbuluar këtë me një seri mashtrimesh. Por unë dua të them se sot Edi Rama është këtu më lakuriq se kurrë në jetën e tij.

Njëriu që bërtiti se do heqë taksat për97% të shqiptarëve, iu shtoi taksat 100% të shqiptarëve, në kuptimin që, rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike, rriti me 24 lekë taksën e qarkullimit dhe rriti me 40 lekë paketën e cigares, të cilën fatkeqësisht e përdorin mbi 68% e shqiptarëve.

Njëriu që premtoi se do ti heqë biznesit taksën, i dy-tre fishoi biznesit taksën nëpërmjet qirasë së lokalit, nëprmjet taksëssë energjisë, apo asaj të qarkullimit.

Njëriu që premtoi i dhimbsur se do hiqte TVSH-në për 5 produktet ushqimore bazë, mashtroi 5 herë të tjera sepse nuk lëvizi asnjë qindarkë nga TVSH e produkteve ushqimore.

Njëriu që premtoi se do paguante deri në 5 rroga në fund të vitit, jo vetëm rrogën e 13-të, nuk iu dha qytetarëve as shpërblimin. Sot çdo shqiptar merr minimumi 12% më pak për shkak të inflacionit dhe inflacionit të shportës sesa në vitin 2013.

Njëriu që premtoi rimbursim korrekt të TVSH. Sot ai rimburson 20% më pak se sa çfarë rimbursonte qeveria e mëparshme në muajin e fundit të saj.

Njëriu që premtoi ritje të të ardhurave buxhetore, dyfishoi taksat dhe pesë fishoi abuzimin me taksat buxhetore.

Njëriu që premtoi heqjen e referencave në dogana, jo vetëm që nuki hoqi por i rriti ato dhe u grabit bizneseve 50 milionë dollarë më shumë me referencat ndërkohë që realizimi planit këtë vit është 60 mln më pak në dogana.

Njëriu që premtoi uljen e çmimit të TVSH të energjisë me 6%, e rriti atë me 24% dhe detyron fukarenjtë të paguajnë njëlloj si kryeministri.

Njëriu që premtoi reformën në energji, sot ky mashtrues i ka humbje 31% kundrejt 30% që ishin në vitin 2010 dhe këtë e thotë ERE që është e juaja. Po ky reduktim pse është? Prishi sahatët dhe nga 15 mijë familje që paguanin aforfe, detyroi 200 mijë familje të paguajnë aforfe. Pra 200 mijë familje paguajnë 3 fishin se sa paguante kryeministri në sarajet e tij të Sirrelit.

Njëriu që u premtoi fermerëve 5 fishimin e granteve, bllokoi totalisht grantet për fermerët.

Njëriu që premtoi heqjen e taksave për imputet në naftën për fermerët, mashtroi për të gjitha.

Seriali i mashtrimeve ju djeg ju, po keni tre orë që recitoni me mashtrime. Unë do ju demaskoj ju këtu.

Njëriu që u premtoi të përndjekurve se brenda dy viteve do i dëmshpërblente totalisht, akoma si ka dhënë këstin e parë të gjithë kontigjentit.

Njëriu që premtoi dyfishimin e investimeve në infrastrukturë, nga 2.3 miliardë euro që ka investuar në tre vite nuk ka përfunduar dot asnjë kilometër rrugë sepse vjedh dhe vetëm vjedh.

Njëriu që premtoi reformë të thellë në energji, shkatërroi sistemin dhe e shndërroi në institucion terrori. Arrestoi 22 mijë shqiptarë për faturat e energjisë, ndërkohë që borxhet e biznesit janë tre herë më të mëdha se ç’ishin dikur.

Njëriu që premtoi barazi për biznesmenët, në 2013 ne lamë një detyrim të bizneseve ndaj shtetit 70 miliardë lekë, sot detyrimi bizneseve ndaj shtetit është 178 miliardë lekë.

Ju bëmat dhe gjëmat e tij nuk ja u rrok dot mëndja. Shifini statistikat se çfarë ju thonë. Pra 108 mld rriti prapambetjet e pagesave ndaj biznesit, se 70 po ja u heq meqë ato i trashëguat, porpo ju them sa e shtuat ju.

Njëriu që premtoi mbylljen e universiteteve private, sot ato janë 20-30% më shumë por sot, me mekanizmin vrastar të të drejtave për universitetet publike, la 18 mijë të rinj pa hapur dyert e universiteteve. 38 mijë kanë qënë në 2013, këtë vit janë 22 mijë.

Njëriu që premtoi 5% të prodhimit të brendshëm për arsimin, mashtroi 100%. Sot janë vetëm 2.8%.

Njëriu që premtoi se do përmbushë zotimet, shkatërroi buxhetin dhe ka lëshuar 1/3tën e investimeve.

Pra, nëse e shihni këtë buxhet ai është kurora e zezë e dështimit tuaj katër vjeçar.

Por tronditëse është se ky buxhet nuk ka asnjë zë, asnjë artikull, asnjë shpenzim për proceset integruese europiane të Shqipërisë., kusht themelor ky në procesin e integrimit.

Njëriu që premtoi se do luftojë borxhin, e ka rritur atë në 74% dhe janë 1 miliardë dollarë koncensione dhe borxh i pashpallur, të cilat e çojnë borxhin e Shqipërisë në 85% të Prodhimit të Brëndshëm, për të cilin ai ska idenë se çfarë është. Ndaj dhe ju dilnikëtu, recitoni, fantazoni, trilloni, shpifni, por e vërteta është se s’keni përfunduar 1 km rrugë, s’keni ndërtuar dot 1 shkollë, 1 spital. E vërteta është se nga 70 miliardë lekë që kishte biznesi prapambetje shtetit, sot janë 178 mld. Kjo është qeverisja juaj, një qeverisje plotësisht e dështuar.

REPLIKA PAS FJALES SE DITMIR BUSHATIT:

E filloi dhe mbaroi fjalën e tij ndaj meje. Unë nuk do merrem me të sepse unë merrem me qytetarin.

Këta, në psikologjinë e etërve të tyre jetojnë me fantazinë e njerëzve të sëmurë të sukseseve imagjinare. Unë për qytetarët shqiptarë do them këto fjalë.

Së pari, raporti i KE është i qartë si drita e diellit dhe atë raport ja kanë lexuar në zyrë si duhet shokut Edi Rama. Por unë dua të them se nëse raporti nxjerr prioritet më të parin vettingun, të cilin e bllokoi zotëria, nuk mohon në asnjë rast asnjë nga prioritetet e caktuara. Dhe pikërisht se nuk i mohon, kancelarja Merkel në konferencën e shtypit dha mesazhin se nuk po e lexon si duhet raportin, pesë prioritetet dhe zgjedhjet.

T’ju bëj një rrëfim. Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, për hir të së vërtetës edhe mua më kanë informuar diplomatët  se ekziston marrëveshje, të cilin ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në Parlament. Ia kanë thënë këtij, ja kanë thënë kryetarit të parlamentit, ia kanë nxjerrë marrëveshjen, dokumentin, ma kanë thënë edhe mua, ua kanë qarkulluar të gjithë faktorëve të interesuar. Por Rama shkeli marrëveshjen se donte me cdo kusht ta kapte drejtësinë. Harron se shkaku më kryesor është varrosja e konsensusit nga ana e këtij. Të tjerat janë shumë të rëndësishme, por në prani të konsensusit, vetë konsensusi është garancia më e madhe për përmbushjen e tyre. Zotëria shkeli marrëveshjen dhe tani mendon …Dhe unë u bëj thirrje atyre që e disponojnë marrëveshjen t’ia tregojnë shqiptarëve se kanë detyrime për t’ja u thënë publikut këtë, për arsye se keni bërë shumë deklarata dhe kjo është transparencë. Dhe qytetarët shqiptarë të interesuar për reformën duhet ta dinë këtë. Rama ka shkelur marrëveshjenpër votimin konsensual të ligjeve. Pse e shkeli? E shkeli me qëllimin e vetëm që të kapë drejtësinë, atë që se bëri dot me Kushtetutë, ta bëj me ligje të tjera.

Edhe vettingu, dhe çdo procedurë tjetër mund të përfshihej në paketë negociatash dhe mundej plotësisht që të jepej data dhe të hapeshin negociatat. Natyrisht mund të thuhej se meqënëse janë në mes dhe zgjedhjet, të hapen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm deri sa të formohet qeveria tjetër, por caktohej data. Ama nuk u caktua data, sepse nuk të besojnë ty, s’të japin paradhënie ty, s’të beson kush, i ke kredencialet përtokë.

Ti thua se nuk ka një shtetar që tmë ketë folur për kanabisin. Po ja të të them që Schmid, ministër i bujqësisë së republikës federale gjermane i tha ARD-së, tv publik gjerman, pasi u takua me ty dhe me homologun e vet u kthye dhe i tha televizionit se ata janë të mbushur me kanabis. Kurse ty s’të duhet gjë, për ty rroftë Tahiri që të mbush xhepin. Kaloni nga një mashtrim në një tjetër.

Ju keni ndërmarrë një përpjekje të fuqishme diplomatike, për të cilën është normale po pse e mohoni.Në këtë përpjekje keni kërkuar modelin serb, për të cilin ju është thënë një Jo e prerë, nuk e merrni. Po pse? Sepse nuk ju besojnë, sepse nuk jeni seriozë, se jeni të pabesueshëm, epse jeni gënjeshtar. Të gjitha këto rëndojnë Shqipërinë, rëndojnë procesin.

I pashë miqtë unë, po ishin 15, i falenderoj, mirëpo Brukseli është një kopësht me 27 çelësa dhe me nja 2-3 kryeçelësa. Për ti hapur dyert, në Bruksel duhet të bindësh 27 çelës mbajtësit dhe nja 2-3 kryesorë, krye çelësmabajtësit. Mjaftojnë 2, ose 3 për të të bllokuar. Tani ti, duke organizuar një mëngjes pune do të mbulosh dështimin tënd? Dështimi yt është ekzemplar. Në këto 25 vite nuk ka patur ndonjëherë ministër më dështak.

Përmënde këtu marrëdhëniet. Po kur kanë qënë marrëdhëniet me Kosovën në këtë situatë që janë sot. Ju i çuat marrëdhëniet aty. Sepse Rama donte të dilte lider i gjithë shqiptarëve në një kohë kur është përçarës i të gjithë shqiptarëve. Përmënde marrëdhëniet me Greqinë. Nëse ti bën çështje midis teje dhe VangjelDules marrëdhëniet me Greqinë, ti tregon se je një hiç në rafshin politik, je një cop hiçi. Unë nukmerremseku qëndrojnë apo ku nuk qëndrojnë problemet por një gjë është e sigurtë që ato as nukikakrijuar Vangjeli e as nuki zgjidh dot me Vangjelin. Atozgjidhen siç zgjidhen marrëveshjet midis vendeve demokratike që kërkojnë të bëjnë një fqinjësi të mirë. Se harrove ti kur i çoje Alexit mesazhe me Vuçiçin në krah. Po Greqia pavarësisht nga problemet është një partner 20 vjeçar që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në NATO, në integrimin në BE, ka probleme po natyrisht ato probleme diskutohen dhe debatohen.

Pra, nuk i keni nga unë këto, por i keni katandisur vetë marrëdhëniet në këtë stad. Kur arritët të fusni pyka edhe në marrëdhëniet me Kosovën, ju qofshi. Por, dua ti them Ramës se të gjitha këto janë shprehje të një karakteri pervers personal të tij. U them qytetarëve që në histori, ka ndodhur rëndom që të sëmurë me probleme psikike të hypin në postet më të larta. Nukjemi ne të parët. Por problemi është këtu, se këta njerëz kanë një problem të madh. Këta nuknjohin keqardhje, nuk njohin mirënjohje, nuk njohin pendesë. Por këta gjithçka bëjnë ndaj dhe ky s’korrigjohet. Po pse ç’mendon ti se bën opozita këtu? Mendon se do të të lejojë ty të gënjesh nga mëngjesi deri në darkë se u hapën negociatat dhe pastaj tu thuash jo po do dali dhe një raport tjeter. Sigurisht shqiptarët do flasin, po me ty negociata nuk hapen.


Replikat në Parlament i ish-kryeministrit Sali Berisha, 2 dhjetor 2016