Së pari dua të vlerësoj zotin kanabist (Ahmetaj) Ju zotërinj, që ishit në Asamble të Partisë tuaj, a nuk ju tha ai (Rama) se për herë të parë në 20 vjet po ulim borxhin nën 20%? A nuk thotë ky tjetri këtu sot, vetëm dy javë më vonë, se borxhi është 71%?  Jeni bërë të neveritshëm! Në çdo fjalë që nxirrni, nxirrni një mashtrim. Ky që rrahu gjoksin, s’di çfarë është borxhi, që po bëhet famoz për injorancën e tij të plotë, injorancën totale në raport me çdo fjalë që nxjerr nga goja. Mendon se me zhgarravinat e tij do t’iu mbushi mëndjen të tjerëve.

Takova një mik këto ditë, të shquar jashtë, më dha librin e pikturave Rama tha, dhe që nga libri me ato zhgarravinat dukej që ishte i sëmurë psiqik tha. Cdo njëri që sheh atë (Ramën) e kupton që ka të bëj me një të sëmurë psiqik. Për fat isha dhe me dëshmitarë në këtë takim.

( i drejtohet Majkos)..Nuk buzëqesh për fjalët e mia ti Pandeli, buzëqesh për largimin e Blushit, sepse e nisi për ta marrë PS ai që s’është më aty, përfundoi anash. Priti ai tjetri dhe doli anash, kurse ty do të vijë PS-ja, duro!

Përsa i përket defiçitit primar ti (Ahmetaj) s’ke faj, je i pafajshëm për injorancën, ti nuk di ç’është suficiti primar. Ka qënë, ka ekzistuar katër vite me radhë. Sa i përket Fondit, mos luani me Fondin. Sepse largimi i FMN nga Shqipëria, në një kohë kur ju e morët borxhin publik 62% dhe e rritet 74%, largimi tij është kërcënimi më madhor që ka pësuar ekonomia shqiptare ndonjëherë. Fondi nuk mund të largohet pa zbritur borxhi nën 60%. Jeni ju që bëtë fushatë në katër anët e Shqipërisë për borxhin 60% që e lamë ne, tani doni të përzeni Fondin me borxhin 72%. Ju jeni larg artikullit 4.

Dua të informoj shqiptarët se përsëri, ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim. Sipas njoftimit të fundit, jo që s’janë 100 milionë dollarë por janë fiks 64 milionë dollarë. nNga 8 miliardë lekë u katandis kokoshi në thelë. Kreu juaj vrapon nga një vend në një tjetër duke rrahur gjoksin për 100 milionë dollar rritje, e cila nuk ishte gjë tjetër vetëm indeksim. Pse? Ju keni shkatërruar çdo gjë. Këshilli i ministrave sot ka në bordero 530 punonjës nga 128 që kishte në vitin 2013. Prandaj nuk vjen dot në parlament ai (Rama), ska si të vijë sepse regjistron çdo ditë një dështim. Dhe tani na thotë se do vendosin në shkurt për Fondin nëse do e përzenë. Nuk mund të vendosë vetëm qeveria për këtë. Qëndrimi ose jo i Fondit duhet të jetë e përcaktuar nga kriteret dhe jo nga vullnetet. Ke borxhin mbi 70%, Fondi nuk mund të largohet në asnjë mënyrë.

Keni mashtruar në mënyrë monstruoze Fondin. Morët borxh verbërisht. Dhe pse e morët borxhin? Vetëm për të dalë e për tu kapardisur ai që shet injorancë nga mëngjesi deri në darke, e për tu thënë që solli buxhetin më të madh në histori. O i lehtë në mëndje. Po po të marrësh borxh, buxhetin mund ta dyfishosh, po more më shumë edhe mund ta trefishosh, por barra e tij në të ardhmen të lëshon përtokë. Dhe për të thënë atë që thoja unë, se ky është buxheti më i madh, të cilin unë e thoja me të vërtet, bazuar mbi rritjen, edhe ky përsërit dhe thotë ky është buxheti më i madh në histori. Dhe rriti borxhin, i cili e këput me kryq Shqipërinë në borxh. Hajde uleni po të doni.

Pse ska investime? 50 e ca përqind i keni investimet. E kuptoni që jemi i vetmi vend, e vetmja ekonomi me defiçit buxhetor minimal dhe me rezultate inverse zero, në të gjitha aspektet. Po pse? Sepse ky defiçit buxhetor është i imponuar nga tjetër kush, kështuqë ju detyroheni të vini këtu, të sillni buxhetin, të shpallni se do bëni këtë e atë dhe s’bëni dot asgjë sepse do mbani 2%shin. Keni vetëm dështime në çdo fushë, dështim pas dështimi. Po të shihni letrat rezulton se ju keni përcaktuar për investime këto tre vjet 2.3 miliardë dollarë. A e dini çdo të thotë 2.3 miliardë dollarë? Do të thotë të ndërtosh 7 herë rrugën e Arbërit, të ndërtosh autostradat e mëdha që janë ndërtuar plur rrugën e Bregut. Ku janë, ku i keni, ku shkuan?I vodhët, askund tjetër. Rrugët zhduken, ujësjellësat zhduken. Cfarë jeni ju? Ju jeni deputetë me duar në xhepa. A e kuptoni pse nuk ju duan zgjedhësit ju? Ju nuk shkoni dot në zona, asnjëri prej jush nuk shkon dot në zona. Se ju pyesin “tani erdhe, po ku ishte tre vjet? Tani vini për votën”. Kudo ja u shtrojnë këtë pyetje. Harrojeni se ja u jep më kush votën! A ka gjë më të trishtuar, a ka gjë më të dhimbshme se një qeveri që ka dorëzuar pushtetin tre vjet më parw, të tejkalojë disa herë në vlerësim qeverinë aktuale. Por kjo nuk vlen. Po pse? Sepse ajo ishte, është një ish qeveri, dhe njerëzit duhet të jetojnë me të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Ndërsa ju, ja u shkatërruat të sotmen, ja u kanabizuat të sotmen.

Zotëria (Rama) nuk vjen dot as në parlament tani. Njëriu që shet injorancë kudo. Nuk e kam fjalën vetëm për historinë kur them këtë, sepse historinë nuk ja kërkoj atij pasi ai është elif matrak në çdo gjë që flet. Shkon në Gjirokastër dhe thotë se ky është investimi më i madh në 25 vitet e fundit. Në një kohë kur i gjithë rrethi i Gjirokastrës ka patur të pa asfaltuara vetëm 7 kilometra rrugë, nga maja e Cajupit deri në Koshovicë. Shkon në Skrapar dhe i drejtohej fshatarit duke aluduar se i kishte ardhur i dehur në takim. Po ti që shkon i droguar? Pse ç’kujton se nuk e dinë ata se ç’është droga? Po nëse ndonjë mund të ketë kthyer ndonjë gotë, nuk vjen pasi ka marrë ndonjë vizë ama. Cili është më keq, ti që merr vizë dhe shkon aty apo ai që ka kthyer ndonjë gotë?

Dy përshëndetje ka për fshtatarët; njërën e ka si cub: “të fala gruas” i thoshte fshatarit, tjetrën e ka si drogmën: “të fala hashashit”. Dhe qarkullon nga një fshat në një tjetër, nga një zonë në një tjetër duke menduar se ka përpara budallenj, duke menduar se ka përpara njerëz që s’dinë asgjë, duke menduar se ka përpara njerëz analfabet. Nuk e di që secili prej tyre, me eksperiencën e madhe të jetës që ka, me integritetin dhe dinjitetin e tij, i jep ujë në bisht të lugës piktorit dështak. Vetëm një gjë di të thotë; 300 milionë kredi kemi, shkoni merrini. Pse nuk ja thoni ju? Pse nuk i thoni se në të gjithë botën, në të gjithë Europën krahas kredive është subvencioni, se nuk ka vend në Europë dhe në botë që nuk i jep fshatit subvencione përveç kredisë, se çdo fermer në hapësirën e BE merr 3 euro subvencion për lopën. Pse nuk ja thoni këto? Gjoja përfaqësoni zonat fshatare ju. Eshtë bërë si dhelpra me rrushtë, bëj një kooperativë dhe merr një kredi thotë. Heq subvencionet në fshtara dhe thotë billni kanabis. A e dini teorinë e tij të fundit? Teoria e tij e fundit është se kanabisi na ka ardhur për shkak të ligjit 7501, se e bëri Berisha ligjin 7501.

Ndaj dhe mendoj se zotëria duhet të vijë këtu sot, ka një seri problemesh për tu ballafaquar me shqiptarët. Nuk mund të ballafaqohet vetëm me monologje, me sulme të shplara që i bën mediave dhe portaleve, me sulme absurde që i bën opozitës, se nuk po them me sulmet që i bën Sali Berishës se për ato unë e falenderoj se me ato më nderon ai mua. Cdo sulm i tij mua vetëm pikë më shton. Le ti bjeri Shqipërisë kryq e tërthor me sulme kundra meje dhe unë e përgëzoj.

Për ta mbyllur këtë fjalim…

Pandeli po të buzëqesh PS-ja, dhe siç thotë një fjalë e popullit: “qenit kur i vjen ngordhja, shkon dhe urinon në derë të selisë”. Kjo po ndodh dhe me ju po kjo është puna juaj. S’keni shpëtim!

Fjala e pasdites ne Kuvend

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Zoti kryetar!

Zonja kanabina!

Zotërinj kanabistë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë

Sot, më shumë se kurrë, duke ndjekur betejën nacionaliste të Edvin Kristaq Ramës ndaj armikut të rrezikshëm dhe të madh Vangjel Dule, paçka se ka qënë aleat i të dy krahëve sa herë kanë patur nevojë për këtë “armik të rrezikshëm”, duke ndjekur këtë betejë, më janë dukur reale dhe profetike, fjalët e Nitzches që thotë “nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave”!

Të vish këtu duhet të jesh i papërgjegjshëm, siç është, duhet të jesh i pashpresë, siç është, duhet të jesh i marrë fund, siç është. Të mbash parlamentin me një orë fjalim për të na mbushur mëndjen se Dule qënka autori dhe shkaktari i ligjit të luftës me Greqinë, se qënka Dule armiku kryesor,  apo për të na thënë këtu se qënka Dule problemi i të gjitha problemeve të Shqipërisë, jo vetëm që është një diskur i neveritshëm por folklorik dhe diletantesk deri në vjellje, tejkalon dhe nausenë e Sartrit.

E vërteta është se prapa këtij qëndrimi qëndrojnë interesa strikt mafioze për Himarën. Nuk dua të ndalem, pasi nuk ka asnjë diskutim që Himara është dhe mbetet në shekuj një bastion i shqiptarizmit. Kjo është jashtë çdo diskutimi. Nuk po shkoj në historirat e moçme por do ndalem pak në historinë e 15 viteve më parë, atëherë kur u krijua aleanca mafioze për fitoren e kandidatit socialist, dhe kandidati i PDIsë u shpall kandidati i Greqisë, kandidati socialist u shpall kandidati shqiptarizmës paçka se ishte e tëra interesa trojesh dhe mafiesh dhe asgjë tjetër.  Cfarë tha ambasadori grek i pranishëm aty? Këtë që na dhuruan socialistët shqiptarë nuk e kemi arritur dot 300 vite me radhë. Pse? Sepse dokumentat e 300 viteve faktonin se Himara ishte ajo që thashë, bastion i shqiptarizmës. Dokumentat nga studiues e shkrimtarë nga e gjithë bota e faktonin këtë.

Në vitin 1992 kur u bëra President, kishte këtu një punonjës të ambasadës amerikane, i cili bëri 150 vizita në Himarë dhe unë habitesha se ç’bënte ky në Himarë. Dhe pas këtij rezultati del që Himara ishte ajo që themi. Pas hulumtimit që bëri më dhuroi një dokument të viteve 30 që konsulli i SHBA i dërgonte departamentit të shtetit. Nuk kam ndërmënd të hyjë në këto debate tani, pasi unë e shpreha qëndrimin tim, por kam ndërmënd ti them zotërisë, se për pallatet e Koço Kokëdhimës nuk mund të shesësh këtu nacionalizëm. Se po të jetë puna, i heq të mbathurat sa herë ta lyp ty nevoja. Kaq nacionalist je ti. Dhe ata që besojnë nacionalizmin e Edi Ramës dhe që e duartrokitën, ata janë të verbër se ska gjë të përbashkët fare me të. Ka interesa mafioze strikt dhe interesa karrigeje, pushteti.

Zonja dhe zotërinj,

natyrisht sot ngjarja e madhe duhet të ishin fabrika e madhe e drogës në Rrëshenme 7 tonelata, e mbrojtur fuqishëm nga policia e Mirditës, e drejtuar nga banda e kryetarit ët Bashkisë, Ndrec Deda, ish ndihmës i Edi Ramës për ndërtimet pa leje në Inspektoriat, dhe e drejtuar nga mbështetësi i fuqishëm i Ramës, pronar i fabrikës, një farë Kastriot Reci, por saktësoj këtu se ka tre Kastriot Reci por ky është nipi, djal i motrës së Zef Brozit. Pra, çfarë ndodhi. U arrestuan 20 gra e fëmijë kurse Kastrioti, si të gjithë banditët kryesorë të tjerë nuk i hyri ferra në këmbë por u largua, paçka se në dosjet e tij palë palë, vetëm me njerëzit e tij në Itali e ku i ka, merret me të gjitha llojet e trafiqeve. Paçka se vendin e ka mbuluar kanabisi, nga thellësitëe Alpeve, Stani i poshtëm e deri në Pogon po njëri përgjegjës, bos trafiku nuk arrestohet dhe nuk vihet para ligjit por kapen vetëm disa fëmijë e gra të mjera, sot dëgjova se ka edhe gra shtatzëna që shkojnë punojnë për të fituar pesë lekë për fëmijën që presin pasi ky është i vetmi front pune që ofron njeriu që, vesin e tij, përdorimin e drogës po e rrezaton në mbarë kombin shqiptar. Dhe ja doli.

Dëgjoja sot me dhimbje të madhe, një pjesëmarrëse në një shou të rëndësishëm në Gjermani, tek thoshte para mediave se vendi saj është bërë i njohur për drogën dhe prostitucionin. Mos ia kini për të rëndë asaj, sepse ajo e ka thënë me dhimbje dhe jo me krenari atë gjë. Por nëse themi që s’jemi bërë, hajde të themi për qindra artikuj ku shkruajnë se Shqipëria është bërë Kolumbi e Europës, hajde të themi Shqipëria kanbistan, hajde të themi që kryeministri shqiptar mohon e mohon pastaj detyrohet të ftojë të gjithë ambasadorët në zyrë pasi ka plasur kanabisi e ka marrë dheun. Kreu i vendit thotë çmë duhet mua Këshilli i Sigurimit Kombëtar, paçka se në territorin e tij, të republikës ku ai është shef ekzekutiv ndërtohen aeroporte pa leje, ilegale, me të cilat transportohen armë, drogë dhe të gjitha trafiqet e tjera kriminale.

Sogurisht Këshilli i Sigurimit Kombëtar për këtë bandë që trajton territorin e vendit në këtë mënyrë, që trajton Shqipërinë dhe shtetin në këtë mënyrë nuk mund të ekzistojë. Nuk ka këtu siguri kombëtare dhe institucion të tillë kur asnjë pëllëmbë e territorit nuk kontrollohet nga askush tjetër vetëm nga banditët, trafikantët, njerëz të qeverisë të implikuar me krimin. Kjo është e vërteta.

Një herë thotë se për kanabisin fajin e ka opozita. Po tregoheni të trashë, injorantë. Po kush e pyet opozitën nëse kjo nuk do ishte realitet? Ju jeni qeveri por keni frikë nga vetja juaj. Ju duhet ta dini një gjë, që për të dëgjuar opozitën, e cila gjithnjë është kundërshtare, çdo qeveri tjetër dhe çdo institucion tjetër nuk i thotë plaç por matet dy herë për ta marrë për të vërtetë. Si do fshihni ju kanabisin që ka shpërthyer në të katër anët e vendit? A mund të na thoni ju? Po kush në botë përveç një mëndjeje të sëmurë si ajo e Edi Ramës nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

Edhe një herë shtroj pyetjen se cili boss droge është arrestuar deri tani? Ligji arreston të gjitha kryetarët e komunave që s’kanë njoftuar policinë. Cili prej tyre është arrestuar? Asnjë prej tyre. Po sepse po ndahen paratë me ta. Pra, kjo është situata me kanabisin dhe i keni bërë vendit shërbimin më të keq në historinë e tij. Ne kemi dalë nga një labirint pasi kemi patur emrin më të keq në histori dhe tani i shtojmë këtë. Del këtu zotëria, njëriu që quante Luftën Nacional-çlirimtare një luftë civile. A doni t’ja u lexoj shkrimine tij tek “Refleksionet”? A doni t’ju lexoj se ç’thotë ky për gjeneral Enver Hoxhën të udhëhequr nga jugosllavët. I keni tek libri. Dhe tani del e bëhet avokat i krimeve kundër njerëzimit, i genocideve, veprave monstruoze, ku edhe ata që i kanë kryer janë detyruar në një farë mënyrë të njohin aktin e tyre çnjerëzor. Dhe ju lejoni në këtë parlament të dalë dhe të thotë se ne jemi pasardhës të partizanëve kurse ju të ballistëve. A e dini çka thënë ky për partizanët? Ja u lexoj unë: “Edi Rama kërkon denoncimin pa kompromis të veprimtarisë kriminale të PPSH deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit”. Kurrë nuk kam thënë të dalin jashtë ligji subjektet politike, përkundrazi kam thënë të reformohet, dhe kam vlerësuar çdo hap që kanë bërë….

(Hyn Rama në sallë) …Erdhi ky? E di si është puna me ty zotëri, tre orë më parë të lashë përshesh, tani të gjej qull. Ky njëri ka marrë fund, dhe unë ju them se i ka përpëlitjet e fundit në pushtet. Njëri që s’ka kurajo, i mban dekretet e presidentit në sirtar. Shkon i lutet Ilir Metës me orë të tëra që mos ti sjelli për votim se përndryshe bie. Po ska burrëri ai, ndaj është bërë pelte, qull është bërë.

Ti lexoj këtu unë ty: “Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncim të plotë të origjinës së historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qënë parti e ligjshme”. Janë të miat apo të këtij zotërisë (Ramës) këto?

Vazhdojmë: “U ulëm për zbërthimin e mitologjisë së 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë, në themel të kolltuqeve nisi tërmetin. Pra ata mund të kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në konferencën e Pezës është vendosur çështja e shtetit kurse …”

…Unë po ti lexoj me korrektesën më të madhe dhe nëse deformoj një fjalë të vetme hajde thuaje.

“Kongresi i Përmetit quhet si legalizimi fitores së komunistëve në luftën civile dhe që i mohoi të drejtat kombit shqiptar”. Ja ku e keni.

S’më kuptove drejt kur të thashë qëparë se kur i vjen ngordhja qenit, vjen dhe urinon në derë të selisë. Se ky (Rama) do ikë nga selia, ska punë me ju ky, ja çka thënë për ju ky. Ja o socialistë çka thënë për ju ky që ju udhëheq sot.

“Kongresi i Përmetit, me fillimin e luftës civile nga komunistët ju mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike”. Janë që të gjitha këto, dil dhe lexoji nëse i ke thënë ndryshe, kam këtu dhe “gjeneral Enver Hoxha nën drejtimin e jugosllavëve i dha Luftës Nacional-Clirimtare drejtësisë karakter të luftës civile.”

Meqë e hapa temën do them dhe vetëm dy fjalë. E kam thënë dhe e them rap se është një faqe e ndritur Lufta çlirimtare. E kam thënë, e them dhe do ta them gjithë jetn time. Duke thënë këto, e them dhe do ta them se që në momentin e themelimit të saj nga Mugosha dhe Begoviçi, si reparte  i partisë komuniste të Serbisë, me porosi të komitetit. Organizoi Luftën nën udhëheqjen e Mugoshës. A e di ti që nuk u emërua sekretar i parë ai? A e di ti që i dhanë çelsat e financës dhe sekretar i parë e mbajtu Dushani për kohë të tërë derisa e rekrutuan? Lexoni historinë. Pasi e rekrutuan e vunë në krye, natyrish Dushani urdhëronte. Erdhi një moment brilant në historinë tonë me ndihmën e qeverisë britanike, dhe ky moment i jashtëzakonshëm ishte konferenca e Mukjes, e cila bashkoi forcat e shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet ideologjike, në luftë kundër pushtuesit, por mbi të gjitha, përcaktoi si zgjidhje të çështjes kombëtare Shqipërinë etnike. Zgjodhi Komitetin e Shpëtimit Kombëtar me një krye një eksponent kryesor të Ballit, intelektual i shquar Hasan Dosti dhe zgjodhi komandant të njësive partizane të Shqipërisë, njëriun që në konferencën e Pezës ishte krah për krah me partizanët, komandantin legjendar Abaz Kupin. Brenda një jave, ndërhyrja e serbëve ishte violente, ishte shkelmim dhe këtë e detyruan dhe Enver Hoxhën duke kryer dhe aktin e madh të tradhëtisë kombëtare.

U bë debat këtu këtë javë për ata që dekoroi presidenti republikës. Ore të mjerë, krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë, nuk do të thotë se pse je në luftë të kryesh krime monstruoze. Genocidi nuk parashkruhet kurrë. Krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen kurrë.

..Dhe këtu del një avokat i xhelatëve serbo-shqiptar dhe përmënd origjina. Në vend se të dënonte me ashpërsinë më të madhe. Po, pas abrogimit të Mukjes është shumë e vërtetë që një pjesë e konsiderueshme e Ballit filloi rrugën e bashkëpunimit, dhe ajo është tradhëti e mirëfilltë kombëtare. Por një pjesë e madhe e tyre nuk bashkëpunon kurrë, u vranë dhe nuk bashkëpunuan por qëndruan besnikë ndaj flamurit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Këto janë të vërtetat. Dhe Enver Hoxha, pas tradhëtisë së shtatorit, do bënte në 1944 tradhëtinë e 12 janarit, marrëveshjen e Bujanit, e cila përsëri bëri që shqiptarët, edhe serbët në atë konferencë, të firmosin që çështja e Kosovës të vihet në plebishit, të zgjidhet me referendum, me vetvendosje. Vetvendosja ishte parim i shpallur nga karta e Atlantikut. Enver Hoxha përsëri fill shkelmoi dhe dërgoi brigadat partizane në Kosovë, në një kohë kur aty s’kishte këmbë gjermani. Disa prej tyre shkuan në Bosnjë luftuan, të tjerat iu kthyen së bashku me brigadat serbo-malazeze, shqiptarëve të Kosovës dhe kryen një genocid të shëmtuar dhe krime kundër njerëzimit, organizuan masakrën e Tivarit.

Këtyre u dilni zot ju?

A e dini ju që në vitet 45-47 janë vrarë shqiptarë 4 herë më shumë se sa në vitet 98-99 në Kosovë? Dhe të gjitha këto me ndihmën e shqiptarëve, të Ramiz Alisë, Manush Myftiut, Shefqet Peçit, dhe kriminelëve të tjerë. Pra Kjo është historia. Do ti thoni gjërat siç janë a jo.

Ju na thoni se Tito deshi të fuste divizionet dhe Enver Hoxha ja refuzoi. Enver Hoxha pranoi divizionet, pranoi bashkimin. Nuk ishte burrë i zgjuar ai. Ai ishte një tradhëtar i ndyrë, i pashëmbullt në historinë tonë kombëtare, i cili bëri gjithçka për të bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë. Të njëjtën gjë mbajti ai në 68, në 82, ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe e vërteta është se në një farë mënyre po vazhdon dhe ti kështu. Skllav i mjerë i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tu, me një servilizëm të pështirë, ekstrem. Ti që shkon pllaq e plluq, hap ekspozita dhe shet libra dhe thua s’jam as hero e as tradhëtar. Ti je një batakçi i vërtetë.

Ju vërtet vini nega bllokmenët por juve ju takonte që ndaj Luftës të mbani qëndrim. Unë nuk jam dakort me atë që ke thënë. nuk e pranoj unë për luftë civile atë. Kishte aspekte të luftës civile por nuk ishte luftë civile. Ishte luftë e cila vlerësohet sepse rreshtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga ana e drejtë e ghistorisë, ishte luftë në të cilën u derdh gjak dhe u vranë mijëra shqiptarë për liri dhe dinjitet, për bashkim kombëtar. Por ishte luftë e cila u tradhëtua, ishin ideale që u tradhëtuan nga një klikë banditësh në krye, injorantësh, agjentësh që nëpërkëmbin këtë luftë. Në vend se të përshëndesësh ghestin e presidentit të republikës, në vend se të shkosh të vendosësh një tufë me lule tek ata fshatarë që u ekzekutuan vetëm se urdhëroi Dushani, i cili donte me çdo kusht të mbillte farën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri dhe ndizesh me anën e Enver Hoxhës, dhe pastaj mendon se do i mbulosh këto me Vangjelin, duke çuar në hell Vangjelin. Vangjeli aty ka qenë dhe aty do mbetet. Si bën dot gjë Vangjelit ti. E vërteta është se Vangjeli do të nxjerr ty nga politika. Ti do ikësh, i ke kohërat e numëruara, je kot në politikë tani.

Zonja dhe zotërinj,

Në vitin 90 ka me qindra artikuj. Asnjë prej tyre nuk ka thënë që PS-në ta nxjerrin jashtë ligjit. Asnjë prej tyre përveç teje, pasi je i vetmi, je një ekstremist. E di pse e ke thënë këtë? Pasi e nisi Nexhmija me çdo kusht të merrte PD-në dhe mori atë që meritonte, u kthye ta merrte ky PS-në. U bë copa të merrte PS-në. Dhe pasi nuk mori dot PS-në, shkroi mbrapa në librin “Refleksione”, se këtë parti duhet ta nxjerrin jashtë ligjit. Unë të kam ty libër të lexuar, nuk ka libër më të mërzitshëm por prap së prap unë ti them gjërat.

Shqiptarët nuk kanë hallet e Vangjelit. Janë 45%  e fermerëve shqiptarë që po jetojnë e po zhyten çdo ditë e më thellë në mjerim. Fshati shqiptar para 10 vitesh kishte absolutisht infrastrukturë reale mesjetare. Në fshatin shqiptar kudo që shkoje gjeje rrugë të qerreve, të cilat janë hapur që kur ka filluar rrota ët funksionojë. Se harroj kurrë kur kam shkuar në Peqin, dhe shkova inaugurova një cop rrugë e cila për hir të së vërtetës ishte e shkurtër, të çonte në fshatin Pajovë, dhe kur më thonë ata se kjo është rruga e parë që asfaltohet në të gjithë rrethin përveç aksit kombëtar, u them sinqerisht se 90% e të gjitha rretheve ishin në atë gjëndje.

Gjatë 8 viteve, ne investimin më kryesor e kemi bërë në fshatrat shqiptar. Ne kemi invetuar dhe ndërtuar e rindërtuar në fshatrat shqiptare mbi 8 mijë km rrugë, mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime, qëndra shëndetësore. E kemi bërë këtë me një parim, se pavarësisht se ku banojnë, fëmijët e këtyre njerëzve të kenë kushte të përafërta infrastrukturore me qytetet. Të mos kenë vuajtjet e baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Ky ka qenë parimi nga i cili u udhëhoqëm. A i përfunduam? Jo. Këtu në këtë parlament kam deklaruar se kur erdhëm në pushtet ishin 2430 km rrugë të asfaltuara prej 18.300 km rrugë në Shqipëri. Pra mbetën disa mijëra. Ky zotëria, Nastradini u thoshte shqiptarëve se s’janë rrugë këto, se do u bëj rrugë midis parcelave.

….(Rama largohet). Iku? Zoti kryetar nëse ai bën kështu më mirë të marri një uturak nëse s’rri dot pa shkuar në banjo dhe të rri aty…

Pra, u ndërtuan dhe rindërtuan mbi 8 mijë km, u bë diçka për infrastrukturën. Nuk u përfunduan por absolutisht fshati meritonte përsëri. Unë e kuptoj bllokmenin që e ka kompleksin vetëm tek Blloku dhe qendra. por unë kuptoj atë fshatarin në Gurakuq etj, pa rrugë, se nuk ja çuam dot, ja çuam deri në Labinot. Harroni se ky do mendojë për fëmijët e tyre. Se ky vërtet mund ta ketë rrugën më gropa këtu por prap e ka shkollën gjysëm ore apo çerek ore, kurse atij i duhet të bëj dy rrugë për të shkuar në shkollë. Ai po të sëmuret vdes natën, ska asnjë lloj ndihme. Ndaj dhe nga 2.3 miliardë euro që keni investuiar, ju nuk dilni dot këtu për të treguar se keni inevstuar në infrastrukturën e fshatit as 10 milionë euro. Sepse ju keni një urrejtje, një përçmim, një neveri, një mosvlerësim, për punëtorët e tokës, për njerëzit të cilët shkrihen me punën e tyre në tokë për fëmijët, gratë, për familjet por dhe vendin e tyre. Mendoni ju për ta? Akti parë që bëtë i hoqët grantet. Nuk hiqen grantet more. Merr dhe lexo nëse gjen një vend europian që ska grante për bujqësinë. Po jepi një shtytje atij fshatarit. Dhe mbi këtë bazë edhe ne nuk është se bëmë ndonjë mrekulli, 45 projekte paguam, por u mbollën 11 mijë rrënjë ullinj. Edhe superprodhim mund të ketë, edhe dëm prodhimi mund të ketë por ama 100 fabrika të vogla u ngritën. Shumica me kredinë tonë, një pjesë e mirë pa kredinë tonë. Dhe mos harro se investimi në ulli është investimi më afatgjatë dhe më i qëndrueshëm. Dhe mos harro se zona kodrinore e Shqipërisë e ka kulturë të artë ullirin. Harroni se Shqipëria është një nga vendet më të përshtatshme për arrorët. Kishte gjithsej 500 mijë rrënjë lajthi, arra bajame, u bënë 1 milionë rrënjë. Puna e parë që bëtë ju ishte shkelmimi tyre. I thoni fshatarëve të marrin kredi. Shumë mirë, plotësisht dakort ti jepni kredi por kredia nuk zëvëndëson kurrë subvencionin.

Atëherë në vend të grabteve u dhatë kanabis. Kryet krimin e shëmtuar, orientuat fshatarin shqiptar drejt kanabisit.

Pra kjo është gjëndja katastrofale e bujqësisë. Kudo që shkon, a e shihni me çfarë fisnikërie flasin dhe çfarë përgjigjesh marrin nga Rama. Në Troshan fshatari i kërkonte projekte ky i thoshte merrni NIPT-in.

Ju jeni bërë që s’keni pikën e ndjeshmërisë ndaj qytetarëve, ju duken miza ata.

Zoti kryetar,

Ky ishte viti zi në historinë e arsimit shqiptar. Do kthehemi bashkë tre vjet më parë. A ju kujtohet ju beteja e tij kundër universiteteve private? A ju kujtohet që nuk la fjalë në botë për to. A e dini si është sot situata? Sot ka gjithsej 15 universitete dhe shkolla të larta publike, ndërsa private janë 24 shkolla të larta dhe private. E dini çfarë janë këto? Universitetet private i çuan trajstat me para zotërisë, e peshuan në kandar Ramën.

Që të gjitha univeristett paguan përveç dyve. si shpëtuat ju, si nuk kaluat në gijotinë. Ja pretë gijotinën me trajstat me para. Ja u them unë ligjin tuaj. Cdo vit regjistroheshin në universitetet e vendit me kohë të plotë dhe të pjesshme 38.000 të rinj. Sot janë regjistruar në universitetet publike të vendit 16 mijë më pak. A e dini ju që në krye të marrjes së studentëve është universiteti privat “Kristaq Rama”. Ske vetëm shkollën ti, ke dhe universitetin, të ka peshuar në kandar ty ai, që bën dhe ligjet e tua, mos më bëj të flas. Pra, a u betua ndrikulla e arsimit se po ngeli një le të vijnë të më thonë. Ja ku po ja them se vetëm nga këta janë 4.300 të cilët nuk u regjistruan dot dhe një pjesë e tyre shkoi tek privati, një pjesë e tyre mori rrugët e mëmëdheut, iku në emigracion, iku refugjat për të mbijetuar. Kjo është drama dhe tragjedia që krijuan këta në arsimin shqiptar. 600  e ca studentë më shumë ka marrë universiteti Kristaq Rama. 300 e ca studentë ka marrë universiteti Lindita Nukolla, e kështu me radhë të gjithë universitetet që mbajnë emrin e këtyre të korruptuarve të cilët shkatërruan arsimin shqiptar.

Le të marrim masterat. Nëse ministri arsimit u thotë univeristeteve të vendit se do mbyllet regjistrimi për mastera me dt 11 tetor, në një kohë kur provimi i shtetit është me dt 13 tetor dhe për tu regjistruar duhet çertifikata e provimit të shtetit, a nuk është kjo një cinizëm, një akt çnjerëzor për ti përjashtuar nga masteri vetëm prej provimit.

A e dini çfarë afati u ka dhënë privatëve ndrikulla? 21 nëntorin u ka caktuar afat për regjistrimin e masterit, kurse për publiket ka caktuar 11 tetorin. Duke shpallur armik Vangjelin nuk i mbuloni dot këto. Ti je një korruptor, je një hajdut, ti vjedh natën e ditën edhe kur fle.

Po marrim tjetrën.

A e di ti Ledi (Shamku) që akciza e naftës nga 45 mijë tonë që ka qënë ka zbritur në 6 mijë ton, 39 mijë ton i piu Edi Rama me Besnik Sulën. Ka qënë zhdoganuar 45 mijë ton nafta, zhdoganohet 6 mijë tani, 39 mijë i piu Besniku me Ramën me kompaninë Armo që kanë krijuar.

Tani dua të flas dhe një herë për borxhet. U fol këtu për 13-tën, për borxhin e madh dhe thoshte se 35 mld lekë tvsh pa rimbursim dhe detyrimet e shtetit ndaj biznesit ishin 78 miliardë. A e dini ju se sa janë sot detyrimet e biznesit ndaj shtetit? Janë 178 miliardë. A e dini ju çdo të thotë 178 mld? 178 mld edhe për pak janë të gjitha investimet e bëra në Shqipëri. Ky pra e ka 100 mld më shumë. Sikur të kishte ruajtur ky nivelin tonë, me 100 mld kishtë ndërtuar çdo rrugë dhe rrugicë të fshatit, ja u kishte shtruar dhe ato rrugët mes parcelave që thoshte.

Së fundi, kam pas fatin të njoh një nga avoketërit më të mëdhenj të botës, rastisi që erdhi këtu me titull ambasadori. Dhe takoi njëri prej jush, një bos tuajin. Pasi u kthye më tha keq e ke punën ti. Se me eksperiencën time tha, kam pasur disa të njohur që kishin vjedhur nga një bilion dollarë por asnjëri prej tyre nuk ishte që donte të vidhte bilionin tjetër, sepse ishin ngopur me vjedhjet.

Tani ky, pasi ka vjedhur me koncensionet. me check-up, me CEZ prap nuk ngopet. E përgëzoj zonjën Vokshi, ja u bëri radiografinë. Por prap cfarë ka dalë? Del që ndrikull Nushi, nga 430 mijë check up-e që duhet të bënte për të marrë paratë, ka bërë 310 mijë dhe ka mangut dhe 115 mijë. Beqja ja ka dhënë paratë edhe për këto 1o0 e ca mijë që s’ka bërë. Po si nuk keni ndërgjegje që vidhni në këtë mënyrë. Ajo është një hajdute e paftyrë që vjedh të sëmurët dhe merr para për punë të pa bërë. Përfaqsuese e një klani gjakpirës, klanit Nushi, që ndan paratë me këtë hajdut këtu dhe me këtë tjetrit. Si mund të marrësh paratë për një gjë që ske bërë. Po të vret Zoti për paratë që u merr të sëmurëve.

Nga ata 200 e ca mijë, të dhëna të sigurta thonë se nuk janë as 105 mijë dhe 100 e ca mijë të tjerë janë fallco ndaj dhe ka nxjerrë mekanizmin që nuk jep listën me të dhënat.

Zoti kryetar unë ju them këtu se ne nuk duhet ta lejojmë kurrë këtë gjë. Ose ju do na garantoni ne kontrollin mbi këtë gjë, ose do nxirrni listën e emrave dhe ta kontrollojmë një për një, emër me emër.

Cfarë ndodh tjetër? Nuk na ndahen këta familjarët ne. tani marr një sms për zonjën e nderuar Albana Fico, ish kunatën tënde, ku më thonë se i detyrojnë pacientët të shkojnë të bëjnë analizat në klinikën private të saj në Komunën e Parisit, pra në klinikën e shokut Xhemal, shokut Edi. Ndaj çohen të sëmurët nga spitali për të bërë analizat në klinikën e kunatës së shokut Xhemal.

“përshëndetje zoti Berisha. Ju informoj se pacientët detyrohen të shkojnë të bëjnë analizat në klinikën e zonjës Albana Fico, nëndrejtoresshë e QSUT, që mbështetet nga ministri Beqja pasi është kunatë e zotit Bledi Cuci”. Në fakt është dopio kunatë ajo, se ka qënë kunatë dhe e jotja (Ramës) se sa për Cucin spo pyet njëri.

Ndërsa për atë bixhozxhiun, i cili është i dënuar nga gjykata për shpifës e trillues, i cili ka patur çështje të hapur nga gjykata për përdhunim të një të sëmure më aids, tani do them dy gjëra për të. Ai thonë se merr 15% për çdo dru që pritet dhe rrënjë hashashi që mbillet. Por të jem i sinqertë që këto janë thërrime me ato të Taulantit të madh, Edvin Kristaq Ramës.

Pra këto ishin të dashur miq probleme shumë më madhore për shqiptarët se sa shpallja armik apo shpallja grek e Vangjel Dules.


Fjala në Parlament i ish-Kryeministrit Sali Berisha, 3 nëntor 2016