Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është thellsisht korruptiv.

Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator

Firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë.

Kompania  “Integrated Technology Services” e regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit,  15 ditë pas shpalljes së tenderit shton në objektin e aktivitetit të saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës, në portalin e prokurimeve publike   është  publikuar vetem një tip kontratë bosh.

Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e investimit dhe as tarifat koncesionare.

Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit si subvencion,  por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për pagesën  fillon nga Data e fillimit të punimeve.

E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit. Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e mbetjeve.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë transparence  dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij korruptive me ligjin e mbetjeve .

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe fyen këdo që është kundër.

Afera korruptive mbi të cilën po ngrihet ky impiant i djegjes se mbetjeve është  arsyeja e dhunës se ushtruar një dite me parë ndaj banorëve të fshatit Portez që kundeshtojnë ndertimin e  ketij impianti.

Paraja dhe pushteti është interesi i vetëm i Edi Ramës.

Prandaj nuk bën transparencë,  prandaj i tradhëtoi ashiqare 65 mije qytetarët që firmosën për refendum.

Partia Demokratike kërkon nga prokuroria një hetim të shpejte për afere korruptive të impiantit të diegive të mbetjeve në Fier.

Për para dhe pushtet me drogën dhe plehrat,  Edi Rama po kthehet në kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.


Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 29 Tetor 2016