Zoti kryetar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Një ngjarje dramatike ka ndodur sot në shkollën e Pskuqanit. Ja se çfarë më shkruan në ora 13:20 prindi i një nxënësëje: “Përshëndetje zoti Berisha, jam orindi i një goce që studion në shkollën 9 vjeçarë Jashar Hoxha në Paskuqan dhe sot ka ndodhur një ngjarje që policia sdo ta shfaqë por do ta fshehë si ngjarje e rrezikshme në shkollë. Kanë djegur hashash ca njerëz të paidentifikuar dhe policia ska bërë asnjë lëvizje për kapjen e tyre dhe e shfaq ngjarjensi helmim dhe e shfaq këtë helmim si një ngjarje që nuk ka lidhje me djegien e hashashit.”

Policia po fsheh një krim të shëmtuar ndaj nxënësve të shkollës. Policia fshehu aktin kriminal që ndodhi ndaj prokurorit të Matit. Policia është bërë vetëm zbatuese e një direktive; djegin gjithsej 1% të kanabisit që presin, grumbullojnë për Partinë Sociliste, për llogari të PS dhe çunave të krimit98% të të gjithë kanabisit që pritet, i cili nuk ësht ëmë shumë se 3-5% të kanabisit. Po ndodh një femnomen i paimagjinueshëm. Kanabisi është bërë bimë shtetërore, bima e shtetit kanabist. Dje nuk janë zbuluar 10 ton por 22 ton kanabis por kudo kanabisin Rama ka porositur në mënyrë të prerë që çdo rrënjë që pritet të kalojë në magazinat e partisë. Po le ta ndajmë këtë me atë që u nodh fëmijëve pasi është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë të vërtetën. 

***

Replika e z. Berisha pas fjalës së Ministrit Beqja

Degradim total i sistemit shëndetësor, jo nga paaftësia e mjekëve por nga organizimi i bazuar në parimin e babëzisë. 

Ky është shembulli më tipik sesi paaftësia dhe korrupsioni të shurdhon, sesi babëzia dhe korrupsioni të nxjerr trupin jashtë shpirtin, sesi të zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore. Por një ministër qoftë edhe toksikolog nga profesioni, nuk mund të flasë kurrsesi në këtë mënyrë.

Akti i parë që bën është që të presim rezultatin e analizave. Se nuk ka logjikë që e pranon që 9 vajza të shkojnë me urgjencë në spital. Mos na bëni që të lëshojmë hipoteza të tjera. Kanë ndodhur helmime të rinjsh dhe është thënë që nuk janë helmuar, por pastaj kanë dalë helme të rënda.

Duhet të vijnë analizat e toksikologjisë. Se e dini çfarë i bënë këta mjekut? Mjekut që botoi shenjat e alergjisë nga kanabisi në DFacebook, ministri rrugaç i dërgoi policët dhe e dërgoi në komisariat. Vetëm në shtetin e Oruellit ndodh kjo, as në diktaturë nuk ndodhte.

Çfarë bëri ai? Botoi shenjat e alergjisë së një njeriu nga kanabisi. E mori me bluzë të bardhë dhe e çoi në komisariat. Në kohë kur kushot e tij u kapën me 20 ton! Dhe pastaj thotë “fronti i së keqes”! Është bërë e padurueshme kjo situatë!

Kjo është bërë situatë katastrofale. Prit të dalin analizat, të bëjnë një komunikatë departamenti toksikologjisë. Ju jeni bërë grumbulluesit të kanabisit në Shqipëri. Ju keni krujuar magazinat midis Kamzës dhe Fushë Krujës, 100 e ca ton. S’është gjë ajo e Vlorës. Unë e kuptoj që ju dispononi mediat dhe rrini nga mëngjesi deri në darkë duke riprodhuar mashtrime dhe nuk u lini alternativë tjetër, vetëm të zgjedhin se cili mashtrim është më i pranueshëm. Ti (i drejtohet Beqes) duhet të ulësh kokën more për atë që ka ndodhur në maternitet. Të vdiq nëna me fëmijë! Në një kohë kur para dy vjetësh ka vdekur një nënë tjetër.  Ky vend probleme ka, por ky vend, para 5-6 vitesh, ka patur dy vite njëra pas tjetrës pa asnjë vdekje amëtare, zero. Po vdiq një nënë, sigurisht që e gjithë shoqëria do tronditet!

Desh vdiq tjetra para katër ditësh. Dhe si shpëtoi? Shkuan morën kirurgun në spitalin Nënë Tereza sepse në maternitet obstetri që ishte aty nuk operonte! Po pse, a ndodh kjo?! Ky është degradim total i sistemit shëndetësor, dhe jo nga paaftësia e mjekëve por nga organizimi i tëri i bazuar në parimin e babëzisë. Alarmi duhet të bjerë në shkallën më maksimale.


Denoncimi në Kuvend i ish-kryeministrit Sali Berisha, 6 tetor 2016