Buxheti i qeverisë për miqtë e Ramës, gjysma e shqiptarëve jeton me 500 lekë në ditë

20 Tet
0

Drejtuese e seancës,

Kolegë deputetë,

Debati për buxhetin kulmon debatin rreth politikës financiare në vend, duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve, të cilët presin me ankth cfarë po ndodh me ekonominë shqiptare, dhe ekonominë e tyre familjare. Debati për buxhetin zakonisht është më I rëndësishmi në një legjislaturë pasi buxheti orienton politikat qeveritare, e politikat qeveritare duhet të adresojnë cështje kyc të ekonomisë, financave prat ë përditshmërisë së cdo qytetari shqiptar. . . Por në relacionet  e kabineteve ministrore, zakonisht ‘copy paste’ të një viti më parë, në asnjë rresht nuk gjendet sa është niveli i jetesës së shqiptarëve në vitin 2015, ndaj I drejtohemi, për të qenë të besueshëm edhe për ata që na ndjekin, organizmave të specializuar ndërkombëtarë të cilat na paraqesin një gjendje shumë e rëndë për ekonominë shqiptare që as fjalimet e stërzgjatura e lodhëse të Kryeministrit dhe as përrallat e Ministrit të Financave nuk e mbulojnë dot:

  • Banka botërore vë alarmin që në Shqipëri 47% e popullsisë jetojnë në nivelin e varfërisë me 500 lekë në ditë,
  • Papunësia është rritur (INSTAT) me 5 pikë përqindje që nga 2013. Edhe sipas Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore papunësia mes të rinjve është mbi 33% pra më shumë se dy herë më shumë se ajo e popullsisë: (http://ëëë.un.org/youthenvoy/2014/12/restoring-hope-albanias-unemployed-youth/
  • Raporti që sapo është publikuar I EUROSTAT tregon që fëmijët e pashoqëruar ishin në një numër shumë herë më të madh ndër fëmijët azilantë.
  • krahasimi i statistikave shkollore me ato të popullsisë tregon që numrin e vajzave jashtë sistemit arsimor të moshës 7 – 16 vjec është rreth 19 mijë vajza. Ndaj dua t’I bëj thirrje ministres Nikolla, që të grejë një grup punë urgjent për të parë nga afër këtë fenomen tejet negative e të marrë masa sa s’është tepër vonë.
  • Shoqëria civile ka muaj që kërkon ndihmë për mbi 100,000 fëmijë që jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme, dhe nuk kanë as vaftet normale e as para për të blerë librat.
  • Ka patur një plan kombëtar për fëmijët e rrugës. Dhjetëra milionë Euro janë dhënë nga donatorët dhe buxheti I shtetit…por sot ata që quhen fëmijët rrugës janë ende edhe më të shumtë në numër në rrugë. Fëmijët e rrugës janë sot në Kordinën e Vdekjes në Sharrë.

Shumë fonde janë akorduar nga Buxheti I Shtetit për Arsimin Profesional, por as ato nuk kanë mjaftuar për të bindur rininë që modeli dhe oferta e shkollave profesionale ishte ai I duhuri për ta… Na përmendin shpesh modelin gjerman, austriak, zviceran etj…por si mundet të krahasoni Shqipërinë me këto vende që janë fabrika të punësimit të botës ndaj kanë të zhvilluar sistemin e shkollimit të zanateve. Në shqipëri zanatet janë vetëm për t’i shërbyer familjeve dhe shërbimeve por jo industrisë. Ku ka industry mekanike? Ku ka industry elektrike? Ku ka industry ushqimore? Ku ka industri tekstile? Paradat propagandistike të Kryeministrit apo Ministrit të Mirëqenies nuk kanë mundur të ndryshojnë mendjet dhe dëshirat dhe ëndërrat e të rinjve të talentuar shqiptarë, të cilët duan arsimimin e duhur, një vend pune që paguhet me një pagë të duhur për të bërë një jetë dinjitoze ashtu sic ata e meritojnë…

Kompleksi I Ramës ndaj tyre, nuk ka mundur ti bëjë ata që të shkëputen nga endërrat e të pranojnë punët që nuk paguhen ashtu si duhet, ose ato të skllavërisë si të landfillit të Sharrës..

Por edhe ata që ju përgjigjën thirrjeve të Qeverisë Qendrore apo vendore, që ju përgjigjën thirrjeve të Veliajt për një punë të siguruar e me standarte në Lanfillin e Sharrës, fatin nuk e patën të mirë…Kryeministri dhe Kryetari I Bashkisë nuk ju siguruan as jetën, e jo më kushtet e mira e me standarte në punë… Në Sharrë dhjetëra fëmijë të moshës edhe 10 vjec, qindra gra e vajza, djem e burra, u shfrytëzuan si skllevër…dhe Kryeministri ende hesht…ndërkohë që Kryetari I Bashkisë ka nisur, në një rast të paprecedent lincimin e mediave që guxojne të pasqyrojnë atë që ka ndodhur në Lanfillin famëkeq…

Ngjarja tragjike, ku humbi jetën një grua 48 vjecarë nënë e 2 fëmijëve, e më pas në rrethana dramatike 17 vjecari, Ardit Gjoklaj është dëshmi e mungesës së alternativës së të rinjve për të dalë nga varfëria. I ndjeri Ardit ishte punësuar për të blerë librat dhe veshjet për shkollën, për të ndihmuar prindërit e tij, pas thirrjeve në televizione të Veliajt. Por investigimet gazetareske të Alidës që u pushua menjëherë nga puna pas ndërhyrjeve të Kryetarit të Bashkisë, vazhduar nga stafi profesionist I Publikus, denoncuan fshehjen e krimeve në landfillin e administruar nga Bashkia e Tiranes, shfrytëzimin e fëmijëve në punë në turnet e natës dhe punësimin e paligjshëm dhe pa asnjë kusht teknik dhe higjiene.

Por Veliaj nuk u ndal këtu…Fillimisht mbylli “Hashtag.al”. Gjetën studion e Zonjës së Parë të Tiranës dhe shkuan deri në Teksas për ta bllokuar duke sajuar një hisori sa qesharake aq dhe absurde…

Pastaj ju vërsulën Lolitës…duheshin gjetur patjetër vajzat e reja që nuk po e lënë rehat Ramën me të tijët…e gjithë Qeveria në këmbë për të zbuluar kush qendron pas këtij profili… Ministra dhe zëdhënës të Qevrisë, po hartojnë në fshehtësi ligje për ti mbyllur gojën edhe atyrë që kanë mbetur kurajozë e po vazhdojnë denoncimet e aferave skndaloze të Kryeministrit dhe oborrit të tij Qeveritar…

Kontrolli i pronareve të mediave, presionet ndaj gazetarëve e kanë nxjerrë nga kostumi zyrtar Kryeministrin dhe në këtë dyzim rolesh, ravijëzohet qartë në atë pjesë që i përket më shumë, DHUNUESIT… e kemi parë së fundmi në një dhunë verbale dhe psikologjike ndaj hallexhinjve, ndaj kolegeve të nderuara, ndaj gazetareve profesioniste sic ishte rastin I fundit I intërvistës televizive të dy ditëve më parë …. Nisur nga rastet e persëritura të kësaj sjellje aspak të denjë për detyrën që mban, do mirëprisja të gjitha koleget e mija deputete që në rast përsëritje të ndërmarrim një Vendim për të reaguar!! Një fjalor I tillë vulgar e fyes nuk mund të jetë I pranueshë për asnjë prej nesh…Cdo mendojnë fëmijët tuaj nëse e dëgjojnë Kryeministrin të fyejë nënën e tyre deputete? Po vajzat e mija kur të rriten??? Dhunë e tillë verbale, në këtë sallë por edhe jashtë saj, është e patolerueshme dhe e papranueshme e duhet ndalur sa më parë…

Të nderuar kolegë,

Në dy vitet e para të mandatit qeverisës detyruan largimin nga Shqipëria të rreth 200 mijë shqiptarëve, ku 80% e tyre janë të rinj. Qeveria e korruptuar, pa program dhe pa vizion detyroi të rinjte të braktisin vendin, duke shënuar eksodin e dytë më të madh të emigrimit të shqiptarëve për shkak të varfërisë dhe pasigurisë, pas viteve 90-të. Ndërkohë sot në Shqipëri, të rinjtë ndodhen në udhëkryq:

  • Mijëra student janë në ankth sepse me shumë gjasa do mbeten pa shkollë;
  • Që të gjejnë një punë në administratë ose duhet të jesh familjar, apo mik e shok I ndonje qeveritari, osë të marrësh teserën e PArtisë, ose të paguan nën dorë;
  • Nëse ke një mastër apo doktoraturë, bën mirë të punosh marangoz, apo kamarier, apo tornitor, sepse Kryeministri me profesion piktor ka kompleks nga ju, se jeni më të mirët, më pa komplekse, …e nuk ju do nëpër këmbë…
  • E nëse nuk je në gjendje të gjesh punë si kamarier apo montator, atëherë ke dy alternativa të tjera: të punosh në fason po call center edhe në një pagë nën minimale (që janë mbushur me mjekë e juristë) ose të përballeni me shfrytëzimin për punë në parcelat e kanabisit.
  • Shqipëria e mbuluar nga Kanabisi ka shqetësuar edhe Ambasadorin e ri të Britanisë.

Por, Kryeministrin bezdiset pse ne apo analistët e mirënjohur ndërkombëtarë për cështjet e sigurisë, ngremë shqetësimin që Shqipëria po kthehet në një Kolumbi në Ballkan… Vallë a e din Kryeministri që 52 vite (më shumë se 5 dekada) konflikt I përgjakshëm në Kolumbi, që ka marrë 226 mijë jetë dhe ka zhvendosur më shumë se 6 mln të tjerë është mbajtur gjallë vetëm prej drogës, narkotrafikut???

E sot në Shqipëri, dhjetra të rinj janë vrarë nga grupet rivale të trafikantëve, ndërsa qindra të tjerë të detyruar nga varfëria punojnë si skllevër në plantacionet e drogës, kudo të gjendura në territorin e Shqipërisë. Varfëria ekstreme po I bën burra e gra të lënë punët në fasone, apo bujqësi…pasi paga në parcelat e hashashit është e majme…dhe tunduese, ju siguron të ardhura më të mira… E nga ana tjetë kjo kjo krijon një situatë të vështirë për sektorët prodhues si bujqësia, fasonët etj…

Është tronditës lajmi I sotëm që 4 nxënëse në Fushë Krujë kanë përfunduar në spital, dyshohet prej përdorimit të hashashit. Kolegu im Dogjani e ngriti në prani në Kryeministrit këtë shqetësim. E cfarë bëri ai? U ngërdhesh, u tall dhe ju referua një rasti të para 2 javëve ku 6 nxënës përfunduan në spital… Për cilëndo arësye qoftë, për përdorim hashashi, apo për shkaqe të tjera, a është kjo shqëtësuese??? Pse për t’I cuar në spital I dërgojnë prindërit fëmijët e tyre??? Si mundet të talleni më këto fakte???

Ja, ky është Kolumbizimi z. Kryeministër… dhe Konferencat e gjata për shtyp të Ministrit të Brendshëm nuk e zgjidhin dot këtë problem…


Fjala ne Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 20 Tetor 2016