Në mungesë të një plani real për ekonominë dhe të një vizioni të qartë se cilat do të jenë burimet e rritjes ekonomike dhe mirëqenies në vend, qeveria paraqiti,  miratoi dhe zbatoi  buxhetin e vitit 2015. Buxheti 2015 ndoqi vetëm një qasje: rritjen e taksave dhe akcizave, me rreth 180 milion eujro dhe shtimin e taksave te reja me 112 milione euro.. te cilat janë thjesht taksa pragmatiste, pa vizion zhvillimi për ekonominë. Viti 2015 ishte një vit i vështirë për ekonominë tonë, sidomos pas rritjes së pritshme të çmimit të energjisë elektrike për 75% të familjeve në vend. Në vend të stimulimit, në vitin 2015 qeveria shtoi masat shtrënguese si: rritja e taksave, ulja e investimeve publike, bllokimi i rritjes së pagave dhe pensioneve, ulja e ndihmës ekonomike, etj, të cilat tregojne se ne 2015 pati mungesë të stimulit fiskal dhe bllokim të frymëmarrjes së ekonomisë.

Në vend të mbështetjes së rritjes ekonomike, buxheti 2015 rëndon qytetarët dhe bizneset dhe i kontribuon rënies ekonomike dhe punësimit.

Ne vitin 2015, paga mesatare në ekonomi, e korrektuar me rritjen e çmimeve, ka rënë sipas Bankës së Shqipërisë me 5.5 përqind. Ky nuk është është një rast i izoluar, por një tendencë dramatike që vazhdon prej tre vitesh, duke çuar në një rënie totale të pagës për punonjësin mesatar me rreth 13 për qind në terma realë. Kjo do të thotë të gjithë ata, të cilët kanë si burim të vetëm jetese të ardhurat nga puna, ne 2015 ishin rreth 13 për qind më të varfër se tre vjet më parë. Dhe sipas Bankës Botërore në këtë grup bie pjesa më e madhe e familjeve shqiptare, pasi në rang kombëtar pagat sigurojnë gjysmën e të ardhurave totale në ekonomi. Por rënia e pagave nuk është dimensioni i vetëm i pasojave dramatike të krizës në tregun e punës. Paralelisht, ne dy vitet e 2014/ 2015, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës teksa papunësia është rritur me ritme të shpejta duke kërcyer në mbi 17 për qind.

I vetëm ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar se me çfarë intensiteti po përkeqësohet standardi i jetesës për pjesën dërrmuese të familjeve dhe në çfarë përmasash është dhimbja që janë duke përjetuar pjesa më e madhe e qytetarëve.

Sipas Bankës Botërore, ne vitin 2015 Shqipëria ishte vendi i dyte me rritjen me te ulet ekonomike në rajon, me 2,61%

çka përbën një ecuri zhgënjyese, EDHE në raport me pritshmeritë,. Me keto shifra,  ne 2015 ekonomia  thelloi dhe po vazhdon te thelloje  hendekun e prodhimit. Per ta thene me fjale me te thjeshta, humbjet tona nga kriza po rriten. Ndaj kur qeveritaret propagandojne Po rigjallerimin apo ringritjen e ekonomise . shnderrohen thjesht ne gaztore.

Për shumë vite me radhë, Shqipëria ka qenë ekonomia më dinamike e rajonit me rritjen më të shpejtë të prodhimit. Rënia në vendin e parafundit është treguesi më i qartë i mediokritetit të “Rilindjes” së pretenduar ekonomike. Por jo i vetmi. Një tjetër shqetësim është ai që lidhet me strukturën e rritjes.

Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë u zotua se do të ndryshonte profilin ekonomik të vendit duke premtuar një model ekonomik të orientuar drejt prodhimit. Sipas ekspertëve të Rilindjes modeli i mëparshëm ishte shteruar dhe nuk mund të garantonte më zhvillimin ekonomik të vendit. Ndaj duhej një model i rilindur, i cili do te mbështeste sektorët prodhues.

Por sipas INSTAT, të gjithe sektorët prodhues të ekonomisë janë në një krizë të thelle me rënie të fortë të prodhimit. Me konkretisht sektori bujqësor u rrudh me 1.94 për qind, ndërsa prodhimi industrial ra vitin e kaluar me 2.94 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2015, shpëtimtari i ekonomisë ishte ndërtimi. Në shtesën prej 2.61 për qind të Prodhimit Kombëtar, dy të tretat erdhën pikërisht nga ndërtimi. A është kjo nje meritë e reformave të qeverisë? NATYRISHT QE Jo. Ecuria pozitive e ndërtimit i dedikohet dy faktorëve.

Së pari, investimeve publike të financuara me borxh. Tre vitet e fundit Shqipëria e ka rritur borxhin publik me mbi 10 për qind të prodhimit Kombëtar duke u bërë kështu vendi me rritjen më të lartë të borxhit Një pjesë e këtij borxhit ka shkuar për të financuar disa projekte publike veçanërisht ato të qëndrave të qyteteve.

Së dyti, arsyeja tjetër se pse ndërtimi është rritur janë dy projekteve madhore private, kaskada e Devollit dhe gazsjellësi Transadriatik. Të dy këto projekte janë të kontraktuar nga qeveria e mëparshme. Që do të thotë “Rilindja” ekonomike edhe ne 2015 ka  ecur me këmbët e Berishës. Por pjesa më shqetësuese e të gjithë kësaj, mbetet fakti se këto të dy janë investimet e fundit të mëdha që kanë mbërritur në Shqipëri. Që pas kontraktimit të tyre, në vend nuk është afruar më asnjë investim i huaj. Dhe arsyet gjenden pas fasadës së Rilindjes.

Pavarësisht normave pozitive të rritjes ekonomike ne 2015, familjet shqiptare u përballen me një krizë të paprecedentë mirëqënie, e cila ka dërrmuar në masë buxhetet dhe të ardhurat e tyre. Te Mos harrojmë që taksa progresive u vendos nga Rilindja  me argumentin se do të ulte varfërinë në vend dhe do të bënte rishpërndarje të pasurisë. Përveç rritjes së taksave faktikisht nuk është vënë re asnjë politikë as ne 2015 e as sot , e cila mundet ti kete ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Por ne 2015 ndodhi e padegjuara dhe e papara ndonjehere me pare:

Ne kulmin e krizes me te thelle, me te eger dhe me te pameshirshme me shtresat ne nevoje, qeveria shqiptare shkurton me 20 per qind transfertat per familjet e varfera.

Balancimi i buxhetit ne kurriz te te varferve nuk eshte thjesht i tmerrshem. Eshte i pashpirt. Eshte makaber. Eshte dhe i turpshem.  Eshte kanibalizem financiar. Kete e beri rilindja ne 2015 dhe vazhdon ta beje… Shqiperia nuk shpenzon shume per te varferit. Ne raport me prodhimin kombetar shpenzon edhe me pak se vendet e tjera. Nuk mjaftoi genocidi me faturat e dritave, qe ka zhytur me dhjetera mijera familje ne varferi, por u shkurtoi edhe ndihmen ekonomike, duke u hequr edhe kafshaten thate te bukes…

Per here te pare ne jeten time, vitin e kaluar KAM PARE NE TV nje nene 100 vjecare te qaje.
Jo per shkak se jeta ka qene e ashper me te. Asfare. Ky brez ka duruar vuajtje dhe dhimbje qe sot nuk mund te imagjinohen. Kane perjetuar urine, kane pare luften, kane jetuar 5 dekada ne regjimin me barbar te Europes, ate te eterve….

Keta nuk i perul dot dhimbja.
Por keta thyhen nga poshterimi. Kete nenen e kane poshteruar. E kane neperkembur ca dordolece qe mendojne se mund te sillen me njerezit si bande kanibalesh, ca xhelatet tuaj me pinca ne dore.  Ata jane fytyra e qeverisjes suaj. Dhe ajo nena nje shekullore me lot ne sy Eshte pasqyra e qeverisjes suaj.

Në një komb, ku më shumë se gjysma e qytetarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, ajo që po materializohet në ekonominë reale tejkalon edhe skenarët më të zymtë në tragjeditë greke, ato klasike apo moderne.

Buxhetet familjare janë goditur në masë dhe bashkë me to edhe shpresa për një rigjallërim të shpejtë në aktivitetin ekonomik.

Pavarësisht numrave pozitiv të rritjes ekonomike apo të ardhurave në buxhet, një sistem ekonomik, i cili nuk shpërndan mirëqënie për shumicën e qytetarëve të tij, është në sensin më themelor i dështuar. Dhe kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi per cdo qeveri te pergjegjshme, por jo per tonen…

Në tetor 2015, Banka Botërore raportonte : Shqipëria në skamje, gjysma e popullsisë nuk mund të blejë një bukë  e reth 1/3 e shqiptarëve jetojnë thuajse në varfëri ekstreme.

Edhe ne 2015 Shqipëria sërish mbeti shteti më i varfër në Europë.

Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat për frymë ishin njësoj si shtete të tjera të varfra në Afrikë, si Togo dhe Nambia.

Ndaj nuk ’e kuptoj  si nuk kanë turp ata që flasin për mirëqënie?

Shqiptaret iken vjet dhe po vazhdojne te ikin nga varferia dhe mjerimi, duke qene ne 2015  azilkerkuesit e pare ne Europe dhe te dytet ne bote pas sirianeve qe largohen nga ISIS-i dhe Asadi.

Në pjesën e të madhe janë të rinjtë ata që kane ikur ne 2015 e vazhdojne te ikin. Sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç përbënte gati 45% të totalit të azilkërkuesve për Shqipërinë.

Si në vjershat e rilindësve të vjetër, përsëri ngrihet pyetja e përshtatur “Po tani rini, më thuaj si je”?

Krejt e drobitur e rrxuem mbi dhé. Kush kalon shkel, merr nëpër këmbë, dikush na çon e na tërheq me i shkue pas, me marr një post, një ofiq, një makinë, ca pare që bien erë, e erë askujt nuk i del.

politika fiskale NE 2015 BERI të njëjtin dëm edhe në kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Në gjysmën e parë të vitit, investimet publike, të cilat janë shpenzimet e vetme produktive të buxhetit ishin më të ulëtat në 8 vitet e fundit, përjashto vitin e kaluar.

shpenzimet kapitale 2015 rezultuan ne masen 4.3% te PBB-se, nderkohe qe mesatarja e periudhes 2007-2013 rezulton te jete 6.2% te PBB-se.

Ne 2015, Maqedonia dhe Serbia, jane të parat në botë për hapjen e vendeve të punës nga investimet e huaja, Shqipëria mungon.

Për gjithë vitin 2015, investimet e huaja në Shqipëri ishin 5.7% më të ulëta në raport me 2013-n.

Investimet e huaja direkte rane per te dytin vit radhazi edhe ne 2015 me 11%  .

NDIKIMI KRYESOR I INVESTIMEVE TE HUAJA DIREKTE (FDI) ESHTE ZGJERIMI I PUNESIMIT, POR JO NE SHQIPERI. KJO KERKON LUFTE PA KOMPROMIS KUNDER KORRUPSIONIT, PERMIRESIM TE KLIMES SE BIZNESIT, FUTJEN NE VEND TE SA ME PAK KOMPANIVE OFFSHORE, SISTEM FISKAL BASHKOHOR DHE JO NEGOCIME FORMALE DHE JOFORMALE RAST PAS RASTI, SIC NDODH NE VENDIN TONE…

Në kohë krizash ekonomike, kur sektori privat është i trembur dhe ul kërkesën për mallra dhe shërbime, janë qeveritë ato të cilat vendosen në linjën e parë të aktivitetit ekonomik. Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.

Në vitin 2008-2009 Shqipëria e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, politika aktivite e buxhetin në atë kohë ishte një nga arsyet kryesore që e mbajti ekonominë larg recesionit, por me një kosto, atë të rritjes së borxhit drejt niveleve të paqëndrueshme.

Ne 2015  EDHE Konsumi i shqiptarëve ka shënuar një rënie me gati 0.2% , duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.

Në një ekonomi, 50% e prodhimit të brendshëm bruto të së cilës vjen nga tregtia e shërbimet, konsumi është një element mjaft i rëndësishëm , që ndikon në rritjen e vendit.

… Te bjere konsumi ne nje ekonomi, ku gjysma e shpenzimeve te familjeve shkon vetem per ushqime, eshte tragjedi humanitare.

Barra fiskale u rrit  me afersisht 1 % te PBB ne 2015  , por të ardhurat në raport me PBB-në ranë .

Nuk është vetëm kredia që ka shënuar ecurinë më të keqe historike në vitin 2015.).

Bankat “transferuan” jashtë 204 milionë euro në 2015, kredinë e ulën me 65 mln euro,

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar teksa në vendet e Ballkanit, si Serbia Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kredia ndaj sektorit privat ka shënuar rritje nga 2-7 për qind në varësi të secilit vend, përjashtim ka bërë vetëm Shqipëria e cila ka shënuar rënie të huasë me 2.9% më 2015.

Për shkak të kësaj situatë niveli i ndërmjetësimit të bankave në Shqipëri mbetet i ulët, me kredi të sektorit privat në rreth 35 për qind të PBB-së, krahasuar me 45 për qind të PBB-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe depozitat shënuan rritjen më të ulët historike në gjithë ekonominë e tranzicionit që pas vitit 1992, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.

BB: Shqipëria i vetmi vend në Europë dhe Azi me rritje të remitancave me 8% në vitin 2015. Nderkohe qe Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, norma e rritjes së remitancave për vendet në zhvillim ka rënë në 0.4% në vitin 2015. 

Shqipëria, me rënien më të madhe të eksporteve të mallrave në rajon në 2015, prej 17.3 %

sipas të dhëna të Komisionit Europian, të publikuara në raportin e fundit tremujor të vendeve kandidate dhe potenciale kandidate në BE.

Projektet me financime të huaja, nga 99 % realizim më 2013, vetëm 19% më 2015, pra Institucionet publike kanë humbur dukshëm këtë vit aftësinë për të realizuar projektet me financime të huaja. 

asnjë kategori e vetme shoqërore, asnjë grupim interesi nuk ka PERFITUAR AS ME BUXHETIN E 2015, POR AS DHE SOT… me përjashtim të një grupi ortakësh dhe klientësh të qeverisë

Të gjithë të gënjyer, të gjithë të mashtruar, të gjithë të zhgënjyer, të gjithë goditur, të gjithë të nëpërkëmbur, të gjithë TE vjedhur nga qeveria e zullumeve kombëtare DHE SKANDALEVE… Të gënjyer të sëmurët dhe familjarët e tyre që sot ashtu sikurse VJET  NUK PANE asnjë përmirësim në spitalet e shërbimit shëndetësor por vetëm përkeqësim, dhe me zemër të dhimbsur shikojnë se si familjarët e tyre në vend që të  marrin kujdesin e merituar shëndetësor, aq më pak kujdesin e premtuar falas përballen me standardet më të zeza që shëndetësia shqiptare ka njohur 25 vite.
Të mashtruar ushtria e të papunëve shqiptarë e cila sa vjen e shtohet e bashkë me të shtohet çdo natë dëshpërimi, pasiguria për bukën e gojës, për bukën e përnatshme të fëmijëve të tyre.
Të lënduar fermerët shqiptarë të cilët janë lënë në mëshirë të fatit, në mëshirë të motit, madje edhe më keq edhe atëherë kur ja dalin me punën e tyre, me djersën e tyre t’i mbijetojnë kushteve atmosferike dhe motit iu del përpara një qeveri e cila jo vetëm që nuk garanton por i godet në çdo cep, i godet për NIPT-in, i godet për tatimet, i godet në treg me një klientelë importuesish korruptivë që iu heqin bukën e gojës.
Të cenuar mijëra studentë anembanë Shqipërisë, të goditur NE dinjitetin e tyre nga fjala e dhënë dhe fjala e ngrënë nga pabesia e Edi Ramës me ligjin korruptiv për arsimin e lartë. Ligj i cili sot privon mijëra studentë të vazhdojnë studimet e tyre

Të varfëruar të gjithë me një ekonomi në rënie, me një ekonomi në sprapsje në ditën e saj më të zezë, pa kreditim, pa investime, pa konsum, pa punësim, pabesi. Të vjedhur të gjithë në taksa dhe tarifa E TARIFA 50 % TE RRITURA  që nuk shkojnë në buxhet por zhduken në xhepat e kontrabandistëve të një grushti qeveritarësh të lidhur me ta.
Të vjedhur në tendera, prokurorime të drejtpërdrejta E KONCENSIONE KORRUPTIVE.

TE harruar ISHIN NE BUXHETIN E 2015 E VAZHDOJNE TE JENE EDHE   pensionistët në varfërinë e pasigurive të tyre që është e vetmja gjë që shtohet ndërkohë që vlera e pensionit dhe fuqia blerëse bie, vetëm bie.
I goditur, i trembur, i nëpërkëmbur biznesi nga tatimet, nga gjobat, nga taksat, nga kërcënimet, nga inspektorët, nga zuzarët që nuk kanë të sosur ditë për ditë.

Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve në shuma marramendëse, 400 milionë dollarë në dogana dhe në tatime, më shumë se 770 milionë dollarë në prokurime dhe tendera, 600 milionë euro vetëm me aferën CEZ. 

Kur jua thua në sy atë që është e vërtetë bëhen nervozë, këlthasin, nxehen. Nuk duan ta pranojnë dhe duan të ndyjnë gjithë dynjanë. Kjo është mënyra se si reagojne pushtetaret kur u kujton korrupsionin dhe pasuritë e pamerituara.

Nuk kam parë politikanë të pasuruar nga politika në botë dhe e di përse? Sepse këta e kanë vendin në burg! Kam parë plot të tillë në Shqipëri. Që bredhin me makina luksoze; jetojne ne shtepi luksoze, vila luksoze me një kamje që nuk është e merituar.

paratë për t’i blerë ato janë paratë e mundit dhe djersës se shqiptareve;  që u vjedhin  qytetarëve të Shqipërisë dhe sa herë përmendet korrupsioni hidhen në sulm. Janë politikanë që nuk ndëshkohen; janë hajdutë që nuk vuajnë për krimin e tyre! Jane ata qe na qeverisin.

Ke deshtuar si kryeminister , por dhe si kryedeputet.

Vlora, kampion per papunesi!

Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%.

Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.

Filloi me luften kunder varferise dhe korrupsionit, por realisht varferia eshte edhe mw e madhe dhe korrupsioni akoma mw i thelle e mw vulgar!
Filloi me reforma, nw energji, tatime etj, por tw gjitha mbeten aksione tw nje çete kaçakesh, Filloi me eksplozive, shkaterrime e rrenoja, vajten tre vjet, qe ne qytetin tim), nuk ka mbyllur asnje pune tw filluar, vetem e ka kthyer qytetin nw nje germadhe!

Gjërat mund të ndryshojnë nëse shqiptaret  duan t’i ndryshojnë ato!
valle a nuk u lodhen shqiptaret duke patur vuajtjen, mjerimin, llumin, balten e pluhurin shoqeruese te çdo hapi qe hidhin ne kete shqiperi te kthyer ne germadhe?!
Vertet nuk u lodhet?
ata qe tallen me te gjitha keto, ata qe na zhyten ne kete derexhe, ata qe me parate e dhimbjes, vuajtjes, djerses e gjakut tone defrejne, nuk jane lodhur hiç duke u kenaqur me kusarite e tyre!
E keshtu do vazhdojne derisa ne t’u dalim perballe!
Si valle shqiptaret jane  katandisur keshtu, ne skllever?!
Nje skllaveri e thurur aq bukur prej nje merimange paralizuese sa nuk po guxojne as te besojme se do kete nje te neserme per kete vend!
ku Pushteti njehsohet me kusarine  e babezine.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, 20 tetor 2016