Akademia politike zhvilloi sot ditën e tretë të trajnimit të të rinjve demokratë duke u fokusuar në modelet e reja të angazhimit politik, dhe të diskutimit të temave të rëndësishme si emigrimi i të rinjve dhe rritjen e besimit të tyre tek politika.

Dy eskpertët e huaj, z Bjorte Tora dhe Jochen Konig ndanë me të rinjtë modelet më të njohura ndërkombëtare të hartimit të programeve politike si dhe të rritjes efikase të komunikimit. Të rinjtë demokratë diskutuan mbi prezantimet e programeve, organizimin e debateve, çfarë e bën tërheqëse markën e partisë si dhe qasjen e të rinjve ndaj votimit. Eskpertet u ndalen tek konceptet mbi politikën dhe angazhimin politik duke u fokusuar tek lidershipi dhe vendimarrja.

Gjatë pasdites, të rinjtë diskutuan për çështje aktuale duke nisur me rritjen e anëtarësimit të të rinjve në forum. Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputeti Gent Strazimiri ndanë mendime për të rritur angazimin e tyre. Sekretarja e Marrrëdhënieve me Publikun, Grida Duma foli me të rinjtë mbi ndryshimin e politikës duke u fokusuar tek politika në ditët e sotme ku presioni mbi të është rritur për shkak të grupeve të interesit apo edhe për përgjegjësitë që të rinjtë duhet të ndërmarrin në politikë.

Deputeti Luçiano Boçi dhe Sekretari Ervin Salianji folën mbi plagen e emigracionit te të rinjte. Z.Boçi analizoi disa prej shkaqeve dhe politikave të qeverisë që kanë detyruar një numër të madh të të rinjve të largohen masivisht nga Shqipëria. Nga ana e tij, z.Salianji u shpreh e situata është dëshpëruese dhe nuk flitet më për “brain gain”, pra për tërheqjen e të gjithë të mirëve në Shqipëri, ndërsa sot ndodhemi në situatën e “brain drain”. Bashkëfolësit kërkuan mendime nga të rinjtë mbi përballjen me këtë situatë dhe njohjen e qytetarëve për modelin e Partisë Demokratike, modelin e aleancës me qytetarin dhe jo me krimin e drogën.

Sot ishte dita e fundit e Akademisë Politike në qytetin e Durrësit. Krahas trajnimit, të rinjtë e Partisë Demokratike patën rastin të jenë pjesë e aktiviteteve sociale duke takuar dhe njohur personazhe të jetës publike dhe politikanë të Partisë Demokratike gjatë mbrëmjeve të organizuara nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci. Drejtori i FLD-së, Akil Kraja u shpreh se qëllimi i Akademisë Politike ishte edhe njohja e të rinjve me historinë e Partisë Demokratike dhe vlerave më të mira të së djathtës. Në fund të Akademisë, të rinjtë u nisën drejt zonës së Porto Romanos, pranë Universitetit të Durrësit, për të protestuar kundër ndotjes që qytetit dhe ligjit për importin e plehrave.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 2 Tetor 2016