Partia Demokratike është e tronditur nga humbja e jetës së nënës së re Aida Cajka dhe foshnjes së saj, në dyert e shëndetësisë së Edi Ramës dhe Ilir Beqës.

Ne gjendemi sot në krah të familjarëve për humbjen e thellë që kanë pësuar, por duam po ashtu të ndajmë shqetësimin e mbarë shoqërisë se shëndetësia e Edi Ramës dhe Ilir Beqës, nuk funksionon, por të merr jetën.

Partia Demokratike ka pritur sot që Ilir Beqaj të shfaqej, të nxirrte krye sepse humbja e dy jeteve është nga ngjarjet më të rënda.

Po kjo nuk ndodhi, pasi me siguri, Beqaj është duke kalkuluar diku përfitimet e ndonjë tenderi apo koncesioni.

As Edi Rama nuk reagon, hesht.

Të dy janë fajtorët për gjëndjen katastrofale ku ndodhet shëndetësia sot, që sic do ditë edhe në rastin më të fundit, të tragjesisë së sotme, skishte mjetet e instrumentat bazike, si oksigjeni.

Ndërkohë që Ilir Beqaj dhe Edi Rama kanë ndarë me miq e klientë mbi 300 milionë euro koncesione në shëndetësi, urgjenca gjendet e mbyllur, dhe sic dëshmojnë familjarët e Aidës, ambulanca vonon, është jashtë cdo standardi, dhe ata sorollaten sa nga njëri spital në tjetrin përgjatë gjithë natës.

Partia Demokratike inkurajon prokurorinë të bëjë hetim për rastin, zbardhje të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Ndërsa shqiptarët duhet të ngrihen e të ndëshkojnë përgjegjësit e dramës së madhe të shëndetësisë, që nuk i shërben qytetarëve, por pasurimit të Ilir Beqës, Edi Ramës e klientelës së tyre.


Deklarata për mediat e zëdhënëses Ina Zhupa, 16 Shtator 2016