Pak ditë më parë raportohet se është plagosur me armë drejtori i Aluiznit në Durrës, Flamur Gjuzi, në bar kafe Cafetino, nga një shtetas me inicialet G.XH. Ngjarja që ka ndodhur për pazare legalizimesh, është mbajtur e fshehur nga policia, dhe ka pasur tentativë për ta trajtuar sikur është qëlluar në ajër, ndërkohë që drejtori i aluzinit është plagosur në këmbë. Për të fshehur ngjarjen është kujdesur Drejtori i Policisë së Durrësit. Partia Demokratike denoncon me forcë fshehjen e kësaj ngjarje të rëndë, dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të njerëzve të Edi Ramës në këto pazare. Kjo është një provë tjetër që tregon se drejtuesit e Ramës nuk janë aty për të zbatuar ligjin, po për të mbyllur hesapet. Partia Demokratike kërkon të bëhet menjëherë transparencë për rrethanat dhe motivet. Cdo fshehje e mëtejshme e ngjarjes është një krim edhe më e i rëndë që bëhet me dijeninë e bekimin e Edi Ramës.


Njoftim i Partisë Demokratike, 20 shtator 2016