Edi Rama përuroi dje murin e kujtesës për policët e rënë në krye të detyrës, ndërkohë që ka bërë deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë e shefa të rëndësishëm; trafikantë, tutorë, vrasës, e banditë, pikërisht të inkriminuarit me të cilët dëshmorët e policisë kanë luftuar.

Nuk ka armik më të madh për policinë se një kryeministër që vesh krimin me pushtet, që ndan pushtetin me krimin.

Para se të kryente këtë akt hipokrizie, Edi Rama ishte në Pukë. Ne kemi disa pyetje sot, që i kanë të gjithë banorët e asaj zone në fakt;

A ka qënë kryetari i tij i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i akuzuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit, Gj.N, në vitin 1997?

A ka qënë po ky kryetar i Ramës, i dënuar për kontrabandë në Lezhë?

A ka dijeni Rama që zona Luf-Qerret, ku Edi Rama ishte bujtës në kafen e Arben Frrokut, është e mbushur me kanabis dhe ruhet nga shoferi i kryetarit të Bashkisë?

A ka dijeni Rama që e gjitha kjo bëhet nën kujdesin e nën mbrojtjen e shefit të komisariatit Hamdi Shullani?

Ndërkohë që Edi Rama luante këtë teatër me policinë e të rënët në krye të detyrës, mediat raportonin se eskobari i Ballkanit sic e cilësoi CNN, Klement Balili festonte në një dasëm në Sarandë.

Feston i kërkuari nga policia e gjysmës së Europës dhe DEA amerikane, se ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Ky inkriminim i pushtetit, kjo mbrojtje e krimit, ky kanabizim i vendit, është armiku më i madh i policisë, dhe i shqiptarëve.

Eshtë koha që shqiptarët të bashkohen e të mbrojnë vendin, të mbrojnë të ardhmen e tyre nga krimi, nga bandat, nga trafikantët, nga karteli i drogës së Edi Ramës.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, 20 shtator 2016