Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në Pallatin e tij në zemër të Tiranës, dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër.

Ja ku kemi këtu vendimet për prishje objekti të pallateve të Sadriut të Ramës, sepse janë ndërtuar pa leje.

Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerë vendim për prishjen e pallateve.

Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010.

Më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të. Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull, dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishje?

Të gjithë këto; janë përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim catie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës.

Kjo padrejtësi do të marrë fund.

Dibra e para do të clirohet me 11 shtator nga ky sundim bande.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa, 22 gusht 2016

 

Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010.