Brenda ditës, në dy burgje që edhe emërtesën e kanë institucione të sigurisë, kanë ndodhur ngjarje tronditëse që dëshmojnë se siguria në vend përkeqësohet çdo ditë pa kthim.

Plagosja me armë nga jashtë, e një të dënuari në Vaqarr gjatë orarit të ajrosjes dhe shpërthimi i zjarrit që mori jetën e një të dënuari tjetër në burgun e Shënkollit, tregojnë degradimin total të çdo standardi sigurie në vend, nën qeverisjen e Edi Ramës që edhe burgjet si çdo sektor tjetër i sheh si një mundësi pasurimi e punësimi militantësh e si një hambar të madh tenderash.

Kur nuk ka siguri në institucionet e sigurisë së lartë, atëhere pasiguria ka pllakosur vendin dhe qytetarët nuk gezojnë të drejtën dhe mbrojtjen minimale.

Vetëm një muaj më parë, u pushtua me maska e me armë aeroporti i vetëm ndërkombëtar në vend, dhe për këtë ngjarje e këto zhvillimet e djeshme në burgje, ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Rrugët përgjaken çdo ditë nga aksidentet, krimet kundër jetës janë shtuar, ndersa Edi Rama bën propagandë me tollonin e naftës.

Kryeministri në ikje ia ka lënë vendin bandave e trafikantëve të tij, me pushtetin që ndan çdo ditë me krimin.

Partia Demokratike garanton qytetarët që do të shtypë pa mëshirë krimin e do të sjellë për shqiptarët rend e siguri.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 31 Korrik 2016