Sekretari për Aksionin Qytetar, Salianji, takohet më banorët e Vlorës: Zyrtarët që po sjellin këtë rrënim do mbajnë përgjegjësi para ligjit

Prej dy ditësh me urdhër të Edi Ramës, IKMT po rrënon pronat e qytetarëve të Vlorës, pa paralajmërim, në shkelje të ligjit, dhe pa bërë dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut. Partia Demokratike ishte sot pranë qytetarëve të dhunuar nga qeveria dhe dëgjoi nga afër pretendimet e tyre. Sekretari për Aksionin Qytetar, Salianji garantoi se Partia Demokratike do të bëjë vlerësimin e duhur të pronave, sapo të vijë në pushtet, dhe gjithashtu, zyrtarët që kanë shkelur ligjin dhe kanë dëmtuar qytetarët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Isha sot në emër të PD për të takuar pronarët të cilët preken nga shpronësimi i padrejtë shpërfillës i Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Siç e shihni këtu cënohen jo një, jo dy, jo tre, por qindra familje të cilat punojnë në këto biznese. Kanë një vlerësim prej 6,7 milion euro, vlerësim i bankës, ndërkohë që Edi Rama e vlerëson me 290 milion lekë të vjetra. Ndërkohë dhe projekti i Lungomares ka tri vjet që zvarritet nga ana e Edi Ramës dhe Ramës së vet në bashki.

Në emër të Partisë Demokratike i garantoj qytetarët se Partia Demokratike do të bëj një ligj, sapo të vijë në pushtet në të cilin do të vlerësojë dhe do të shpronësojë me vlerën reale të gjitha ndërtime e prekura në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama, të shkatërruara në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama.

Po ashtu Partia Demokratike ka ngritur një ekip ekspertësh të cilët po vlerësojnë, po evidentojnë dhe po listojnë të gjitha pronat e prekura të qytetarëve kudo në Shqipëri, në Vlorë dhe në të gjithë territorin e vendit.

Dua të garantoj qytetarët që u preken pronat, se zyrtarët të cilët nuk zbatojnë ligjin, por vetëm fjalën e Edi Ramës, në mos sot, nesër, do të mbajnë përgjegjësi një më një para ligjit, ashtu sikurse e parashikon ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që çdo prekje prone në mënyrë të paligjshme mbahet përgjegjësi para ligjit dhe do të shkohet në burg. Edi Rama është si ajo edukatorja e kopshtit dje, ku i dhunon të pambrojturit, i dhunon të pamundurit dhe pastaj vjen e bën selfie për reklamë”, u shpreh Salinaji.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 qershor 2016

IMG-20160621-WA0022 IMG-20160621-WA0023 IMG-20160621-WA0017 IMG-20160621-WA0018