Letra që kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt i kanë drejtuar Sekretarit Kerry,  lidhur me reformën në drejtësi është një kontribut i çmuar për tiu dhënë shqiptarëve nje drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike.

Kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakord, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suksesshme dhe të gjithpranuar në drejtësi.

Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancën për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88.

Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqësorin dhe t’i hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme per tju dhënë qytetareve drejtësinë qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.​

Bashkëngjitur faksimile e letrës.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 27 qershor 2016

Letter to Sec. Kerry on Albania