Kur gazetarja e euronews e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata. Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e euronews, por mundohet ti fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje ti mbrojë ata. Siç bëri me Balilin, siç bën me Habilajt e shumë banda të tjera. Po krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me licesën e tij. Ai thjesht mundohet ti fshehë. ​


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Maj 2016