Ekonomia shqiptare po frenohet nga klima e vështirë e biznesit, korrupsioni masiv në sektorin publik dhe zbatimi selektiv i ligjit. Tashmë janë bërë të shumta provat dhe faktet se me ekonominë ndoshta duhet të merret policia pasi ka ikur në drejtim të paditur. Papunësia, deflacioni, mos shfrytëzimi i kapaciteteve, produktiviteti skandaloz, etj nuk janë importuar, por janë pasojë e një drejtimi empirik dhe diletant të ekomomisë kombëtare

Kjo qeveri gjatë këtyre dy vjet e gjysëm arriti të bëjë realitet vetëm dy objektiva:

  1. Krijimin e një shteti policor.
  2. Pakësimin e bukës së gojës.

Me krijimin e shtetit policor kuptohet qartë se doni të ruani pasuritë e tuaja, me forcën e një shteti policor,  të fshehni poshtërsitë që keni bërë, Me forcën e një shteti policor jo vetem doni ta mbani popullin të frikësuar por ti pini edhe pikën e fundit të gjakut.

përsa i përket realizimit të qëllimit të dytë, te  i pakësimit të bukës së gojës, kuptohet fare qartë që populli të mbaj kokën poshtë dhe të mos ndihet nga frika e pushtetit policor,

kjo qeveri me, nuk u tregua shërbëtor i popullit siç premtuan në fushatën elektorale të vitit 2013 por kasap  i pamëshirshëm, duke ia shpënë majën e thikës jo në kockë por në palcë popullit.

Jeni kaq fodull sa nuk e kuptoni që në këtë vend nuk ka paga të larta për 99 % të shqiptareve. Që, jetesa është e pamundur për atë me 300 mijë leke dhe është e vështirë për atë me 1 milion lekë.

Jeni kaq fodull sa nuk kuptoni që këtu nuk ka klasë të mesme, sepse e shkatërruat ngaqë e keni kollaj ta shfrytëzoni.

E vidhni popullin me tatimin që i keni vëne, atë që  ai ndan mënjanë për shkollimin, për librat, për ruajtjen të fortë të familjes. i vidhni të drejtën për të pasuruar shpirtin!

jeni kaq fodull sa nuk bëni dot kalkulime sociale, ndiheni në panik të përhershëm se çfare  do ë thotë opozita, se çfare do të thotë media.

Sa më shumë  jeni në vështirësi, aq më shumë i suleni POPULLIT , TE VARFERIT, I  bëni pazar me shpërblimin qesharak të Vitit të Ri,  bëni pazar me ndihmën për njerëzit në nevojë dhe jeni sarkastike me pensionistët.Vetëm i mirrni QYTETARIT dhe në asnjë moment nuk E bën ate pjesë të vendimmarrjes tuaj.

Por, jeni hajdut te preferuar nga 1 miljonci i I 2013. Derisa të kujtohen një dite , e cila nuk do te jete e larget dhe  Tu të kapin dorën që keni futur në xhepin e tyre! u vodhet shqiptareve vetem ne dy vjet  2,2 miliarde euro nga taksat e tatimet me te lartat ne rajon… Në një raport të posaçëm për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, BERZH thekson se Shqipëria dhe Serbia janë dy ekonomitë me taksat më të larta në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera.

ku barra e taksave ndaj fitimit të biznesit ka arritur thuajse nivelin e vendeve të BE-së, rreth 40 për qind,”  duke bere keshtu qe Shqiperia te humbase avantazhin e taksave të ulëta,

Të dhënat e fundit të INSTAT mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit (që është edhe treguesi i inflacionit në vend) dëshmuan qartësisht gjendjen reale të ekonomisë. Të gjitha mekanizmat e qeverisë për të fshehur deflacionin për publikun po shterohen.

Inflacioni në nivelin 0.3% dëshmon gjendjen e prag vdekjes për ekonominë tonë,

Papunësia e rritur në 17.7%, kjo shifër ndjehet sidomos tek të rinjtë ndërsa plaga e shqiptarëve të rinj që largohen nga vendi rritet dita ditës aq sa 2.4% të shqiptarëve që ikën nga vendi jonë në 2015 i janë shtuar dhe rreth 1000 të tjerë sipas statistikave.

Pagat e shqiptarëve për herë të parë pas 15 viteve jo vetëm që nuk kanë pësuar një indeksim sa norma e inflacionit por ato kanë patur një rritje negative, duke qenë kështu më poshtë se sa norma e inflacionit. E cila, për vitin 2015 ka qenë më e ulët se sa vitet e mëparshme. Si pasojë e kësaj gjendje shtrëngese dhe pamundësie konsumatorëve u ka rënë besimi ndërkohë që bizneset vazhdojnë të jenë gjithnjë e më shumë konservatorë duke ulur fuqinë prodhuese. Nga të dhënat që ofron INSTAT, 5 nga 11 sektorët më me peshë në ekonomi jane ne renie … Përballë kësaj panorame të trishtë, qeveria nuk përpiqet të japë zgjidhjen por të propagandojë!

Keni ndërtuar një perandori luksi për vete dhe miqte nderkohe qe  rreth 37% e popullsise janë në kufijtë e mbijetesës,   jo qe nuk keni lëvizur as majën e gishtit për të zbutur këtë varfëri, por perkundrazi e keni shtyrë vit pas viti keto 3 vjet qeverisje rilindase edhe më shumë thikën në plagën e mbijetesës. Sot, teksa mburreni si fodulle permanent se po bëni shtet, harroni se në vend që të bëni më shumë për të zbutur varfërinë, shtoni forcën për të nënshtruar njerëzit.

Varfëria është rreth vicioz. Ajo pjell vetëm varfëri. 37 për qind e shqiptareve sot është në zgripin e bukës së gojës apo Mbi 400 mijë familje janë regjistruar në tabelën e varfërisë ekstreme, që do të thotë tre mijë lekë të vjetra në ditë për një familje me pesë anëtarë. Po shohin se nuk ka asnjë shpresë që qeveria të sigurojë as dy lekë për popullin, asnjë investim, asnjë shpërndarje humane për pasurinë e popullit. Të gjitha shkojnë ose për tenderat qeveritare, ose për luksin qeveritar.

Shqipëria duket sikur është zhytur në një hon të madh korrupsioni, sa eshte thuajse e pabesueshme se ju, kampionet e tij do ta zhbeni ate permes reformes ne drejtesi. Pasoja nuk mund te zhbehet, pa zhbere shkakun… ndaj shqiptaret nuk besojnë se do ketë një reformë në drejtësi nga ju, sepse ju  sjeni gje tjeter vecse skllevër të krimit, madje, te veshur edhe me imunitet parlamentar.  Ju nuk jeni të lirë të vendosni për të mirën publike. Nëse shqiptaret mund te presin që të zgjidhin problemin e korrupsionit e varfërisë me këto specie qeverisjeje që kemi, mendoj se duhet të jene optimistë aq sa dikur Pashko Vasa kur shkruante“Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë”. Qeveria ka shtuar borxhin aq sa sot mund të thuash se çdo individ ka një borxh prej 30 mijë dollarë. Ky është i vetmi vend në botë ku qeveria plaçkit sipas ligjit.

Arritet  ta bëni Shqiperinë një vend depresiv nga ku shqiptarët duan të ikin, ndersa  një dyzinë fatkeqesh te tjere te zhytyr ne varferi, skamje e mjerim , shpesh te lidhur me prangat e burgut rilindas shkuan ne vetevrasje… Ju nuk   punoni për shqiptarët por për konçesionarët e oligarket.  E shnderruat Shqiperine ne nje vend, ku investitorët nuk duan të vijnë dhe  nuk duan as të rrinë;

Jeni dita e qametit për shqiptarët.  Nën këtë qeverisje njerëzit janë lodhur, janë varfëruar dhe frikësuar. Duan shpëtim.

Po të ikni më vonë se tani afër, atëherë e keqja bëhet ferr…..

Fale jush, Shqipëria nuk mund të quhet më Republikë Parlamentare, por Republike e gangstereve, sepse parlamentin e kanë pushtuar gangsterët politikë dhe ordinerë, sepse ligjet e këtij vendi i bëjnë gangsëterët në pushtet.


Fjala në Kuvend e deputetes, Liljana Elmazi, 12 Maj 2016