I nderuar zoti kryesues i seancës!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë në një moment të rëndësishëm të jetës parlamentare, në një moment kur, pas një përpjekje titanike dyvjeçare të opozitës shqiptare, ligji për dekriminalizimin e parlamentit zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit në parlament, zbuloi vrasësit, trafikantët dhe jo vetëm, dhe njerëzit me dy fytyra, me dy emra, me 4 fytyra e 4 emra. Dhe këtu nuk bëj fjalë kurrë për atë që ndërron emrin me dëshirën e tij, sepse absolutisht çdo njëri është i lirë të ndërroj emrin me dëshirën e tij, të ndërroj mbiemrin me dëshirën e tij, por bëj fjalë për ata të cilët ndryshojnë emrat për të fshehur veprat kriminale, bëj fjalë për ata të cilët kanë gjetur si rrugë pastrimi ngjarjesh me dosje të zeza, akuzave të tmerrshme për krime të shëmtuara në të cilat janë të implikuar.

Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadrovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, implikim direkt, janë në media të gjitha këto. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit. A qëndron tek ky ndërrim emri nënshtrimi dhe poshtërimi i tij para krimit, dhe shndërrimi i parlamentit, qeverisë dhe administratës së tij në një strofull krimi dhe organizatë kriminale.

Zonja dhe zotërinj!

Edhe një herë hpreh vlerësimin tim të madh për këtë ligj, i cili u faktoi shqiptarëve si drita e diellit, se vrasësit i futi në parlament Edi Rama, se trafikantët i futi në parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë.

Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Qënia kombëtare është një dhe  epandashme. Ata të cilët nndajnë qënien kombëtare, ata janë armiq të egër të saj, ata me çdo kusht dhe çdo mënyrë përpiqen që shqiptarët t’i paraqesin aq të ndryshëm nga njëri tjetri saqë vetëm një komb nuk janë. Në krye të tyre qëndron Edi Rama sot. Cfarë do ti thoshtë ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”.

Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju.

Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njëriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që ngrejnë burrat dhe gratë e Kosovës.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…

(debate në sallë) Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… (ndërpritet seanca)

Prononcimi zotit Berisha jashtë sallës së parlamentit:

Siç e shihni, këta vetëm parlament nuk pranojnë, këta nuk pranojnë fjalën në parlament. Natyrisht sot është një ditë e tmerrshme për ta. Sepse sot parlamenti konstaton një numër të caktuar vrasësish, trafikantësh droge dhe prostitucioni, të futur nga Edi Rama në parlament. Ligji i dha të drejtë atyre të cilët bënë gjithçka për miratimin e tij. Kuptohet se sa e vështirë ka qënë qëndrimi ynë me këtë përbërje parlamenti dhe përsëri këta bëjnë gjithçka për të maskuar këtë akt të pashembullt. Jam këtu dhe një herë për të denoncuar se nuk ka më kriminel se sa ai ose ajo që fut vrasësit në tempullin e  demokracisë së një vendi.

PYETJE: Kush janë këta se nuk po i shohim?

BERISHA: Nuk po i sheh? Çfarë janë vëllezërit Frroku?

PYETJE: Ata janë para ligjit për dekriminalizimin

BERISHA: Jo përpara dekriminalizimit. Përkundrazi, ligji i dekriminalizimit i nxorri një e nga një. Dhe së dyti kam një gjë për ju mediat. E dëgjoj që flisni vazhdimisht për nr 19, pra 19 deputetë, por unë ju kërkoj ju njerëzisht të merrni listat e deputetëve, se deputetë janë dhe ata që s’kanë hyrë në parlament dhe shikoni a do t’ju dalin 19 apo 24?!  Ndaj mos u ngutni për të bërë vlerësime, sepse në rrafshin cilësor, vrasësi është vrasës. A janë tre, apo janë  10 apo shtatë ata janë vrasës. Por nëse do merrni listat e aleancës së qelbësirave, veçanërisht listën e PS dhe PKD, ju aty do të gjeni jo 19 por 23.

Por këta janë të tmerruar nga kjo gjë. Sot, në vend se të kërkojnë të falur…

E thashë dhe në parlament, Rama është njëri antikombëtar. I thotë një ambasadori të një vendi kryesor për veriorët se ata në këtë mënyrë qeverisen dhe se ata kriminelë ja ka marrë Sali Berishës.

Unë e sfidoj këtu, do ta sfidoj në parlament, do ta sfidojë para gjithë botës që të gjejë qoftë dhe një të vetëm, jo tani por nga viti 1991 deri sot,  në listat e deputetëve të PD me antecedentë vrasjen, unë dorëzoj mandatin tim. Një të vetëm po gjeti. Por të shpifësh e trillosh me mashtrime të tilla është një akt i ulët. Të justifikosh krimin duke trilluar do të thotë se je më kriminelë se ata që kanë vrarë.

PYETJE: Pse duhet t’ju besojmë ne ju që thoni se keni folur me një mbasador anonim?

BERISHA: Ky ambasador është i një vendi kryesor dhe unë për etikë diplomatike nuk po përdor emrin e tij por në mënyrë absolute ai këtë e ka thënë, jo më larg se para tre – katër ditësh nga dita e sotme. Ka thënë se zoti Rama i ka pohuar se ka vendosur, ka marrë kriminelë nga Veriu pasi ato zona të atilla janë dhe se ja mori Berishës për të fituar në ato zona.

PYETJE: Po në lidhje me formularin e zotit Noka?

BEISHA: Po çfarë ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë merrni për bazë ju? Me ligjin e arratisjes, kini parasysh, kur u vendos pluralizmi të rinjtë menduan se mund të ikin. Ramiz Alia nga maji 1990 kishte hequr ligjin për arratisjen. Por lexoni krionikat e asaj kohe, ai, në 11 dhjetor ekzekutoi tre shqiptare në kufi me Greqinë, kurse ne lumin Buna, po në dhjetor, ka ekzekutuar 4 shqiptarë të tjerë se arratiseshin sipas tij. Flamur Noka ka shpëtuar mirë se s’ka marrë ndonjë plumb në atë kohë, se nuk do ishte gjallë sot. Nëse këta quajnë dënime ato të kohës së diktaturës, kjo është puna e tyre.

PYETJE: Po çështja e ndryshimit të datës së lindjes tuaj? Thonë që e keni bërë për ta bërë më afër asaj të diktatorit.

BERISHA: Në fakt atë që i bëra diktatorit ata nuk e falin dot kurrë. Unë bëj fjalë për ndryshime që fshehin dosje, po ai është teknikalitet pa asnjë vlerë. Se emri Edi të shpëton nga dosja e Edvin. Unë e thirra atë për ta sqaruar këtë. Të vijë dhe t’u thotë qytetarëve se për çfarë arsye e ka ndërruar emrin, është kryeministër ai.

PYETJE: Për çështjen e datës së lindjes tuaj nuk na e sqaruat.

BERISHA: Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike.

Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej.

Nuk është e njëjta gjë kjo me ndërrimin e emrit. Edhe një herë ju them se po të krahasoni të pakrahasueshmen është si të bëni avokatinë e krimit, por ju s’duhet ta bëni këtë. Krimi është krim. Unë se kam fshehur, aty janë dokumentat.

PYETJE: Ju nuk e keni shënuar në formular.

BERISHA: Sepse nuk futet kjo në kërkesa. Asnjë kërkesë nuk ka për këtë, zero kërkesë, kjo është arsyeja.

Fjala zotit Berisha pas rinisjes së seancës:

Zoti Kryetar!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!

Ju e shikoni se ata që kanë mbytur çdo shpresë, çdo mundësi dhe potencial për fjalën në stanin e tyre, në shpellën e tyre, duan të njëjtin ligj t’u imponojnë dhe parlamentit, duan të njëjtin ligj ti imponojnë Sali Berishës. Por kjo nuk mund të ndodh kurrë!

Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare. Dy vite me radhë kam duruar presione nga më të ndryshmet të klaneve të drogës. Fola këtu me vlerësimin se ligji i dekriminalizimit hoqi maskat, ligji tregoi se këtu janë ulur vrasës, se këtu janë ulur trafikantë grash e vajzash, trafikantë droge, kriminelë të shëmtuar që s’meritojnë kurrë të jenë në parlament.

E kam thënë disa herë por do e them prap, se midis atij që bën dhe atij që hesht apo mbështet, e thotë Viktor Hygoi diku, 100 herë më i keq është ai që hesht dhe mbështet. Ata nuk erdhën këtu në parlament vetë, nuk erdhën me këmbëtë e veta. Ata i solli një njëri dhe ky njëri është Edi Rama. Dhe ky njëri justifikohet para diplomatëve të huaj, e kam zyrtare këtë nga persona që kanë qënë aty, se ata vërtet janë kriminelë por ai i mori sepse në ata zona vetëm me ta fitohej dhe se ja mori Berishës se ai i përdorte përpara.

Zoti kryetar unë jam këtu për t’ju thënë ju, deputetëve dhe çdo qytetari shqiptar se ky grup parlamentar që është i ulur këtu, i tëri i PD është firmë e Sali Berishës në zgjedhjet e vitit 2013. Siç e patë asnjeri prej tyre nuk ka një penalitet më të voglin, për asnjërën nga veprat e parashikuara nga konventat e cituara në ligj. Por unë sfidoj më tej, le të marrim listën e 140 deputetëve. Përgjegjësia ime është e njëjtë si për secilin prej këtyre që është këtu. Nëse gjëndet një i vetëm me antecedente kriminale vrasësi, trafik droge, trafik prostitucioni, vjedhje. Por unë shkoj më tej, ti them këtij njëriu që urren Veriun më shumë

se armiqtë më të egër të shqiptarëve… Po po, është Rama që thotë se nga Laçi deri në Vermosh apo Tropojë ka vetëm kriminelë. Një copë injoranti qe s’di se ça flet, që nuk njeh as histori dhe asgjë. Ai që flet si papagall i Ramës dhe hiqet si njëri i kulturës. Po ai është i pafajshëm fare, është Rama ai që ja thotë këto. Eshtë Rama që u thotë të huajve, se ata (veriorët) me kriminelë qeverisen, është Rama që u thotë të tjerëve se vetëm me Ndokën e merrja Lezhën. Merrni listat e deputetëve të PD, në të gjitha legjislaturat nga 91 deri tani, dhe gjeni një të vetëm, silleni këtu po e gjetët, nga Jugu apo Veriu e çdo vend tjetër. Unë në fakt reagova sot për Veriun. Dhe për këtë doni të më mbyllni gojën ju? Po ju nuk njihni as Veriun as Jugun as Shqipërinë, ju jeni apartidë që i lejoni vetes të mbroni deklarata të tilla.  Merrini, nxirrni listat që janë bërë nga zgjedhjet e 91 deri sot. Doni të krahasoni kundravajtjet rrugore, nxirrni ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë, turp kush ju dëgjon. Dhe del ti këtu për çështje kombëtare dhe flet për linjën e interkonjeksionit. Ajo linjë është inisiativë e Sali Berishës e ta dish mirë zotëri. Eshtë garantim i financimit nga Sali Berisha, është garantim i projektimit nga Sali Berisha, është tenderim nga Sali Berisha dhe kur doli 8 mln më shumë, e anullova dhe u bë sërish tenderi dhe zbriti 8 mln më pak ndërsa tani doni të mbushni xhepat. Bëni çtë doni por ato si kaloni dot ju. Ajo linjë është kërkuar nga unë, është porositur projekti nga unë, është garantuar kredia nga qeveria e mëparshme, është tenderuar nga qeveria e mëparshme, është anulluar nga qeveria e mëparshme, është ritenderuar nga qeveria e mëparshme dhe çdo gjë që bëtë ju është që e shtytë siç shtytë çdo punim sepse doni ti vidhni, siç bëtë me rrugën Tiranë – Elbasan apo siç bëtë me të gjitha rrugët e tjera të vendit.

Nëse doni të mburreni me nismat e mia dakort, mburruni, por ato janë nisma të qeverisë së mëparshme. E di ç’keni ju me Kosovën? Keni një foto. Foton e keni nuk jua mohoj, por asgjë tjetër në mënyrë absolute. Por në vend se të dilnit me hekurudhën Tiranë – Prishtinë, që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm si për Tiranën dhe për Prishtinën por dhe më tutje, edhe për Serbinë e Hungarinë, sepse i bie aksi më i shkurtër e më i drejtë me Europën Qëndrore,  ju se gjetët kohën dhe se çuat projektin, nuk thatë asnjë fjalë as në Berlin e as në Vjenë sepse juve ju duhet foto dhe jo progresi. A jeni patriotë ju? Urdhjëro të japim të drejtën e shtetësisë dhe ta proporcionojmë si të dëshironi ju përfaqësimin parlamentar të shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Po t’ua japim të drejtën e shtetësisë se e ka dhënë çdo vend përveç qeverisë albanofobe shqiptare, që ka bllokuar vendimin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mua më nderon me ato masa që propozon ti. Dhe mësoje mirë se çdo herë në parlament këto fjalë do dëgjosh. Pse e bllokuat ligjin e shtetësisë ju, pse e bllokuat vendimin e qeverisë për shtetësinë? Se ju jeni albanofobë, se keni fobi nga shqiptarët. Pse nuk ja jeni shtetësinë ju atyre në një kohë kur çdo vend i Ballkanit ja u ka akorduar atyre, pa komplekse fare, pa pyetur fare. Në një kohë kur Greqia jua ka dhënë dy kryeministrave shtetësinë greke. Pse i bllokoni ju, jeni dhe patriotë ju. Po të ishit patriotë do kishit sensin e materies kombëtare dhe nuk shpallni kriminele një zonë të tërë.

Unë e mbështes kërkesën e Shalsit, qëndron ajo, por kur e kam kërkuar në këtë parlament unë, ju të gjithë keni qeshur. Po kjo ndodh se ai që ti s’ke kurajon ti përmëndësh emrin (Ramën) fillon flet për kumbullën e kuqe, jonxhën e verdhë dhe flet për çdo gjë tjetër por vetëm për ato që duhet të flasë kryeministri këtu nuk flet. Atëherë nëse veprohet kështu, atëherë dhe ne deyurohemi të përgjigjemi për të gjitha problemet. Eshtë pikërisht ai, që vjen e lexon këtu fjalimet e përkthyera të Musolinit, herës tjetër të Ben Blushit, një herë tjetër merr batutat e mia. Pse kështu vjen flet kryeministri në Parlament? Kryeministri vjen flet në parlament për qeverisjen. Ai kështu na ofendon të gjithëve ne. Herën e fundit nuk e merrte fjalën se s’kishte çtë thoshte.

Juve s’ju bëjn ëpërshtypje këto, por mua më bëjnë përshtypje, se të gjitha këto thyejnë rregullat e parlamentit. Dhe ju doni ta zgjidhni këtë duke më përjashtuar mua?! Po mua më nderoni kështu. Kaq!


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 26 Maj 2016