Arratisja e Klement Balilajt është prova më e fundit për lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë 48 orëve që Klement Balilaj zuri hapësirën kryesore të mediave ndërkombëtare, Saimir Tahiri u rrek tu mbushte mendjen qytetarëve se ai ishte i pafajshëm dhe nisi akuzat kundër mediave se po e përflisnin pa të drejtë, madje na e nxori Balilajn edhe në televizion nga zyrat shtetërore të kërcënonte opozitën me procese gjyqsore.

Kur nuk ia doli dot ti siguronte pafajsinë Balilajt,  Saimir Tahiri i krijoi kushtet dhe i dha kohë për tu arratisur vetëm pak para se ti dërgonte policinë të fshinte provat siç e ka tashmë zakon.

Pas kesaj Tahiri vrapoi tu thoshte mediave se në sistemin TIMS nuk rezulton që Balilaj të ketë dalë jashtë vendit. Por a nuk tha të njëjtën gjë edhe për Arben Frrokun?

I mësuar me shantazhet ndaj mediave shqiptare Tahiri u përpoq të shantazhojë edhe mediat ndërkombëtare për të mbrojtur Balilajn, ortakun në trafik droge të kushërinjve të tij Habilaj, por nuk ia doli.

Rrjeti prestigjioz amerikan CNN pasi publikoi reagimin e vartësit të Tahirit në Athinë, menjëherë rikonfirmoi se CNN i është referuar një takimi sekret në Shqipëri mes policisë greke dhe asaj shqiptare ku përfaqësues te policisë shqiptare kanë thënë qartë se “në Shqipëri nuk mund të preket ky njeri, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”.

Përcjellja në arrati e Klement Balilaj drejtues i organizatës ndërkombëtare të Trafikut të Drogës është një tjetër provë e pakundërshtueshme për lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Çdo ditë e tij në detyrë është një favor për krimin dhe bandat e veshura me pushtet, është një dëshmi më shumë qe kallëzon drejtperdrejt Edi Ramen si kapobanden e grupit kriminal në pushtet.


Deklarata e kreut të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj, 15 Maj 2016