Përfundoi faza e parë e diskutimeve mbi të dhjetë cështjet e dialogut politik dhe në këto dhjetë cështje përfshihen dy komponentët kryesorë të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Një komponent është ai i luftës antikorrupsion në sistemin  e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe komponenti tjetër që ka të bëjë me arkitekturën e sistemit, që lidhet me ngritjen e  institucioneve të  përhershme që do ti shërbejnë Shqipërisë dhe Kushtetutës në vitet e mëvonshme, por ky komponent ka disa ndasi, pra mosdakortësi. Lidhur me komponentin e parë që ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit dhe për të cilën besoj se, edhe qytetarët kanë interes imediat dhe duhet të ketë efekte të menjëhershme, tri elementët e këtij komponenti ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas modelit të propozuar nga komisioni i Vencias, pra, ngritja e prokurorisë speciale në luftën ndaj korrupsionit në nivelet e larta dhe luftë ndaj korupsionit në sistemin, gjyqësor dhe komponenti tjetër që është shumë i rëndësishëm që është Vetingu, kontrolli i gjyqtarëve, i pasurive dhe i njohurive të gjyqtarëve, performancës së tyre, sipas Venecias, ka një dakortësi pothuajse të plotë mes palëve. Iu ngarkua si detyrë ekspertëve të huaj që në bashkëpunim dhe me ekspertët e palëve politike përkatësisht të mazhorancës dhe opozitës, të hartojnë dhe të implementojnë sa më shpejt të gjithë rekomandimet e opinionit final në mënyrë që, këto tri elemente, komponenti antikorrupsion, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngritja e prokurorisë speciale dhe Vetingu, të ecin dhe të procedohet sa më shpejt madje të veprohet sa më shpejt që ta miratojmë si një paketë në mënyrë vertikale. Ka një dakortësi pothuajse dhe për këtë cështje pra që ligje të posacme të merren dhe të hartohen bashkë në javët në vijim, duke  marrë dhe mendimet e ekspertëve.

Ky komponent pra, ai i antikorrupsiontit është shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka dakortësi. Lidhur me komponentin e dytë ka jodakortësi mes palëve dhe sigurisht që diskutimet do të vazhdojnë edhe në vijim. Kjo ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja që do të ngrihen, pra me institucionet e përhershme që kanë të bëjnë jo me cështjet kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe në prokurori, por kanë të bëjnë me pjesën e emërimit, promovimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Këtij  komponenti i mungojnë kriteret e check and balance ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe pushteteve të tjera, pasi mungojnë edhe pjesët e llogaridhënies së pushtetit gjyqësor, ka problem dhe me kapjen politike, të cilat ne i kemi diskutuar dhe më parë dhe Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime që duhet të implementohen. Ka problem dhe me korporatizimin. Të trija  këto cështje të këtij komponenti u diskutuan gjerë e gjatë edhe sot. Ka mosdakortësi mes palëve, ka dhe cështje që secila palë iu adresua ekspertëve, të cilët do të përpunojnë, dhe besoj se kjo cështje do të jetë pjese e një zhvillimi të mëvonshëm, pra cështja e miratimit të këtij komponenti.

Ka dakortësi për të gjithë komponentin që ka të bëjë me pjesën e antikorrupsionit. Nuk janë dy por janë rreth 4-ose 5 cështje. Ndërsa cështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin, ngritjen e institucioneve ka padokortësi mënyra si është menduar deri tani. Por ka dakortësi sesi do të zgjidhet në të ardhmen. Pra mendoj të zgjidhen duke i kërkuar vetë ekspertëve modele, modele sesi mundet ne, të eliminojmë probleme që ka sot sistemi i drejtësisë sot me korporatizmin. Të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm për të ardhmen, që të ketë komponentët e luftës ndaj korporatizmit, të ketë një sistem llogaridhënës, por që do të japë efekt në kohë të mëvonshme. Pjesa e komponentit antikorrupsion është shumë e rëndësishme sepse ka efekte të menjëhershme. Vetingu i gjyqtarëve duke përfshirë të gjithë komponentët që jep Komisioni i Venecias ka efekte të menjëhershme, sepse që nesër sapo të fillojë komisioni, procesi i Vetingut, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kush janë gjyqtarët e korruptuar, e paaftë, gjyqtarët e kapur, të cilët duhet të largohen nga sistemi. Ashtu sikurse elementi tjetër, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë të shpejtë dhe efikase, do të bëjë që hetimi penal të ketë një revolucion të menjëhershëm në dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të zyrtarëve të lartë. Ndërsa komponenti tjetër nuk i ka efektet e menjëhershme sot, ngritja e këtyre institucioneve do ta japë efektin në vijim. Pra në këto cështje ka një ndasi sepse nuk janë komponentë të përkohshëm, por janë të përhershëm dhe për këtë dakortësia duhet të jetë më e plotë dhe më e qëndrueshme, dhe të shërbejë për një kohë të gjatë, pasi këto institucione do të shërbejnë për një kohë të gjatë. Komisioni i vetingut përshembull do të shërbejë vetëm për një periudhë trivjecare ndërsa institucionet e tjera do të jenë të përhershme.

Ajo që ka interes më shumë për qytetarët mendoj se është komponenti i hetimit penal i gjyqtarëve,  prokurorëve, zyrtarëve të lartë, pra ngritja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, dhe procesi i Vetingut që ka efekt të menjëhershëm.


Prononcimi per mediat i deputetit Eduard Halimi, 15 Prill 2016