Reagim për mediat i deputetit Flamur Noka, pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për narkotikët.

-Z.Noka, pak minuta më parë në një dalje z.Tahiri tha se Raporti i DASH ka vlerësuar punën efektive të policisë së shtetit për sa i përket luftës së narkotrafikut. Cili është reagimi juaj?

-Në një ditë si kjo pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili ka konfirmuar atë që ne kemi thënë vazhdimisht, atë që shqiptarët kanë parë në këtë periudhë se Shqipëria është mbuluar me kanabis, dalja e ministrit ishte një dalje prej krenaristi kur Shqipëria është gjelbëruar anekënd me hashash, dhe kështu ndodh sepse raporti i DASH, e cilëson në mënyrë të drejtprërdrejt që Shqipëria është prodhuesi kryesor i kanabisit në Europë dhe Shqipëria është pikë kryesore e tranzitit të drogave të forta. Konfirmim më të qartë dhe më të plotë se ky për treguar se në këtë vend ku qeverisemi nga Edi Rama dhe ministri i tij kryetrafikant Sajmir Tahiri, se në këtë vend ku bandat dhe trafikantët të lidhur drejtpërdrejt me ta janë edhe në parlament, pra konfirmim për atë që ne shohim se shqiptarët dhe Shqipëria qeveriset nga trafikantët, ku nuk mund të ndodhë ndryshe kur në Parlament kemi banditë dhe trafikantë, nuk mund të ndodhë ndryshe kur bandat e Habilajve dhe të Shullazit e kanë kthyer Shqipërinë në plantacion droge dhe në korridorin kryesor të drogave të forta. Ky është realiteti dhe në këtë realitet që ne e jetojmë çdo ditë, i vuri vulën sot edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky është një turp i madh për këtë qeveri. Ju mbani mend në vitin 2012 Shqipëria kishte dalë nga harta e trafikut të drogave të forta, Shqipëria nuk ishte më pikë tranzit. Ky është një kthim mbrapa dhe dalja e një krenaristi është e turpshme, në vend të futej sot skutave dhe të fshihej nga turpi për këtë damkë që mori vendi ynë, ai del me paturpësi së bashku me kryeministrin e tij si krenaristë dhe mburren për një turp dhe një damkë që iu vu vendit tonë sot.


Prononcim i deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, 3 mars 2016

 ​