Prononcim për mediat i z.Ristani dhe z.Kaso

Partia Demokratike depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin pendal për drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës dhe drejtorin e Policisë së Tiranës, për dhunën e ushtruar dje në protestën për mbrojtjen e Parkut të Liqenit. Partia Demokratike e konsideron të paligjshme dhunën brutale të ushtruar dje me urdhër politik ndaj protestuesve dhe mbështetësve të PD, dhe kërkon vendosjen e drejtësisë. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, dhe Ivi Kaso u prononcuan për mediat.

Ristani: Partia Demokratike paraqiti sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të policisë bashkiake dhe drejtuesit të qarkut të policisë të Tiranës për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprës penale të pengimit me dhunë të të drejtës së dhe lirive për tubime dhe manifestime. Të dy këto vepra penale janë konsumuar nga këta dy njerëz dhe nga të të urdhëruarit prej tyre dje gjatë protestës së PD tek Parku i liqenit. Ne shprehim dhe një herë para publikut konsideratën tonë përpjekjen tonë për të respektuar shtetin ligjor, atë pak gjë që ka ngelur nga shteti ligjor sepse pjesa tjetër po përdhoset çdo ditë nga kjo oligarki e dhunshme në pushtet. Ajo që unë dua të përcjell dhe një herë është se dhuna nuk të çon askund, dhuna nuk ka cuar askund edhe burra më të mirë dhe në shtete të tjera në botës, përkundrazi i ka njollosur me damkën e antikombëtarizmit dhe antivlerave.

 

Pyetje: Prokuroria dihet që ka më shumë se tri muaj çështjen e protestës të 8 Dhjetorit lidhur me gjobën e falsifikuar, çfarë besimi keni?

 

Ristani: Në vazhdojmë të kemi besimin tonë dhe konsideratën tonë për atë pjesë që ka ngelur të shtetit ligjor. Besojmë që në ndërgjegjen e njerëzve të ligjit duhet të ketë ngelur detyrimi i tyre ndaj këtij vendi për të zbatuar ligjin. Ne besojmë tek njerëzit e përgjegjshëm, që me siguri kanë ngelur në këto institucione, vazhdojnë të punojnë në këto institucione dhe nuk i binden urdhërit të oligarkëve.

 

Pyetje: Si do ta komentoni  arrestimin e 13 personave dhe cfarë qëndrimi keni për pretendimin e policisë se deputeti Gent Starzimiri kishte armë dje në protestë?

 

Ristani: Ndalimi dhe arrestimi i protestuesve paqësorë të PD, për më tepër me dhunë, me maska sikurse dhe i patë nga pamjet, është e gjitha në kundërshtim me ligjin, në tubime të tilla policia nuk shkon me armë pa numra  identifikimi. Për më tepër, policia bashkiake nuk është e detyruar nga ligji dhe nuk ka tagrin ligjor të merret me tubimet që zhvillohen. Përsa i përket deputetit Strazimiri unë jua thash dhe herë tjetër, është një lojë që zhvillohet për të të tërhequr vëmendjen nga gjërat kryesore, nga beteja kryesore që ne kemi me paligjshmërinë që ka kapur këtë klasë politike në mazhorancë, e cila ka mbushur jo vetëm parlamentin me kriminelë jo vetëm adminsitartën publike me kriminelë, por deputetët e tyre vrasin publikisht qëllojnë me armë duke lënduar njerëz të pafajshëm. Pra e gjithë kjo bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk kishte pse të kishte armë.

 

Pyetje: Keni bërë kallzim ndaj punimeve tek Parku i liqenit. Keni besim tek prokuria duke qenë se nuk ka asnjë të re nga hetimet?

 

Ivi kaso: Mbetet të përsëris vetëm se besimi i PD është se në këto institucione kanë mbetur njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm.

 

Ristani: Kauza jonë nuk është vetëm për Liqenin. Kauza jonë është në tërësi për paligjshmërinë që ka zënë këtë vend. Kauza jonë është kudo për shtetin ligjor që nuk funksionon, për betonizimin e parkut Rinia, për betonizimin e Sheshit Skënderbej. Kauza jonë është për vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen. Kauza jonë është për dekriminalizimin, për reformën në drejtësi. Kauza jonë është për çdo gjë që ka të bëjë me shtetin ligjor.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 29 mars 2016