Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Albana Vokshi dhe deputetët Roland Keta, Albina Deda dhe Arbjola Halimi ishin sot në mesditë pranë mjekëve të Urgjencës, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institiucioni shëndetësor. Vokshi, u shpreh për mediat se ky është një akt korruptiv në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe shëndetit të tyre.

“Kjo është një urgjencë ambulatore që funksionon prej 60 vitesh. Denoncojme vendimin më të fundit korruptiv të Ministrit të Shëndetësisë për dhenien me koncension të Sherbimit të Urgjencës Mjekësore në Tiranë. Mjeket dhe infermiere po jepen me koncension. Ky është shkatërrimi në qelizë i sistemit shëndetesor. Inkurajoj trupën mjekësore të protestojë kundër akteve korruptive. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë ofron shërbimin ne shtepi dhe asiston edhe rastet e aksidenteve rrugore, e përfshirë shpesh edhe ne operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Në fshehtësi të plotë, ky shërbim po shkatërrohet, ekipet mjekësore po ndahen në tre spitale, pa pasur një qendër komande që do të menaxhojë rastet urgjente. Nëse sot një qyetar në Tiranë thërret shërbimin e urgjencës në shtëpi, askush nuk do t’i ofrojë ndihmë. Atij i duhet të shkojë me makinë private në urgjencën e QSUT. Por rasti i tij mund të mos jete për QSUT, mund të jetë për tek spitali i traumes dhe nga aty i duhet të shkojë po privatisht te spitali tjetër. Një sorollatje pa fund e qytetarëve. Mjekët do të na e shpjegojnë më mirë se sa jete njerezish do të humbin nga kaosi që do të krijohet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe korruptiv. Urgjenca kthehet në pallat, kjo eshte arsyeja. Eshtë vendim antihuman, antiligjor e që do rendoje mbi shendetin e qytetarëve të Tiranës. Kryen nje volum vizitash rreth 4000 raste në muaj. I bëjmë thirrje Qeverise që të tërhiqet nga ky vendim jo-transparent, në shkelje flagrante të ligjit, i marrë në fshehtësi të plotë”, tha Vokshi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Shkurt 2016