Bashkimi Evropian ka shpenzuar përmbi 6 milion euro për përafrimin e legjislacionit mjedisor shqiptar me Direktivat e mjedisit të BE. Por korrupsioni i kësaj qeverie po bën që paratë e taksapaguesve europianë të shkojnë për shtimin e rryshfeteve të militantëve në kurriz të dyqaneve të vogla të lagjeve.

Përmes miliona eurove të taksapaguesve europianë u hartua Ligji Nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, me ekspertize të huaj sipas kërkesave të Direktivave të BE.

Ky ligj i hartuar sipas kërkesave të BE përjashtoi nga detyrimi për leje mjedisore rreth 70% të aktiviteteve ekonomike në vend. Përjashtimi nga detyrimi për të marrë leje mjedisore ulte kostot e biznesit, reduktonte kohën e liçensimit dhe shmangte korrupsionin por nga ana tjetër, nuk demtonte as mjedisin.

Por qeveritaret e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar rryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE!

Më datën 19.6.2014 Parlamenti kaloi LIGJIN Nr. 60/2014 “Për një NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10448, DATË 14.7.2011, “Per Lejet e Mjedisit”, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikerisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE, te tilla si:

  1. Gatimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme (fast food dhe byrektore)
  2. Furra të prodhimit të bukës
  3. Magazinimi frigoriferik i produkteve ushqimore të ambalazhuara
  4. Farmacitë dhe dentistet
  5. Ambulancat, spitalet ditore pa shtretër,

Kjo po bën që hajdutët e qeverisë të sulen nëpër dyqanet e lagjeve duke i kërcënuar me gjoba të mëdha për mungesen e lejes mjedisore. Të shantazhuar dyqanxhinjte japin rryshfete që emisioni STOP tregoi, që shkojnë deri në 3000 euro për një leje mjedisore që ligji sipas standarteve të BE nuk i kërkon fare.

Po paraqesim këtu një proces-verbal apo kërcënim gjobe të pardjeshem për një fast-food me permasa 3 x 3 metra (9m2), pranë gjimnazit Partizani në Tiranë, dhe që nuk ka asnjë nevojë për leje mjedisore dhe as nuk parashikohet sipas Direktives së BE për lejet mjedisore. Kërcënohet dyqanxhiu me 5 milionë lekë nëse nuk ngjyen rrotën e korrupsionit.

Ky është modeli që zuzarët e qeverise përdorin për të shantazhuar hallexhinjte e këtij vendi dhe për të vjelur rryshfete nga të pamundurit e bukës së gojës.

Sipas standardeve të kesaj qeverie, një fast food ka nevoje për leje mjedisore ndërsa Betonizimi i Parkut të Liqenit për Lodrat dhe Bizneset e Erionit nuk paska nevoje për leje!!! Partia Demokratike e denoncon fuqishëm këtë akt korruptiv që shkon deri në perversitete të ndryshimit të ligjit të hartuar nga Bashkimi Evropian.

PD kerkon shfuqizimin urgjent të këtyre amendimeve ligjore korruptive dhe zotohet që nesër në pushtet të heqë detyrimet e padrejta dhe tinzare për biznesin.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, 27 Shkurt 2016

gjoba mjedisore per fast food      shtojca ligji lejeve mjedisore