Partia Demokratike e konsideron të drejtë protestën e avokatëve ne gjithë Shqipërine dhe mbështet kërkesat e tyre, si të ligjshme e kushtetutese.

Vendimi i qeverisë për të caktuar ajo pagën minimale të avokatëve sjell rritjen disa herë të barrës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, cka është arbitrare, armiqësore, dhe në kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit.

Kjo barrë që Edi Rama ka vënë mbi profesionistët e lirë, është rrënuese per mbi 3000 avokatë efektive por veçanërisht mbi avokatët e rinj që sapo kanë nisur punën, çka e bën të pamundur për ta ushtrimin e profesionit.

Rritja e detyrimit per sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura. Caktimi i pagës për profesionet e lira, që nuk kanë lidhje me shtetin, është e drejtë e tyre kushtetutese.

Kjo masë tinzare dhe arbitrare e qeverisë, tregon urrejtjen e Edi Ramës për shtresën e mesme të shoqërisë dhe prek 23 profesione të lira, si avokatët, inxhinierët, dentistët, mjekët, dhe të gjithe profesionet e tjera ditë pas dite.

Rritja arbitrare që qeveria ka përcaktuar me masën e qerasë për zyrat, sipas interesit të saj dhe jo sipas tregut, duke ua dyfishuar këtë tarifë profesioneve të lira përmes çmimeve të references, jashtë cdo llogjike ekonomike, është një padrejtësi tjetër që me të drejtë avokatët e kundërshtojnë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e profesioneve të lira dhe i inkurajon avokatet, si njerëz të ligjit, që të mbrojnë të parët të drejtat kushtetutese, për vete dhe profesionet e tjera të lira në Shqipëri, inkurajon ata të shkojnë deri në mosbindje civile, përballë kësaj qeveria e kryeministri që nuk sheh dhe nuk dëgjon kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Ne nuk do të pranojmë kurrë masa të tilla, taksime të tilla, që tregojnë inat e armiqësi, për këtë shtresë të shoqërisë që e nxjerr vetë bukën e gojës.

Ne jemi të angazhuar dhe do të shfrytëzojmë çdo mjet që profesionet e lira të çlirohen nga këto masa skandaloze të Edi Ramës, që ata të kenë kushtet për taksim të drejtë, të ndershëm e për ta ushtruar profesionin e tyre me dinjitet.


Deklarata për mediat e deputetit Eduard Halimi, 5 Shkurt 2016