Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, Reila Bozdo dhe Fabian Topollaj, dorëzuan sot padinë në Gjykatën e Apelit Administrativ, në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së transportit publik. Kjo padi kundërshton vendimin e marrë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, për ta çuar biletën 400 lekë.

Pas dorëzimit të padisë këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj, u shpreh për mediat.

“Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

Që në fillim Partia Demokratike, e ka konsideruar këtë akt si një afere të pastër korruptive të lidhur në fushatën elektorale midis operatorëve të transportit urban dhe Erjon Veliajt, e cila do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës nga xhepat e tyre plot 6 milionë dollarë më shumë çdo vit.

Përveç të tjerave, Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë edhe si një xhepist ordiner duke futur duart në xhepat e të gjithë qytetarëve të Tiranës që përdorin transportin publik.

100 lekë më shumë do të marrë nga xhepi i secilit qytetar të Tiranës Erion Veliaj për një udhëtim të vetëm me transportin urban.

Nevoja e këtij xhepisti për ta kryer aktin me shpejtësi dhe pa u pikasur, ka bërë që vendimi i Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës të jetë i pavlefshëm për shkak se nuk janë zbatuar afatet dhe procedurat ligjore për t’i dhënë vlefshmëri juridike këtij akti.

Gjithashtu ne kemi kërkuar nga Gjykata marrjen e masës së sigurimit të padisë dhe pezullimit të efekteve të këtij vendimi të paligjshëm e abuziv deri në shqyrtimin e çështjes në themel për shkak se pasojat që sjell për qytetarët ky akt, janë të rënda dhe të parikuperueshme”, tha Topollaj.

Këshilltarët demokratë u bënë thirrje qytetarëve të Tiranës të rezistojnë e të refuzojnë këtë akt korruptiv të Erion Veliajt. Partia Demokratike thekson sërish se sapo të ketë në dorë vendimmarrjen do të reduktojë çmimin e biletës në 300 lekë si dhe do të heqë akcizën e naftës për transportin urban në Tiranë e në çdo qytet tjetër.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 1 Shkurt 2016

Tiranë më 01.02.2016

 

K E R K E S E-P A D I

 

PA D I T E S:      Fabian Topollari,  lindur ne Gramsh me 20.08 1986, banues ne Tiranë në adresen Rr, Medar Shtylla, pallatet e firmës 2T, Mbrapa parkut të Delegacioneve, Tirane.

I P A D I T U R:  Keshilli Bashkiak i Bashkisë Tirane

O B J E K T I   :

  1. Konstatimin e pavlefshmërisë të Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”.
  2. Marrjen e masës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e Vendimit të Këshilit Bashkiak Tiranë nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”.

 

BAZA LIGJORE: neni 32/a,202 e vijues i Kodit të Porcedurës Civile, neni 115, 116  dhe 117 i Kodit të Procedurës Administrative, neni 2/3, 7/a, 10/2/b, 17/1/c, 28/1, 38/1 i Ligjit Nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” , neni 10 pika 3/1, pika n e nenit 32, te ligjit nr. 8652, dt 31.07.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, nenit 10, shkronja c, nenit 12, shkronja a, nenit 14, neni 85, paragrafi i trete te ligjit nr 8308, dt 13.3.1998, “Per Transportet Rrugore” i ndryshuar, VKM nr 761, dt. 12.11.2014 “Per Shfuqizimin e Vendimint nr 637, 21.05.2008, te Keshillit te Ministrave, “Per Ndryshimin e Tarifave te Transportit Qytetas te Udhetareve, te miratuara me vendimin nr 146, dt. 26.2.1998, te Keshillit te Ministrave i ndryshuar, Vendimit te Keshillit Bashkiak, Tirane nr.25, dt16.5.2006 “Mbi Percaktimin e linjave te Transportit Qytetas te Udhetareve, Menyren e organizimit te Sherbimit dhe Ripercaktimi i Stacioneve te Qendrimit te Autobuzeve te Sherbimit ne keto Linja ( i ndryshuar), me propozim te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Keshilli Bashkiak.

Para Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

T i r a n ë!

I nderuar Z.kryetar!

Unë Fabian Topollari, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë dhe zv/kryetarit të Komisionit Juridik në Këshillin Bashkiak Tiranë, kërkoj nga ju konstatimin e pavlefshmërisë se Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si një akt te miratuar ne kundershtim flagrant me proceduren ligjore te percaktuar nga ligji nr. 8652, date 31.07.2000 per “Organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar dhe  Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, per miratimin e Vendimeve te Keshillit Bashkiak.

  • Akti për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte propozuar per shqyrtim dhe miratim ne forme verbale nga ana e Kryetarit te Bashkise Tirane ne fund te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane te dates 30.12.2015 dhe eshte miratuar po ne kete mbledhje pa ju vene ne dispozicion anetareve te Keshillit Bashkiak Tirane ne forme shkresore. Gjithashtu ky akt nuk ka qene ne shqyrtim ne mbledhjet e Komisioneve te Keshillit Bashkiak Tirane te zhvilluara sipas lajmerimit zyrtar te Kryetarit te Keshillit, ne dt 28.12.2015. Kjo procedure ka cenuar rende te drejten e secilit anetar te Keshillit Bashkiak Tirane, perfshi dhe mua, per tu njohur me kete akt, per te pasur mundesi ta keshillojne kete akt me zgjedhesit si dhe te drejten ligjore per ta amenduar aktin dhe permiresuar ate ne funksion te interesave te qytetareve te Tiranes. Gjithashtu mbledhja e Komisionit te Ligjeve ne KB menjehere pas propozimit te Kryetarit te Bashkise per kete akt, pa nje lajmerim paraprak te anetareve te Komisionit te Ligjeve ne Keshillin Bashkiak dhe shqyrtimi aty per aty nga ky komision i nje akti kaq te rendesishem, jo vetem pamundeson nje analize te plote te aktit, por pamundeson ushtrimin e rregullt te detyres nga ana e anetareve te komisionit te ligjeve ne Keshillin Bashkiak Tirane qe do duhet te kontrollojne paraprakisht aktin per bazueshmerine  ligjore te tij dhe perputhshmerine e tij me situaten e faktit .
  • Ne baze te nenit 116/c te Kodit te Procedurave Administrative do te konsiderohen akte absolutisht te pavlefshme ato akte qe jane nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji. Vendimi i Keshillit Bashkiak Tirane nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” eshte nje akt i miratuar nga nje organ kolegjial dhe si i tille do duhet te respektonte te gjitha kerkesat ligjore per proceduren e miratimit te Vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane. Procedura e miratimit te ketij vendimi bie ndesh ne menyre flagrante me proceduren e kerkuar nga ligji nr. 8652, dt 31.7.2000 per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, dhe Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, per miratimin e Vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane. Per kete arsye ky eshte nje akt i pavlefshem sepse ai eshte miratuar pa respektuar proceduren e kerkuar ligjore.

Neni 31/4/5 i ligjit nr  nr. 8652, dt 31.7.2000 per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar shprehimisht parashikon se: 4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

  1. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.

Ne menyre te qarte ligji parashikon detyrimin  e Kryetarit te Keshillit Bashkiak per njoftimin 5 dite perpara mbledhjes, te anetareve te keshillit me rendin e dites, e rrjedhimisht detyrimin per njoftimin e anetareve 5 dite perpara realizimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak, me projektvendimet dhe materialet qe Keshilli do duhet te shqyrtoje ne mbeldhjen e Keshillit Bashkiak.

Me pas, sipas percaktimit te ligjit, Keshilli Bashkiak miraton ne mbeldhje rendin e dites dhe procedon vetem me shqyrtimin e atyre akteve te miratuara nga Keshilli ne rendin e dites.

Jo pa qellim legjislatori ka vendosur  afatin 5 ditor per njohjen e anetareve te keshillit bashkiak me rendin e dites dhe aktet ne shqyrtim, ne menyre qe ti japet mundesi keshilltareve per te shqyrtuar impaktin qe ka VKB tek qytetaret. Gjithashtu afati 5 ditor eshte afat I domosdoshem ligjor qe secili keshilltar bashkiak te kete mundesi qe te konsultoje vendimmarrjen me qytetaret, te verifikojne te dhenat e faktit qe paraqiten nga administrata e bashkise, te verifikoje perputhshmerine e aktit me legjislacionin ne fuqi si dhe te jete ne gjendje te paraqesin oponencen e nevojshme dhe permiresime/ndryshime te aktit ne funksion te vendimarrjes se Keshillit Bashkiak.

Ne rastin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, nuk eshte respektuar procedura ligjore e sipercituar. Per shqyrtimin e ketij akti, keshilltaret as nuk jane njoftuar 5 dite perpara zhvillimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane dhe as Keshilli Bashkiak nuk ka miratuar ne votimin per rendin e dites mundesine e shqyrtimit te ketij akti ne mbledhjen e dt 30.12.2015.

Pavarsisht se percaktimet e ligjit 8652/2000 i ndryshuar per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” dhe neni 13 i Rregullores se Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane percaktojne detyrimin e Kryetarit te Keshillit Bashkiak per njoftimin e rendin te dites dhe te akteve ne shqyrtim, keshilltareve bashkiak, pese dite perpara mbledhjes se keshillit bashkiak, projektvendimi  për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte paraqitur per keshilltaret ne oret e vona te dates 30.12.2015 ne mbeldhjen e Keshillit Bashkiak Tirane nga vete Kryetari i Bashkise, me arsyetimin e nevojes urgjente te miratimit te ketij vendimi per shkak te pasojave qe mund te vinin si pasoje te nje greve te paralajmeruar nga operatoret e sherbimit urban, qe sipas kryetarit te bashkise do te pezullonin sherbimin urban ne qytetitn e Tiranes duke filluar nga data 1.1.2016, ne rast se Keshilli Bashkiak nuk miratonte indeksimin e cmimit urban ne mbledhjen e dt 30.12.2015.

Procedura e ndejkur nga Keshilli Bashkiak Tirane per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, bie ne kundershtim me proceduren e kerkuar nga ligji 8652/2000, i ndryshuar, per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” e specifikisht me nenin 31/4, si dhe me proceduren e kerkuar nga Rregullorja e Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, e specifikisht me nenin 13/4 te saj,  sepse nuk eshte respektuar afati  pese ditore per njoftimin paraprak te anetareve te keshillit Bashkiak me kete projektvendim, nje afat i domosdoshem ky per anetaret e keshillit bashkiak per tu njohur me aktin dhe per te pasur ne dispozicion kohen e percaktuar nga ligji per te krijuar bindjen e tyre pro apo kunder aktit ne shqyrtim.

Gjithashtu ne preceduren e ndjekur per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, nuk eshte respektuar as neni 31/5 i ligjit 8652/2000, i ndryshuar per “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, si dhe neni 13/5 i Rregullores se Funksionimit te Keshillit Bashkiak Tirane, i cili percakton se keshilli Bashkiak miraton rendin e dites dhe rrjedhimisht shqyrton vetem aktet e miratuara prej tij si pjese te rendit te dites. Projektvendimi i paraqitur nga Kryetari i Bashkise Tirane për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, ne oret e vona te dt 30.12.2015, nuk eshte miratuar per shqyrtim si pjese e rendit te dites nga Keshilli Bashkiak ne fillim te mbledhjes se dt 30.12.2015 dhe ky projektvendim eshte shqyrtuar dhe  miratuar nga Keshilli Bashkiak Tirane pa qene pjese e rendit te dites se mbeldhjes se dt 30.12.2015. Per te vertetuar kete pretendim mjafton te shqyrtohet nga gjykata  Procesverbali i mbeldhjes se dt 30.12.2015 ku ne fillim te asaj mbledhjeje Keshilli Bashkiak miraton 9 akte ne rendin e dites dhe me vone me propozim te Kryetarit te Bashkise shqyrton Projektvendimin për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, pa miratuar me pare nje shtese ne rendin e dites.

Procedura ligjore per miratimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane  nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte shkelur edhe ne kuptim te nenit 35/1 te ligjit 8652/2000, i ndryshuar “Per Organizimn dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i cili kerkon ne menyre taskative zhvillimin e seancave te keshillimit me bashkesine ne rastin e shqyrtimit dhe miratimit te normave, standardeve e kritereve për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë Keshillit Bashkiak me ligj. E drejta E keshillit Bashkiak per percaktimin e cmimit te transportit qytetas eshte nje norme, standard, funksion qe rrjedh nga ligji nr. 8308, date 18.3.199,  “Per Transportet Rrugore”, i ndryshuar, dhe per kete arsye, Organi i Qeverisjes Vendore ne kuptim te nenit 35/1 te ligjit 8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, domosdoshmerisht do duhej te kryente konsulta dhe keshillime publike me bashkesine, perpara shqyrtimit dhe miratimit te ketij vendimi ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Jo vetem qe keto keshillime nuk jane realizuar nga asnje organ i njesise vendore Bashkia Tirane sepse nuk ekziston asnje procesverbal qe ta vertetoje kete, por organi qe e kishte kete detyrim, Keshilli Bashkiak Tirane, nga ana e tij eshte vene ne dijeni te ketij akti vetem 60 minuta perpara miratimit te tij ne oret e para te dt 31.12.2015, te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Tirane te dt 30.12.2015.

Kryetari i Bashkise Tirane kerkoj shqyrtimin e ketij projektvendimi pa respektuar proceduren ligjore per miratimin e tij me arsyetimin e nje rasti urgjent per shkak te paralajmerimit te operatoreve te sherbimit qytetas per pezullimin e ketij sherbimi, ne rast se Keshilli nuk merrte vendim per indeksimin e cmimit.  As ligji 8652/2000, i ndyshuar per “Organizimin dhe Fnksionimin e Qeverisejes Vendore” dhe as Kodi i Procedurave Administrative nuk parashikojne mundesine e kapercimit te procedurave ligjore per miratimin e nje akti, ne rastin e nje urgjence. Per kete arsye, mos respektimi i procedurave ligjore per miratimin e nje akti nenligjor sic eshte ne kete rast VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, perben nje shkelje te rende te ligjit dhe e ben kete akt te pavlefshem ne kuptim te ligjit.

Gjithashtu marredhenia midis Bashkise se Tiranes dhe Operatoreve te licensuar per ofrimin e sherbimit qytetas, eshte nje marredhenie kontraktuale e cila ka parashikime te qarta per te dretjat dhe detyrimet e paleve si dhe rastet dhe pasojat kur nje nga palet e kontrates nuk zbaton detyrimet kontraktuale, nuk pranon te permbush percaktimet e kontrates etj. Duke qene se jemi ne nje marredhenie detyrimore qe rrjedh nga nje kontrate midis Bashkise se Tiranes dhe Operatorit te sherbimit qytetas, edhe rastet e nevojes dhe urgjences do duhet te jene te percaktuara qartazi ne kontraten midis paleve, si dhe do duhet te jene te percaktuar qartazi ne kontrate pasojat e mundshme per palet ne rastin e nje urgjence apo force madhore dhe kurrsesi nuk shtrohet nevoja e shkeljes se procedures ligjore per miratimin e nje VKB-je, per sa kohe kontrata e lidhur midis paleve nuk e parashikon nje mundesi te tille.

Gjithashtu  pretendimi i paraqitur nga Kryetari i Bashkise ne mbledhjene Keshillit Bashkiak Tirane te dt. 30.12.2015 se mosindeksimi i cmimit do te sillte pezullim te sherbimit te transportit urban qytetas nga ana e operatoreve te licensuar te transportit qytetas, jo vetem perben nje kercenim te paligjshem per te nderprere sherbimin nga operatoret ekonomik por kurrsesi nuk mund te sherbeje si “urgjence” per rishikimin e tarifes dhe cenimin e te drejtave te qytetareve. Greva e njoftuar ne takime me zyrtare te Bashkise se Tiranes dhe anoncuar nga ana e Kryetarit te Bashkise ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, eshte nje akt i paligjshem, qe bie ndesh me kontraten dhe si i tille nuk mund te konsiderohet urgjence, por nje akt i paster kercenimi qe demton interesat e qytetareve te Tiranes, si dhe nuk mund te cilesohet “force madhore” sepse forca madhore eshte nje ngjarje apo veprim i pavarur nga vullneti i paleve kontraktore, nderkohe qe kercenimi per greve eshte akt i njeres prej paleve kontraktore dhe shprehje e qarte e vullnetit te saj per te mos respektuar kontraten.

Keshilli Bashkiak eshte organi perfaqesues ne Njesine Vendore te qytetareve dhe interesave te tyre, e per kete arsye ne vendimarrjen e tij do duhet te kete se pari parasysh mbrojtjen e interesave te qytetareve te Tiranes. Per kete arsye rritja e cmimit te biletes se transportit qytetas me rreth 40% ne menyre te menjehershme, pa u konsultuar me pare me komunitetin, pa pasur me pare ne dispozicion nje analize financiare te efekteve mbi qytetaret e Tiranes, si dhe pa pasur ne dispozicion nje analize  te thelluar mbi impaktet negative dhe pozitive qe sjelle nje vendimarrje e tille mbi qytetaret, sigurisht qe krijon bindjen se ne kete rast cenohet rende interesi publik dhe favorizohen ne menyre te paarsyetuar dhe ne kundershtim me kontratat e lidhura me Bashkine e Tiranes, vetem disa operatore ekonomike.

  • Gjithashtu,VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si ne titull dhe ne permbajtje, percakton indeksimin e cmimit te biletes se transporit urban qytetas. Ky indeksim ne piken 1 te VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, eshte rreth 33% per cmimin e biletes se transportit qytetas per nje udhetim vajtje ose ardhje dhe rreth 50% per cmimin e biletes se pajtimit mujor ne sherbimin e transportit urban qytetas. Me indeksim te cmimit te nje produkti kuptohet pershtatja e cmimit te atij produkti ne perputhje me ndryshimin e kostove per ofrimin e ketij produkti. Nqs akti do te shoqerohej me nje relacion te hollsishem financiar, do te vertetohej qe ne kete rast nuk jemi perpara nje indeksimi te cmimit te biletes se transporitit qytetas, por nje rritje te ndjeshme te cmimit te transportit urban qytetas, nje rritje qe kalon disa here dhe vleren e inflacionit total te cmimeve ne keto 8 vite (periudha e ndryshimit te cmimit te biletes se transportit urban per here te fundit), cka provon nga ana e saj mosperputhjen midis qellimit te aktit dhe permbajtjes se tij. Se pari, indeksimi prej afro 40% te biletes se transportit qytetas nuk ka asnje mbeshtjetje ekonomike as ne perllogaritjen e inflacionit vjetor te 8 viteve te fundit ne vend (kohe kur eshte percaktuar per here te fundit cmimi i biletes se transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes) dhe as ne perllogaritjen e ndryshimit te kostove te ketij sherbimi ne 8 vitet e fundit. Sa per shembull dua te ve ne vemendje te kesaj gjykate se ne kohen e miratimit te VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, cmimi i naftes ne burse, qe eshte produkti kryesor i cili percakton kostot e sherbimit te transporit qytetas, ka qene me i ulet se perpara 8 vitesh, kohe kur per here te fundit eshte percaktuar cmimi i biletes se transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes dhe njesite e tjera administrative pjese e Bashkise se Tiranes sot. Se dyti, Keshilli i Bashkiak Tirane si organi kompetent per percaktimin e tarifes se biletes se transportit qytetas, ne kohen e marrjes se ketij vendimi, nuk ka pasur ne dispozicion asnje raport ekonomik dhe asnje te dhene zyrtare mbi perllogaritjen e inflacionit dhe kostot e sherbimit te transportit qytetas dhe per kete arsye vendimi i Keshillit Bashkiak per indeksimin e cmimit te transporit qytetas eshte marre duke mos u mbeshtetur ne fakte dhe ne prova.
  • Po ashtu VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, jo vetem ka percaktuar cmimin e ri te transportit qytetas ne piken 1 te saj, por gjithashtu, ne piket ne vijim te kesaj VKB-je, ka sanksionuar dhe nje formule te re per indeksimin e ketij cmimi  here pas here, kur te plotesohen kriteret dhe kushtet e percaktuara ne kete VKB. Perpos percaktimit te nje formule per indeksimin e cmimit te biletes se transportit qytetas here pas here, ne piken 2.4 te kesaj VKB-je, ngarkohet Kryetari i Bashkise qe te aprovoje indeksimin mbi bazen e formules se percaktuar nga VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” dhe praktikisht mundesine e Kryetarit te Bashkise per te percaktuar here pas here cmim te ri te transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes. Ky percaktim bie ne kundershtim te hapur me ligjin  8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” si dhe me ligjin nr. 8303, dt 18.3.1998 “Per Transportet Rrugore”, i ndryshuar, te cilet percaktojne qartazi se vetem  Keshilli Bashkiak eshte organi kompetent per te percaktuar cmimin e biletes se transportit qytetas. Perkunder percaktimeve ligjore,  nenit 2.4 i VKB-se nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, autorizon Kryetarin e Bashkise dhe jo Keshillin Bashkiak me te drejten e ndryshimit te cmimit te transportit qytetas ne Bashkine e Tiranes, duke i dhene ne kete menyre Kryetarit te Bashkise nje kompetence qe ligji ja jep nje tjeter organi te pushtetit vendor.  Delegimi i kompetences se KB tek Kryetari e shnderron kete te fundit nga nje organ ekzekutiv, ne nje organ vendimmarres, ne kundershtim me rolin kushtetues te tij, si dhe ne kundershtim me ndarjen e qarte te detyrave qe Kushtetuta ben per KB dhe Kryetarin. Duke qene se VKB nr.66, datë 30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, si nje akt nenligjor, bie ndesh me ligjin nr.  8652/2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” si dhe me ligjin nr. 8303, dt 18.3.1998 “Per Transportet Rrugore”, ai duhet te shpallet i pavlefshem dhe te anullohet teresisht nga kjo gjykate.
  • Gjithashtu unë cmoj se VKB nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, jo vetem duhet te deklarohet nga ju si nje akt i pavlefshem, por gjithashtu mund të sjell dëme shumë të rënda,e pasoja te pariparueshme, për Institucionin e Bashkisë së Tiranës si dhe për Qytetaret e Tiranës nëqoftëse lejohet ekzekutimi i këtij VKB-je, deri në gjykimin në themel të cështjes. Percaktimi i nje cmimi te ri te rritur per transportin urban qytetas, me ane te nje akti te pavlefshem, demton interesin e qytetareve per sa kohe ata do duhet te paguajne tarifa me te larta dhe abuzive per transportin qytetas. Po ashtu, zbatimi i ketij akti te pavlefshem demton interesin e Bashkise se Tiranes e cila nga njera ane demtohet per shkak te ndryshimit ne disfavor te saj te termave te kontrates te lidhur midis saj dhe Operatoreve Ekonomike si dhe nga ana tjeter demtohet ne qellimin e veprimtarise se Bashkise qe eshte mbrojtja e interesit publik te qytetareve te Tiranes. Për këtë arsye kërkoj marrjen e masës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e Vendimit të Këshilit Bashkiak nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës” ,deri në gjykimin përfundimtar të cështjes.  Duke u bazuar në nenet përfundimtare të kesaj VKB-je, ju bëjë me dije se në bazë të dy pikave të fundit të saj, e specifikisht pikave 7 dhe 8 të VKB  66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas shpalljes të tij dhe efektet financiare per ndryshimin e cmimit te biletes se sherbimit urban qytetas ne Tirane nga 30 leke ne 40 leke, fillojne prej dates 1.2.2016.

Duke u bazuar në nenin 28/1 të ligjit 49/2012 për “Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” gjykojmë se jemi në kushtet e nevojës së marrjes së masës së sigurimit të padisë për sa kohë dhënia efekte të këtij Vendimi që kundërshtohet deri në gjykimin në themel të cështjes, do të sillte pasoja të rënda dhe të parikuperueshme si për Bashkinë Tiranë ashtu edhe për perdoruesit e sherbimit urban qytetas ne Tiranë sepse pjesa e tarifes se shtuar te cmimit te transportit urban qytetas eshte veshtire e llogaritshme dhe absolutisht e pamundur per tu kthyer tek qytetaret. Pagimi nga qytetaret te nje cmimi te paligjshem per sherbimin urban qytetas krijon pasoja te renda dhe te parikuperueshme si per Bashkinë Tiranë dhe ne menyre te vecante per perdoruesit e sherbimit urban qe do paguajne nje tarife sherbimi te paligjshem. Gjithashtu rikuperimi i këtyre pasojave në rast të krijimit të tyre nga hyrja në fuqi dhe dhënia efekte juridike për një kohë i VKB te pavlefshëm nr.66, datë30.12.2015 për “Indeksimin e Tarifave te Transportit Qytetës ne Bashkine e Tiranës”, është shumë i vështire dhe pothuaj i pamundur për tu realizuar.

Për të gjitha këto arsye unë kërkoj pranimin e padisë sipas objektit të saj.

P A D I T Ë S I

Fabian Topollari

Adresa: Rruga “Bulevardi Zhan Dark”, Selia qendrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë.