Me dorën dhe mendjen e Edi Ramës mercenari i tij bandit dhe përgjakës i qytetarëve të Laçit njoftoi sonte në mbrëmje në një letër “vetëpezullimin”. Partia Demokratike refuzon me përbuzje këtë truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Opozita dhe qytetaret shqiptaret nuk mund te pranojne kurre nje parlament ne meshiren e premtimeve te Armando Prenges.  Zero vlere ka sot perbetimi i ketij plackitesi vilash ne Itali qe Edi Rama e solli ne Parlament per dhune dhe kanosje, qe e shperbleu me Lagunen e Patokut dhe qe e nxorri nga qelia ku perfundoi pasi pergjaku bashkeqytetaret e tij ne komisariatin e Lacit per ta riperdorur serish. Edi Rama duhet te miratoje neser ndryshimet ne ligjin e dekriminalizimit qe i hapin rruge pezullimit ligjor te Armando Prenges nga parlamenti dhe paketen e akteve te tjera qe opozita depozitoi ne Kuvend. Bllokimi i kesaj nisme ligjore vetem do te konfirmoje lojen kukafshehtas te Edi Rames me Prengen dhe do te rezultoje ne aksionin e paralajmeruar opozitar te bllokimit te funksionimit te Kuvendit.​


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Shkurt 2015